LIVE UPDATES
Aktualitet

“Do i ulin kur të mbushin xhepat pronarët”, punonjësit tregojnë si ndryshon çmimi i naftës

11 Mars 2022, 21:38 Nga DOSJA
“Do i ulin kur të mbushin xhepat pronarët”,

TIRANË– Lufta në Ukrainë ka ndikuar në rritjen rekord të çmimeve të karburantit në Shqipëri. Megjithëse lufta me armë dhe bomba bëhet mijëra kilometra larg kufijve tanë, efektet e para ekonomike kanë ardhur edhe në Shqipëri, teksa më të prekurit janë konsumatorët. Para luftës, çmimi mesatar i një litri karburant (naftë e benzinë) ishte 175 lekë. Ndërkohë, gjatë luftës çmimi maksimal në Shqipëri shkoi plot 270 lekë. Pra, 95 lekë më shumë! Një rritje historike, teksa jo çdo pikë karburanti ka pasur të njëjtin çmim. Pikat e karburanteve filluan rritjen e menjëhershme, teksa brenda orës çmimi ndryshohej disa herë. Kulmi ishte data 9 mars, teksa në bursë një fuçi naftë shkoi në 130 dollarë. Por, aktualisht çmimi në bursë është ulur ndjeshëm, teksa një fuçi nafte po prek kufirin e 100 eurove. Por, sërish, disa pika karburanti në Shqipëri nuk e pasqyrojnë në çmim.

Fiks Fare bëri një vëzhgim në pikat e karburantit në Tiranë, ku çmimi ndryshonte në plot 30 lekë.
Siç u konstatua nga kamera e Fiks Fare, megjithëse ka një ulje nga 9 marsi, sërish karburantet nuk e kanë reflektuar uljen e çmimit në bursë. Disa pika e kanë çmimin 216 lekë, të tjera 220 lekë, ndërkohë që ka edhe karburante me 246 lekë. Por, ja çfarë bëjnë punëtorët e karburanteve. Në një pikë, punonjësi po ndryshon çmimin, nga 245 lekë e çon në 239 lekë! Pra, 6 lekë për litër. Pas këtij konstatimi, gazetarët e Fiks Fare shkuan në disa pika karburanti në Tiranë, për të pyetur punonjësit se kush i vendos çmimin.

Pika 1

Fiksi – O xhaxhi si kalove? 246?
Shitësi – Po.
Fiksi – Po dje sa ishte?
Shitësi – Aq, aq ka qenë.
Fiksi – A do e ulin gjë?
Shitësi – Nuk e di.
Fiksi – Nuk ju kanë thënë gjë?
Shitësi – Në orën 12.00 mund të ulet.
Fiksi – Në orën 12.00 mund të ulet? E sa mund të shkoj?
Shitësi – 210 ose 206.

Pra, çmimet ulen ora orës. Ose të paktën, këto pika karburanti i kanë sinkonizuar se kur do të bëjnë uljen e radhës! Por, nëse në këtë pikë çmimi ishte 246 lekë, në pikën tjetër, në të njëjtën kohë, çmimi është 225 lekë!

Pika 2

Fiksi – Se shyqyr e ulët.
Shitësi – U ul një çik.
Fiksi – Sa e keni ulur?
Shitësi – Me 225 është.
Fiksi – 225 është? E sa ka qenë dje?
Shitësi – 270
Fiksi – 270 ëëë? E sa ka arritur maksimumi këtu?
Shitësi – 270 pra.
Fiksi – 270 maksimumi dje?
Shitësi – Eeeee
Fiksi – Hajde, hajde. Ça do rritet më apo do ulet? Si e ka planin?
Shitësi – Planin e ka me u ul.
Fiksi – Me u ul.

Punonjësi tha se çmimi maksimal ka qenë plot 270 lekë, nga 175 që ka qenë para luftës. Por, sa është në këtë karburant tjetër?

Pika 3

Fiksi – Sa është litri sot këtu?
Shitësi – 225
Fiksi – Sa? 225? Po dje sa ka qenë?
Shitësi – 259
Fiksi – Gati 260.
Shitësi– Pa një lekë.
Fiksi – Po kur e ulën, sot në mëngjes?
Shitësi – Sot në mëngjes po.
Fiksi – Kanë thënë gjë që do ulet? Apo?
Shitësi – Nuk e di
Fiksi – Nuk dihet. Po më e shtrenjta sa ka shkuar këtu?
Shitësi –270
Fiksi – 270? Ça bëhet kështu më… Po si jua thonë kështu për çmimin këto? Ju merr pronari ju thotë kaq do e ulni?
Shitësi – Vjen pronari vetë, nuk merremi me uljet ne.

Të gjithë punonjësit thonë se uljet ua diktojnë shefat. Sipas tyre, ulje do të ketë vetëm në momentin që shefat të mbushin xhepat.

Pika 4

Fiksi – Sa është sa ka shkuar sot?
Shitësi – 235
Fiksi – 235? Ok mbushe sa të mbaj ajo. Sa ka qenë dje?
Shitësi – Vallai unë nuk kam qenë dje, sot e kam marrë.
Fiksi – Rrofsh, mirupafshim

Pika 5

Fiksi – Me sa është nafta?
Shitësi – Nafta 237.
Fiksi – 237? Qenka ulur pak.
Shitësi – Do ulet edhe pak.
Fiksi – Do ulet?
Shitësi – Po
Fiksi – Shyqyr, inshallah. Po dje sa ishte?
Shitësi – 257
Fiksi – 257 pardje? Sa shkoi maksimumi këtu?
Shitësi – Aq 257.
Fiksi – Inshallah po e ulin të paktën.
Shitësi – Ashtu flitet që do e ulin. Do mbushin një herë xhepat ata.
Fiksi – Po si ju vjen juve njoftimi që do ulet? Ose kur ju vjen përshëmbull.
Shitësi – Vjen ai përgjegjësi këtu dhe e lajmërojnë ata, ule tani, ule në darkë, ule nesër.

Marrë nga Top Channel

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet rritet cmimi i naftes rritet cmimi i naftes

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj