LIVE UPDATES
Aktualitet

‘Do të të çaj zorrët’/ I moshuari mezi pret orën për të dalë nga shtëpia, shkon me vrap në Polici e denoncon të b

13 Prill 2020, 13:13 Nga DOSJA
‘Do të të çaj zorrët’/ I moshuari mezi pret

Një i moshuar i ka përlotur efektivët e policisë, që ishin në shërbim, kur e dëgjuan teksa denonconte të birin. Ai ka kallëzuar se, djali i tij 44 vjeç e dhunonte, dhe se e kishte paralajmëruar se, do ta vriste në rast se nuk i jepte lekë për drogë. I moshuari Qemal T. ka pritur sa erdhi ora për të dalë nga shtëpia dhe është drejtuar në komisariatin Nr.1, që ndodhet në zonën ku ka banesën.

“ Jam i trembur nga im bir Gentian T. pasi është bërë i papërmbajtshëm”. Më tej, ai ka treguar se, Gentiani, nga nevoja për drogë gjatë vet-izolimit është treguar i dhunshëm ndaj të dy prindërve. “Do të të çaj zorrët, do të vras më jep lekë”, – i tha ai të atit një ditë. Menjëherë pas kallëzimit, policia u bind se i moshuari ndihej i frikësuar për jetën, ndaj firmosën arrestimin në flagrancë të të riut.

Një agjent i policisë shpjegoi se i prangosuri ka preçedent të mëparshëm. Më herët madje, ai ka vuajtur edhe heqjen e lirisë po për akuzën e dhunës në familje. “Rezulton nga kqyrja e sistemit se Gentian T. ishte arrestuar edhe në vitin 2016 sipas kallëzimit të prindërve. Edhe në atë kohë kishte dhunuar fizikisht të atin”, – tha për gazetën “Si” agjenti i krimeve. Por, gjatë karantinimit problemi i përdoruesve të drogës, si edhe i të alkoolizuarve ka dalë akoma më në pah. Gjatë këtyre ditëve, shumë përdorues droge janë prangosur me doza hashashi të konsiderueshme, që ndryshe nga të afërmit që vraponin të blinin produkte ushqimore, ata kanë nxituar të blejnë “mallin”. “Frika e tyre, siç kuptojmë nga deklaratat në polici është se mos nuk dalin më nga shtëpia gjatë pandemisë dhe ecin me logjikën që po sigurojnë dozat për ditët në vazhdim”, – shpjegoi një nga psikologet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës, e cila në disa raste është kërkuar të jetë prezente gjatë shoqërimit të të rinjve nën moshën 18 vjeç. Edhe përdorimi i alkoolit mbetet shqetësues.

I pyetur nga gazeta “Si” mjeku toksikolog Alert Drishti shpjegon varësinë ndaj substancave edhe gjatë karantinës. Ai thotë se, “përdorimi i alkoolit dhe drograve shpesh herë përdoret për ulje stresi. Kështu që në këtë kuadër, edhe në rastin e karantinës, shumë njerëz që e përjetojnë me stres kërkojnë ta mposhtin atë me alkool dhe drogë. Kështu që normalisht përdorimi i tyre duke pasur parasysh vetëm këtë parametër mund të jetë i shtuar”

Gazeta Si: A i shtyn ky faktor të bëhen të dhunshëm?

Alert Drishti : Janë të trysnuar dhe në situatë krize ata bëhen agresivë dhe mund të jenë të dhunshëm. Ankthi mund të shfaqet me pagjumësi, grindje dhe mund të arrijë deri në dhunë.

Gazeta Si: Si shpjegohet përdorimi i shpeshtë i alkoolit?

Alert Drishti : Flasim përherë për përdoruesit, ndërsa njerëzit në stres që kërkojnë ta mposhtin stresin me alkool sepse mund të ketë edhe raste të tilla të përdorimit të alkoolit. Këta e kërkojnë alkoolin për të ulur stresin

Gazeta Si: A kanë ardhur të dehur dhe të droguar gjatë kësaj periudhe?

Alert Drishti: Po kanë ardhur, po nuk është se ka një shtim të ndjeshëm. Janë pak a shumë po të njëjtët persona, vijnë me kriza abstinence ose mbidozim. Dy probleme kanë si alkooli ose droga, ose marrin shumë ose kanë krizë abstinence. Vijnë të dyja kategoritë. Nuk ështe se janë shtuar, dhe pak a shumë është i njëjti fluks dhe gjatë Covidit.

E ndërsa stresi dhe varësitë po e bëjnë të vështirë karantinimin, probleme të tjera hasen për një kategori qytetarësh. Bëhet fjalë për viktimat e dhunës. Coronavirusi që ka izoluar familjet në shtëpi ka reduktuar gjithashtu mundësitë për punë. Aq më tepër për gratë apo familjarët që kanë urdhër mbrojtjeje.

Shpresa Memaj është 46 vjeçe. Burri i saj, Osman Memaj gjendet në paraburgim që prej muajit shkurt 2020. Akuzohet për dhunë në familje. E kontaktuar nga gazeta “Si”, nëna e katër fëmijëve që gjithashtu janë me urdhër mbrojtjeje nga babai kërkon ndihmë. Jo për ushqime. Por për t’i kthyer burrin në shtëpi.

“ E kam falur tim shoq, ia thashë në atë kohë edhe gjykatës kur më dha urdhërin e mbrojtjes. ‘Nuk e dua urdhërin e mbrojtjes’, i thashë. Ata urdhëruan të na qëndrojë 1 meter larg. Por ne flasim, mezi presim të vijë në shtëpi. Në gjendjen e koronavirusit ne nuk e takojmë dot në paraburgim ku pret gjyqin. Të hënën i dorëzova tek policia ushqimet, lekë për karta telefoni që të na telefonojë”, – shprehet për gazetën e dhunuara e cila gjithë skenën ku u rrezikua ajo dhe 4 fëmijët e quan një situatë gjaknxehtësie.

“Burri im është punëtor, ai kujdeset për fëmijët, kemi tokën dhe asgjë tjetër. Tani që ai është në burg, nuk kam asnjë mundësi për bukë, na ndihmon kunati por edhe ai ka hallet e tij”, – shton për gazetën “Si” Shpresa Memaj. Gruaja citon se, edhe kur gjykata civile e pyeti se çfarë kërkonte, ajo kishte thënë vetëm një fjali: “E kam falur, e dua burrin në shtëpi”

Por ekspertët e policisë tregojnë për gazetën “Si” se shumë gra po frenohen të ngrenë zërin kundër dhunës, veçanërisht në kushtet e karantinimit kur nuk kanë të ardhura dhe kur i vetmi që punon është bashkëshorti dhunues. Rasti tipik është ai i Shpresa Memajt e cila në dosjen që gazeta “Si” disponon ka rrëfyer filimisht skena makabre dhune. Rasti i fundit i dhunës për të cilën i shoqi ka përfunduar në qeli është sulmi fizik në ditën e të dashuruarve në 14 shkurt 2020

Shpresa Memaj , proçesverbal para komisariatit numër 1l, datë 15 shkurt 2020:

Unë nuk kam bërë ndonjëherë kallzim ndaj bashkëshortit se kisha frikë mos më vriste mua dhe fëmijët. Dje, datë 14 shkurt im shoq kishte marrë një pistoletë në dorë dhe ma drejtoi mua dhe fëmijëve. Tha që do ju vras të dyve, dhe që pastaj do vras komshiun që quhet Behar dhe pasi të vriste komshiun do kthehej të me vriste mua dhe fëmijët. Bashkëshorti im i quajtur Osman Memaj më ka dhunuar disa herë në prani të fëmijëve, ka goditur me grushta dhe shkelma fëmijët. I ka goditur me sende të forta dhe çfarë t’i dilte para apo çfarë t’i ndodhej në dorë në ato momente”

Ky rast dhune (që përmendet në vendimin e gjykatës) ka qenë i vazhdueshëm edhe ndaj fëmijëve ku në prani të psikologëve njëri nga fëmijët tregon :

Dhuna e tij ndaj nesh, pesë vitet e fundit, ka qenë e pandërprerë. Gati çdo javë jam goditur nga babai me mjete rrethanore, mamanë e qëllonte me shkelma dhe shumë herë nxirrte armën dhe na thoshte se, do na vriste.

Por, përkundër këtij kallzimi, gruaja gjatë urdhërit të mbrojtjes, ka ndryshuar mendim duke shtuar se, “ishin ata që e kishin nxehur dhe ishin bërë shkaktarë që kryefamiljari t’i ndiqte nëpër arat e fshatit për t’i vrarë”.

Por, gjykata nënvizon se dhuna e shpeshtë në këtë familje ka ndikuar jo vetëm në rrezikimin e tyre fizik, por edhe në atë mendor. Për këtë shkak, gjykata ka urdhëruar shërbimin social pranë njësisë administrative Petrelë që të mbështesin me ndihmë psiko sociale gruan me fëmijët, duke bërë herë pas here vizita në shtëpi dhe të paraqesë raporte te koordinatori vendor.

Por, megjithëse kanë kaluar dy muaj nga ky urdhër, shërbimet kanë dështuar haptazi pasi nuk ia kanë dalë mbanë të riparojnë pasojat psiko- emocionale të dhunës, sa kohë që, për dhunuesin në burg viktimat e tij vazhdojnë të marrin hua apo kërkojnë ndihma nga të afërmit për t’i plotësuar nevojat në qeli.

Marrë nga GazetaSi

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet dhune ne karantine koronavirusi ne shqiperi osman memaj dhune ne karantine koronavirusi ne shqiperi osman memaj

Sondazh

Poll
Aktualitet 13 Prill 2020, 11:25

Tiranë- Gjatë 24 orëve të fundit, Policia e Shtetit u ka hequr patentat dhe u ka bllokuar mjetet 16 shoferëve, pasi kanë shkelur urdhrin e ndalim qarkullimit.Po...

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta