All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Aktualitet

Pse OKB dhe UNESCO kërkojnë që shkollat të mbeten hapur gjatë pandemisë?

1 Nëntor 2020, 11:48 Nga DOSJA
Pse OKB dhe UNESCO kërkojnë që shkollat të mbeten hapur
All - Paragraf - 1

Në një raport të lëshuar më 28 tetor, këto organizata OKB, UNESCO thanë se në kulmin e “mbylljes” për shkak të pandemisë, më shumë se 1.5 miliard fëmijë u prekën nga mbyllja e shkollave, gjë që sipas tyre, shkaktoi një krizë globale të mësimit të paprecedentë.

Sidoqoftë, edhe para pandemisë mësimi ishte në krizë, kështu që këto tri organizata tërhoqën vërejtjen se gjysma e dhjetëvjeçarëve në vendet me të ardhura të mesme dhe të ulëta, nuk mund të kuptonin një fjali të thjeshtë të shkruar dhe se më shumë se një e katërta e një miliard fëmijëve nuk shkuan në shkollë. Pandemia e koronavirusit vetëm i ka përkeqësuar këto pabarazi, veçanërisht duke prekur nxënësit e shkollave në vendet e varfra.

Qeveritë kombëtare në mbarë botën shpejt zbatuan mësimin në distancë, protokolle të reja shëndetësore dhe plane për rihapje, por përsëri këto politika ndryshuan shumë bazuar në të ardhurat e secilit shtet.

Edhe pushimet e shkurtra në shkollimin e fëmijëve mund të kenë efekte negative afatgjata në mësimnxënien e tyre. Megjithëse përgjigjet e qeverive për sigurimin dhe mundësimin e mësimit në distancë kanë qenë të shpejta, këto organizata paralajmërojnë për rëndësinë e të kuptuarit se kush ka pasur qasje në mësimin në distancë, si janë përdorur këto metoda, dhe shkallën e efektivitetit të tyre.

Në përgjithësi, interneti dhe televizioni ishin metodat më të përdorura të mësimit në distancë, të pasuara nga materiale të shkruara për t’i marrë në shtëpi dhe mësimi përmes radios. Këto organizata gjithashtu vërejnë se përqindja e studentëve që nuk kanë qasje në internet në shtëpi ndryshon nga më pak se 15 për qind në Evropën Perëndimore dhe Amerikën e Veriut deri në 80 për qind në Afrikën Sub-Sahariane.

Që nga shtatori i vitit 2020, shumica e vendeve kanë rihapur plotësisht ose pjesërisht shkollat e tyre. Planet për të rihapur shkollat, megjithatë ndryshojnë. Vendet me të ardhura të larta kanë më shumë gjasa të hapin shkolla krahasuar me vendet me të ardhura më të ulëta, ku ka më shumë të ngjarë që këto shtete të rihapin institucionet parashkollore.

Qasja për t’u kthyer në shkollë ishte gjithashtu e ndryshme, pasi vendet e pasura përdorën më shumë një kombinim të të mësuarit në distancë dhe mësimit individual (hibrid). Më shumë se gjysma e vendeve në botë kombinojnë arsimin në distancë dhe në klasa. Sidoqoftë, kjo qasje përsëri ndryshon shumë në varësi të të ardhurave të shteteve përkatëse.

Në shumicën e vendeve me të ardhura të ulëta, shkollat janë rihapur dhe nxënësit janë rikthyer në bankat shkollore. Ndërkohë, vendet me të ardhura të larta dhe të mesme kanë më shumë gjasa të përdorin skenarë të kombinuar të të mësuarit në distancë dhe mësimit individual.

Mësimi i kombinuar në rajon

Gjatë javës se kaluar, për shkak të paraqitjes së rasteve pozitive me koronavirus, si në mesin e nxënësve ashtu edhe të mësimdhënësve, 14 shkolla në Kosovë janë mbyllur, kurse mësimi ka kaluar online. Diellza Kukaj, zyrtare për informim në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës në Kosovë, i ka thënë REL-it se numri i nxënësve të infektuar me koronavirus është 130, ndërkaq i mësimdhënësve 148.

Ministri kosovar i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj ka kërkuar që të respektohen rekomandimet e ekspertëve shëndetësorë për mbrojtje nga koronavirusi, pasi siç ka thënë ai, “asnjë skenar tjetër nuk e zëvendëson pjesëmarrjen në shkollë”.

Ndryshe, Ministria e Arsimit në Kosovë ka paraparë që në këtë vit shkollor, mësimi të realizohet përmes tre skenarëve. Skenari A ka të bëjë me zhvillimin e mësimit në ambientet shkollore. Skenari B, apo mësimi i kombinuar përfshin rikthimin e pjesshëm të nxënësve në shkolla (prezencë e nxënësve në shkolla, e kombinuar dhe me mësimin në distancë) dhe skenari C është mësimi në distancë apo online.

Në Maqedoninë e Veriut, mësimi online në arsimin fillor dhe të mesëm po zhvillohet me probleme të shumta në veçanti të natyrës teknike, për shkak të mungesës së rrjetit të internetit në shumë shkolla, sidomos në ato periferike, ndërkohë që në qendrat urbane ka ngarkesë të rrjetit që çon edhe në ndërprerjen e mësimit. Mësimi nga shtëpia ka nisur më 1 tetor ndërsa po zhvillohet përmes një platforma unike të krijuar nga Ministria e Arsimit. Mësimdhënësit janë të obliguar që mësimin ta zhvillojnë me prani fizike në shkolla, ndërsa nxënësit e ndjekin nga shtëpia, përmes pajisjeve të ndryshme të komunikimit elektronik.

Në Serbi, nxënësit e shkollës fillore shkojnë në shkolla, ndërsa nxënësit e shkollës së mesme shkojnë në shkolla një javë, kurse javën tjetër mësojnë nga distanca. Branislav Tiodoroviq, anëtar i Shtabit të Krizave, tha për mediat më 30 tetor se çështja e mbylljes së shkollave dhe kopshteve nuk u ngrit dhe se ky është qëndrim që ekziston edhe në Evropë.

Në Kroaci, rreth 1 mijë fëmijë dhe rreth 200 punonjës të shkollave janë infektuar me koronavirus dhe mësimi në më shumë se 80 për qind të rasteve zhvillohen në klasa.

Gjithçka mbyllet përveç shkollave

Kufizimet që së fundmi po vendosin shtetet në Evropë, për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, nuk përfshijnë mbylljen e shkollave.

Protesta të dhunshme kanë shpërthyer në të gjithë Italinë rreth kufizimeve të reja në frenimin e koronavirusit. Sa i përket shkollave, kufizimet e reja, të cilat janë në fuqi deri më 24 nëntor, parashikojnë që 75 për qind e mësimit në shkollat e mesme dhe universitetet italiane të zhvillohen online, në vend se nga objektet shkollore.

Kancelarja gjermane Angela Merkel konfirmoi më 28 tetor se Gjermania do të hyjë në mbyllje të pjesshme nga 2 nëntori për shkak të situatës së vështirë epidemiologjike. Shkollat dhe kopshtet do të qëndrojnë të hapura.

Edhe Franca nga 30 tetor është kthyer ne bllokadë në nivelin kombëtar. Ndryshe nga bllokada në mars, shumica e shkollave mbeten të hapura.

Mbretëria e Bashkuar, që do të hyjë në izolim total nga 5 nëntori, nuk do të mbyllë shkollat, njësojë sikurse Austria, që nga 3 nëntori do të shkojë në mbyllje të pjesshme, por do të mbajë të hapura institucionet arsimore.

/REL

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet femijet ne shkolla shkollat hapur gjate pandemise femijet ne shkolla shkollat hapur gjate pandemise

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen