LIVE UPDATES
Aktualitet

“Do vij për 10 minuta”/ I riu nga Tirana rreh hidraulikun në mes të kafenesë: Më gënjente!

5 Prill 2022, 12:03 Nga DOSJA
“Do vij për 10 minuta”/ I riu nga Tirana rreh hidraulikun

Një punëtor u rrah në mes të një kafeneje në kryeqytet nga një i ri, që mbasi e priti gjatë që t’i rregullonte rubinetin e çezmës, shkoi në vendin ku burri po pinte kafe dhe pa pyetur aspak e grushtoi në fytyrë. Kjo ngjarje ka vënë në lëvizje komisariatin numër 2, bënë me dije burimet , pasi shtetasi B.X e la kafenë në mes kur e rrahën, por me qëllimin që t’i tregonte policisë se çfarë i kishte ndodhur. Emri i të denoncuarit ishte një qytetar që kishte orë që e priste që ai t’i rregullonte çezmën, por 47 vjeçari e kishte lënë ta priste, pasi kishte takuar një mik dhe nuk e linte dot vetëm të njohurin e tij.

“Ngjarja në fjalë më ka ndodhur në rrugën “Medar Shtylla”, pasi aty punoj prej vitesh dhe ishte ora 9.15 minuta. U ula për të pirë një kafe kur më vjen në mes të lokalit, ky person dhe pa më thënë asnjë fjalë më godet me grusht”,- e nis rrëfimin e tij denoncuesi që punon hidraulik.

I pyetur se çfarë konflikti kishte më të riun, hidrauliku u përgjigj: “Ai më tha a po vjen të më rregullosh çezmën që kam tek shtëpia, unë i thashë po do vij”.

“Pastaj më mori në telefon dhe më tha pse gënjen, pse nuk po vjen dhe filloi duke më sharë e ofenduar. U mundova ta sqaroj se më kishte ardhur një mik nga Anglia dhe se nuk shkoja dot, por ai më ofendoi. Pastaj erdhi aty ku po pija kafe dhe me goditi, por ndërhynë persona të tjerë në kafene dhe u largua. Pastaj u kthye përsëri dhe më tha, “do të vras”,-shton më tej hidrauliku.

Policia i bën me dije se thirri menjëherë të denoncuarin që është qytetari me inicialet K.M. Ai tregoi se e humbi qetësinë nga mungesa e korrektesës së hidraulikut, që kishte dhjetë ditë që premtonte se do vonohej vetëm dhjetë minuta, por që duke e mbajtur me premtime, nuk kishte shkuar ta sistemonte defektin në banesën e tyre.

“Nëna ime kishte komunikuar me këtë person për problemin e çezmës së ujit. Ky person i kishte thënë që do shkonte, por kishte 10 ditë që i thoshte vonohem 10 minuta. Ndërkohë, çezma rridhte dhe uji ishte kthyer problem. Sot kur po shkoja tek shtëpia e nënës, e pashë këtë person të ulur në kafe duke bërë muhabet. I thashë pse nuk vjen ta rregullosh dhe më tha edhe mua do vij për dhjetë minuta”, shpjegon ai.

I denoncuari këmbëngul se kishte shkuar në banesën e të ëmës dhe kur koha kalonte dhe hidrauliku nuk po vinte, ai pa që kishte kaluar më tepër se një orë duke pritur.

‘’E telefonova dhe mu përgjigj, më prit po deshe se më ka ardhur një shok nga Anglia. E pyeta se ku ishte dhe më tha: “Jam tek lokali”. Shkova në lokal dhe i kërkova llogari, i thashë pse tallesh me mua, ne të presim dhe ti po pi raki? E kam ofenduar”, pranon ky person sipas burimeve të Gazetasi.al.

Por ai jep versionin e tij duke kujtuar se hidrauliku e kapi për fyti dhe në këto çaste ai e humbi qetësinë.

“Isha i mërzitur sepse ky person prej dhjetë ditësh gënjeu nënën time, uji rrjedh dhe problemi ishte i pazgjidhur. Më gënjeu dhe u tall dhe me mua, ndërsa unë po e prisja lart ai rrinte në kafene”, këmbëngul djali që pavarësisht deklaratës dhe versionit të tij pritet të referohet për dëmtime me dashje.

Fati i tij sipas policisë varet tanimë vetëm nga hidrauliku i cili në rast se tërhiqet nga denoncimi, mund ta zbusë pozitën e të riut. Policia thotë se i riu e zgjidhi problemin me çezmën tek një specialist tjetër, por tashmë i është hapur problem me drejtësinë nga një qytetar, i cili nëse nuk ka marrë një mësim për të respektuar kohën e tjetrit dhe për të qenë korrekt, së paku tregoi se mund të çohet nga kafeneja dhe të bëjë diçka ndryshe.

Marrë nga GazetaSI

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet burri rreh hidraulikun tirane burri rreh hidraulikun tirane

Sondazh

Poll

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit