Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Një i moshuar pretendon se jeta prej beqari që bën i biri, i ka sjellë telashe me të afërmit e tjerë më të ngushtë e disa herë edhe me orenditë e shtëpisë që flaken dhe thyhen nga nervat. Policia nga ana e saj dyshon se rasti i denoncuar nuk është tamam dhunë fizike, por më tepër dhunë psikologjike, ndaj dhe D.N. nuk u arrestua, por do të procedohet në gjendje të lirë. Sipas burimeve zyrtare të gazetës Si pranë komisariatit numër 4, i moshuari 74 vjeç u ankua për të birin i moshës 44 vjeç, që ngre zërin jo vetëm kundër prindërve të tij, por edhe ndaj vëllait tjetër. T. N tregoi se si djali beqar kërkon para herë pas here, e madje ai i shpenzon të ardhurat e familjes për të pirë dhe për të bërë jetë nate. Kjo gjendje u ka shkaktuar mërzi të dy prindërve të 44-vjeçarit, i cili sipas të atit duhet të ndryshojë rrugë, të lërë alkoolin, të gjejë një punë dhe të martohet. Dhe këto dëshira të 74-vjeçarit u thanë para agjentit të krimeve, i cili mbajti shënim pretendimet dhe pritet ta referojë çështjen për dhunë psikologjike, përderisa të dy prindërit e beqarit janë stresuar dhe kanë ankth të vazhdueshëm.
I moshuari rrëfen në polici “Arsyeja që jam këtu është djali beqar. Ai është bërë i dhunshëm kohët e fundit, vetëm bërtet në shtëpi. Është i papunë dhe beqar. Na shan dhe ofendon, kërkon para prej meje, prej gruas, prej të vëllait”.
Sipas policisë, i moshuari tregon se incidenti i fundit shpërtheu në familjen e tyre, pasi brenda ditës beqari kërkoi tri herë para, ndërkohë që ata nuk kishin më mundësi t’ia përballonin kërkesat.
“Në mëngjes i dhashë 5 mijë lekë nga pensioni, u kthye në drekë kërkoi prapë, i dhashë dhe 5 mijë lekë, erdhi mbasdite kërkoi prapë, por nuk kisha më. Ai u nxeh filloi të më shajë, ngriti zërin m’u lut se i duheshin patjetër, por nuk kisha më”.
I riu D. N ka ngritur zërin i nxehur dhe ka goditur dollapin dhe sipas të moshuarit kjo gjendje nervash po bëhej e dukshme kohët e fundit. Por nga ana e tij beqari ka dëshmuar se ankesa e të atit në polici lidhet vetëm me një debat të vogël. “Jam në vështirësi pasi jam pa punë dhe nuk mundem të dal nga shtëpia pa para në xhep. Ka ndodhur në një rast që kam thyer diçka, por kurrë nuk i kam prekur prindërit me dorë dhe as vëllain. Nervat më burojnë nga fakti që kam mbetur pa punë, skam asnjë shkak tjetër”, kundërshtoi i riu, sipas të cilit ai dhe familja e tij nuk kanë probleme, por toni ngrihet herë pas here për çështje të ndryshme familjare.
I pyetur nga policia për pretendimin tjetër të të moshuarit se debatet vinin edhe nga beqaria e tij, D. N ka shtuar se kjo nuk është një çështj që mund ta zgjidhë policia dhe se dëshira e prindërve të tij do përmbushet së shpejti.
Marrë nga Gazeta “Si”
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
GJIROKASTËR– Në qarkun e Gjirokastrës, që prej datës 17 tetor e deri më sot ende nuk kanë mbërritur përgjigjet e tamponave për personat e dyshuar me Covid-...
TIRANË– Artisti shqiptar Koço Devole prej 10 ditësh është infektuar me koronavirus, i shtruar në spital aty ku po merr mjekimin e duhur. Mirëpo gjen...
TIRANE– Policia e Tiranës njofton se në 24 orët e fundit ka arrestuar 8 persona, pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale.Ka vënë në pranga shtetasin me inici...
Në një raport të lëshuar më 28 tetor, këto organizata OKB, UNESCO thanë se në kulmin e “mbylljes” për shkak të pandemisë, më shumë se 1.5 miliard fë...
TIRANE– Mëngjesin e 26 tetorit, Ligert Vaso – banor prej 20 vitesh në një rrugicë në zonën e ish-Ekspozitës në Tiranë, gjeti një fletushkë gjobe në dritar...
POGRADEC– Dy persona janë arrestuar pasi po transportonin 7 emigrantë të paligjshëm me qëllim kalimin e tyre drejt vendeve të BE-së kundrejt çmimit...
TIRANE– Drejtori i spitalit Shefqet Ndroqi, Perlat Kapisyzi në një deklaratë për mediat ka shprehur ngushëllimet për familjarët e 52 vjeçarit nga Tropoja...
LEZHE– Policia e Lezhës ka arrestuar në flagrancë shtetasin Genci Drita pasi merrej me trafikim të drogave të forta dhe armëve të zjarrit.Në përfundim të operac...
TIRANE– Policia ka përfunduar operacionin hetimor ‘Gomeni’ prej nga ranë në pranga 14 shtetas të cilët kultivonin lëndë narkotike në zonën administrative Zallhe...