Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË– Deputeti demokrat Agron Gjekmarkaj ka publikuar një mesazh të drejtoreshës së Arsimit në Tiranë, e cila me anë të një mesazhi ka kërkuar nga të gjithë mësuesit që të harrojnë planet e tyre për fundjavën dhe të qëndrojnë në shkollë. Urdhëri me mesazh u shpërnda vetëm pak minuta pasi ministrja e Arsimit, Evis Kushi lajmëroi dje se nga 4 Tetori nuk do të kishte më mësim me turne apo orare të shkurtuara për nxënësit.
“Nuk e filluam mire javen e pare. Mesimi normal dhe sigurisht edhe pushim te gjate por nen mbikqyrje te rrepte ne oborre. Do jeni ne fokus diten e hene nga te gjitha anet…Nuk ka pushim per mesuesit apo punonjesit e tjere,”– thuhet në mesazhin e drejtoreshës së Arsimit, të publikuar nga Gjekmarkaj.
Ky i fundit, në statusin e kryetarit të Komisionit të Medias dhe Edukimit në Kuvendin e Shqipërisë, e përcakton këtë sjellje të drejtoreshës si “prej patronazhisti’, duke shtuar se askush nuk ka të drejtë që t’i imponojë
“Mos i mendoni mesuesit si një turmë hallexhinjesh që nuk ngrenë krye, që nuk dinë të mbrohen! Gaboheni rëndë! Dija e mund injorancen këtë bahçe ku rritet sundimi dhe urdheri abuziv!”, shkruan Gjekmarkaj.
MESAZHI I PLOTË I DREJTORESHËS SË ARSIMIT
Mirembrema te gjitheve! Ndjese per orarin! Duhet bere orari mesimor gati dhe klasat. Neser dhe pasneser ne pune. Te henen nuk duhet te krijojme kaos. Duhen njoftuar mesuesit dhe nxenesit per oraret ne shkollat me dy turne. Merreni seriozisht dhe lerini punet e tjera kete fundjave. Nuk e filluam mire javen e pare. Mesimi normal dhe sigurisht edhe pushim te gjate por nen mbikqyrje te rrepte ne oborre. Do jeni ne fokus diten e hene nga te gjitha anet… Nuk ka pushim per mesuesit apo punonjesit e tjere. Orari mesimor te shpallet pasneser ne facebook e shkolles. Ju falenderojme per mirekuptimin. Naten e mire dhe shihemi neser.
REGIMI I PLOTE I AGRON GJEKMARKAJ
Kur një drejtoreshe sillet si Patronazhiste! Drejtoresha e Arsimit e Tiranes militante e dashur e Rilindjes ju dergon një mesazh mesuesve për tu rrembyer ditet e pushimit po edhe për ti kercenuar me lezet! Ajo me gjuhë tipike propagande , me të njëjtat ikona lezeti e kenaqesie politike me autoritet që ta jep sundimi dhe jo ligji ju thotë dilni në punë të shtunë e të diele se nuk e filluam mirë javen e parë të shkolles! Drejtoresha sillet si patronazhiste u bën me dije se do të jenë në fokus nga të gjitha anet! Kjo ha interpretim ! I veren pushteti, ajo vete dhe amanetqaret e saj, i sheh publiku dhe media e të tjerë.Në fakt e filluan për faqe të zeze me rremuje e kaos, me shume pak mesim e teper zhurmë! Po femijet dhe mesuesit shqiptarë jetojnë me keto gjëra s’ka gajlje për ta.Të rrojë Partia, Të rrojë xhajë Edi, të rrojë ministria dhe ministrushja , të rrojë shtepia botuese që prej tetë vitesh ju qet në dritë librat! Një javë me turne me ore të kufizuar së dushman virusi është në sulm pastaj mesim normal se protestojnë prinderit ! Se si për një javë u zgjidh siguria një zot e di por edhe sesi më turrne ishte më shumë askush nuk e di!
Mesuesit shqiptarë më shumë sekushdo meritojnë respektin e një shoqerie të emancipuar të shprehur nepermjet ligjit ! Atyre askush ska të të drejtë tu imponohet me urdher partie për ti nxjerrë në punë në ditë pushimi e jo më ti kercenojë. Këtë e bëjnë vetem militantet të cileve sherbestaria u lejon të kenë zonen e tyre të pushtetit dhe beneficet e tij. Pushteti bën tendera e konçensione po rrogat e mesuesve nuk i rrit, varferia e tyre është aleati i teokracisë politike, femijet e paditur masa e neserme e manipulueshme. Në një vend normal kjo drejtoreshe pasi kerkon falje publike largohet nga puna ndersa ketu me gjase do zërë vendin e Bora Muzhaqit në minsitrinë e arsimit !! Mos i mendoni mesuesit si një turmë hallexhinjesh që nuk ngrenë krye, që nuk dinë të mbrohen! Gaboheni rëndë! Dija e mund injorancen këtë bahçe ku rritet sundimi dhe urdheri abuziv ! Mesuesit nuk pranojnë padronë e patronazhistë! Shqiperine e kanë bëre mesuesit! Kujtoni Petro Nini Luarasin kur tha qe me gjakun tim shkruani germat e shqipes!
(k.m/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Mbështetja e drejtuesit Edmond Spahos ndaj ‘Foltores’ së ish-kryeministrit Sali Berisha ka shkaktuar trazira brenda Partisë Demok...
TIRANË– “Plani i Përgjigjes 2021-2023” ndaj pandemisë dhe impaktit post Covid-19, i hartuar nga ekspertët e shëndetësis është prezantuar ditën e sotm...
TIRANË– Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka ndarë raportin e fundit të ‘Global Initiative Network’ që ka të bëjë me krimin ...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka deklaruar se në Komisionin e Venecias nuk ka asnjë çështje që ka të bëjë me presidentin. Kjo ishte ajo që u th...
TIRANË– Ditën e sotme nis projekti për hidrocentralin e Skavicës, mes qeverisë Shqiptarë dhe një prej kompanive amerikane. Ambasada e SHBA-së në Shqi...
TIRANË– Presidenti i vendit, Ilir Meta ishte i pranishëm ditën e sotme në Pogradec, aty ku ka marrë pjesë në “Mëngjesin e Lutjeve”. Pas përfund...
TIRANË– Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim ka ndarë disa momente në ‘Instagram’ nga koncerti i kushtuar për këngët...
ABU DHABI- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar disa takime në Abu Dhabi ku dhe mbërriti pasditen e kaluar, pasi ishte ftuar në Konferencën e Politikave Ndërkombë...
TIRANË– Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim ka shpërndarë intervistën e ish-ambasadorit William Reyerson në “Zërin e Amerikës”,...