LIVE UPDATES
Politike

‘Do ta rikthejmë sigurinë në Shkodër’, Voltana Ademi i ofron bashkëpunim ministrit Lleshaj, zihet me Ardi Veliun

1 Prill 2019, 11:52 Nga DOSJA
‘Do ta rikthejmë sigurinë në Shkodër’, Voltana

SHKODËR– Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka prezantuar prefektin e ri të qytetit, Valdrin Pjetrin, i cili do të jetë edhe kandidati i PS-së për zgjedhjet lokale. (Lexo këtu)

Gjatë takimi, ministri Lleshaj ka bashkëbiseduar me kryebashkiaken e qytetit Voltana Ademi lidhur me situatën e krimeve në Shkodër, ku vetëm disa ditë më parë u ekzektuan dy persona.

Teksa shprehte problematikat e qytetit, Ademi ka thënë se prej krimeve të shumta situata në Shkodër ka shkaktuar frikë tek banorët e tek ajo vetë personalisht.

Ministri Lleshaj e ka siguruar se nuk kishte përse në qytet të kishte panik për shkak të 2-3 personave të çmendur që sfidonin ligjin.

“E ka dhënë Padër Fishta një shprehje të bukur që thotë: Zoti ka për ta ruajtur Shqipërinë për inat të djallit dhe të Shqiptarëve. Do ta rikthejmë sigurinë në Shkodër me sez bën. Shkodra ka thyer gjëra shumë herë më të mëdha se 2-3 kriminelë, të çartun, njerëz të verbër që i ka marrë Zoti mend për turpin tonë. Do të bëjmë gjithçka që t’i kthejmë dinjitetin qytetit. Ju lus vetëm t’i mbështesni.”

DISKUTIMET E PLOTA:

LLESHAJ: Çështje me rëndësi të madhe është përballimi i fluksit turistik, i cili besoj që do të jetë më i suksesshëm sa një vit më parë. Përveç sezonit, zgjedhjet vendore do të kërkojnë forca të shtuara të efektivëve për të garantuar sigurinë e nevojshme për qytetarët. Jemi të gjithë të informuar se niveli i sigurisë në Shkodër është sfiduar disa herë gjatë vitit të shkuar. Kemi patur goditje të forta dhe të rëndë drej sigurisë publike të cilat janë produkt i prodhuar dhe i pjekur ndër vite. Krimi i ka lëshuar rrënjët e tij. Paradoksionalisht në qytetin e Shkodrës, i cili njihet për qytetarinë e tij. Për vlerat e mëdha. Drejtori i ri i policisë besoj që do ta çojë përpara punën për goditjen e krimit. Siguria në qarkun e Shkodrës do të jetë në nivelin që meriton qyteti. I bëj thirrje qytetarëve që të bëhen palë me policinë.

ADEMI: Situata në të cilin largohet prefekti i vjetër dhe emërohet i riu nuk është e mirë. Mendoj që ngjarjet e fundit janë bërë problematike. Është fatkeqësi për qytetin tonë. Ne duhet ta mbrojmë dhe ta promovojmë. Shkodra…dhe jo vetëm Shkodra, Elbasani, Vlora, Durrësi tashmë promovohen si qytete që promovojnë vrasje. Tani po flas këtu si grua, si nënë, si qytetare dhe kryebashkiake e Shkodrës. Qytetarët e Shkodrës janë qytetarë shumë të mirë, e duan shumë qytetin e tyre dhe duan të jetojnë këtu. Ne kemi marrë disa përgjegjësi që duhet t’i çojmë deri në fund me seriozitetin që i takon.
Fakti që kemi disa vrasje, të zhdukur dhe asnjë nuk është zbuluar deri më tani, nuk janë bërë veprime me parandalu, dhe ky është shqetësimi më i madh dhe prandaj kam pasur edhe reagimin e asaj dite. Ne kemi për detyrë të reagojmë. Mos t’i lëmë të hanë kokat e tyre, por duhet të bëjmë të mundur të parandalojmë me sa fuqi të kemi, policia duhet ta gjejë mënyrën, dhe ta bëjmë atë të mundur. Sigurisht me ndryshimin e drejtuesve të policisë sepse janë përballur me problematika të mëdha. Edhe drejtori i ri që ka ardhur, unë kam pasur rastin ta takoj, policia nuk mund ta bëjë e vetme këtu në Shkodër, do të duhet që të punojnë e gjithë struktura dhe do duhet të përdoren mekanizma të specializuar. Nëse nuk ndërhyhet, vështirë se do të ndalen vetë. Kjo larja e hesapeve nuk mund të jetë në rënie të lirë. Kjo nuk bëhet vetëm as nga policia dhe as nga qeveria. Duhet seriozitet dhe bashkëpunim. Bashkëpunim të cilin nuk e kam parë. Unë jam një nga njerëzit që bashkëpunoj shumë mire dhe me forcat e policisë. Mendoj që të gjithë ne duhet të bëjmë diçka që t’i themi stop. Jo rastësisht kemi rritëm emigracioni të lartë, rritëm të lartë të mbylljes së bizneseve dhe rënie të turizmit. Ne kemi një situatë problematike dhe duhet të bëjmë diçka. Të gjithë ne mund të themi se janë banda kriminale, larje hesapesh…Shteti ka në dorë dhe duhet të marrë përgjegjësinë që ta parandalojë. Kjo do të thotë krimi merr zemër, influencon në çdo instancë. “Janë kohë të këqija për njerëzit e ndershëm”, tha dikush dje për njerëzit e ndershëm dhe të mirë. Duhet të përballemi me seriozitetin që na takon. Po na bëhet përditë edhe më e papranueshme, dhe është e frikshme për të gjithë qytetarët. Kur flas si qytetare në radhë të parë fillon frika, dhe unë e ndjej, sado të fortë jemi në këtë vend, jemi qytetarë, familjarë, dhe kemi përgjegjësi pastaj. Kur fillon tek qytetari i parë, imagjioni si shkon tek i fundit. Po flas me zemër, ofroj gjithë bashkëpunimin tim. Ne kemi trupa policore të specializuara dhe duhet të gjejmë mënyra efikase. Nuk kemi më forcë me besu, që nuk gjendet autori, që nuk parandalohet. Unë nuk dua ta besoj këtë, ne duhet të gjejmë një zgjidhje. Kisha nevojë ta thosha sepse kjo është çështja numër 1 që duhet të trajtojmë në Shkodër. Njerëzit në Shkodër janë bashkëpunues dhe e duan shumë vendin e tyre. Duhet të krijojmë besim për ta.

LLESHAJ: Ju përmendët pasigurinë. Ngjarje të tilla i prodhon vetëm Shkodra si qytet. Krimi nuk është aq i madh sa të shkaktojë frikë. Po atë ditë që ndodhi krimi këtu i parandalua një në Lezhë. Ne na duhet që të mobilizojmë gjithë shoqërinë për të luftuar krimin. Duhet të bëhemi palë bashkë për të luftuar krimin. Nuk e nxisim as përmes heshtjes dhe mosbashkëpunimit. Ne do t’i fuqizojmë kapacitetet tona të policisë në Shkodër. Jo më kot kam ftuar edhe drejtuesit e Kukësit dhe Lezhës, do të mobilizojmë burime nga këto drejtori në Shkodër, me synim që siguria në Shkodër të arrijë parametra optimal jo vetëm në shifra por edhe në perceptim të ketë ndryshim. Nuk duhet të ndiejmë frikë. Nëse ndjen frikë kryetarja e Bashkisë, kemi një problem të madh.

ADEMI: Fola në vet të parë, kur fillon tek unë…

LLESHAJ: Këtë problem do ta zgjidhim ses bën. E ka dhënë Padër Fishta një shprehje të bukur që thotë: Zoti ka për ta ruajtur Shqipërinë për inat të djallit dhe të Shqiptarëve. Do ta rikthejmë sigurinë në Shkodër me sez bën. Shkodra ka thyer gjëra shumë herë më të mëdha se 2-3 kriminelë, të çartun, njerëz të verbër që i ka marrë Zoti mend për turpin tonë. Do të bëjmë gjithçka që t’i kthejmë dinjitetin qytetit. Ju lus vetëm t’i mbështesni.
Teksa bisedonte qetësisht me ministrin Lleshaj, kryebashkiakja Ademi nuk ka pasur të njëjtën qasje ndaj drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliut. Pas përfundimit të mbledhjes, teksa Ademi po i ankohej Veliut për situatën kriminale, drejtori i Përgjithshëm i policisë është shprehur se ajo nuk ia kishte pohuar diçka të tillë më parë. Debati përfundoi me largimin nga biseda të Veliut.

Teksa bisedonte qetësisht me ministrin Lleshaj, kryebashkiakja Ademi nuk ka pasur të njëjtën qasje ndaj drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliut. Pas përfundimit të mbledhjes, teksa Ademi po i ankohej Veliut për situatën kriminale, drejtori i Përgjithshëm i policisë është shprehur se ajo nuk ia kishte pohuar diçka të tillë më parë. Debati përfundoi me largimin nga biseda të Veliut.

DEBATI I PLOTË:

ADEMI: Vullneti i mirë të bashkëpunojë. Asnjë nuk e diskutim për këtë. Nuk është çështje e vullnetit të një personi, nuk është aspak politike dhe këtë gjë e them me shumë çiltërsi. Them që nuk e bën edhe një polici vetëm në Shkodër, do duhet të ketë forca të specializuara, ne mund dhe duhet të parandalonim ngjarjen. Në këto histori ka pasur edhe njerëz të pafajshëm që kanë hëngër plumb.

VELIU: Para një jave nuk më the këtë opinion…. nëse situata ndryshon për një javë nuk di çfarë të them

(ikën)

ADEMI: Ju s’mund të largoheni kështu, s’është korrekte me qenë kështu, nëse nuk e shqetëson qeverinë për mu s’ka problem

PYETJA E GAZETARËVE?

– Kryetare a keni qënë nën presion?

Është i gjithë pushteti nën presion!

(K.M/DOSJA.AL)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ardi veliu sander lleshaj shkoder voltana ademi vrasje ne shkoder ardi veliu sander lleshaj shkoder voltana ademi vrasje ne shkoder

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj