LIVE UPDATES
Aktualitet

Dogjën kabinat te Rruga e Kombit kundër tarifës, dënohen me një vit në provë 8 protestuesit kuksianë

20 Shtator 2019, 20:07 Nga DOSJA
Dogjën kabinat te Rruga e Kombit kundër tarifës, dënohen me

KUKËS- Pas disa seancave maratonë prej më shumë se një viti e gjysëm, Gjykata e Kukësit ka vendosur të dënojë me 6 muaj  burgim të konvertuar në periudhë prove një vit, tetë prej protestuesve kundër vendpagesës në “Rrugën e Kombit”, të cilët nuk pranuan të nënshkruajnë marëveshje fajësie me prokurorinë dhe pretenduan pafajësi.

Tetë protestuesit Ervis Oruçi, Armand Ademaj, Fatos Harulla, Mirdaim Nerguti, Lulzim Popa, Ahmet Tobli, Shpetim Todaj dhe Shaban Selmanaj, janë akuzuar nga prokuroria për veprën  penale të “Shkatërrimi i pronës” parashikuar nga neni 150 i Kodit Penal dhe “Kundërshtimit të punonjësit policisë së rendit publik”, të parashikuar nga neni 236/2 i Kodit Penal.

Prokurori i çështjes Edmond Karriqi kërkoi në seancën e zhvilluar me 23 korrik në mbështetje të nenit 378 të Kodit të Procedurës Penale  6 muaj burg të konvertuar në periudhë prove, kërkesë që është pranuar nga gjyqtarja e çështjes Flutura Hoxha në seancën e së enjtes.

Në këtë séancë, nga tetë të akuzuarit  ishin të pranishëm vetëm tre prej tyre, pikërisht Ahmet Tobli, Shaban Selmanaj e Lulzim Popa. Në fjalën e tij të mbrojtjes, avokati i të pandehurve Ilir Nerguti ka kërkuar pafajësi për klientët e tij.  “Klientët që unë mbroj nuk kanë bërë asnjë veprim të jashtëligjshëm. Prokuroria ka paraqitur si provë materiale pamjet e protestës të transmetuara live  nga  TV Ora News, News 24, Top Channel dhe TV Klan. U kërkua nga ana jonë në një seancë të veçantë për t’i  parë pamjet filmike të transmetuara nga këto TV. Pamjet janë parë edhe me përsëritje dhe me xhirim të ngadalësuar. Nga pamjet filmike rezulton krejt e kundërta nga ato që paraqet prokuroria”, tha Neguti.

Ai pretendoi se të akuzuarit nuk ishin përfshirë në përplasje dhe nuk kishte asnjë provë që i fajësonte. Megjithë pretendimet e mbrojtjes, gjyqtarja e çështjes Flutura Hoxha ka lënë në fuqi kërkesën  e prokurorisë duke dënuar me 1 muaj burg secilin prej tetë të akuzuarave për veprën  penale të “Shkatërrimi i pronës” parashikuar nga neni 150 I Kodit Penal dhe 5 muaj burgim për “Kundërshtimit të punonjësit policisë së rendit publik”, të parashikuar nga neni 236/2 i Kodit Penal. Pra në total secili prej të akuzuarve është dënuar me 6 muaj burgim për një periudhë prove në kohën prej një viti dhe të mos shoqërohen me persona të dënuar gjatë periudhës së provës.

Ndërkohë që tetë të akuzuarit dhe tashmë të dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë të Kukesit nuk e kanë pranuar vendimin dhe do e apelojnë në Gjykatën e Apelit në Shkodër.

Në qershor të vitit kaluar, Gjykata e Kukësit shpalli fajtorë 25 protestues të akuzuar për dëmtimin e pikës së pagesës në rrugën Durrës Kukës, gjatë protestës së 31 marsit. Vendimi  u mor në një seancë të vetme gjyqësore, ndërsa personat e përfshirë kanë pranuar akuzat e prokurorisë. Gjykata ka dhënë për shumicën e tyre, 20 protestues, dënim me kusht nga 4 deri në 8 muaj, dy u dënuan me kohën e paraburgimit, ndërsa tre të tjerë me gjobë nga 100 mijë lekë. Në këtë rast ishte aplikuar “Gjykimi me marrëveshje” i përfshirë së fundmi në Kodin e Procedurës Penale, mes prokurorisë dhe të akuzuarve.

Protesta kundër pagesës prej pesë euro për kalim në rrugë u thirr nga Këshilli Bashkiak i Kukësit ndërsa doli jashtë kontrollit kur protestuesit, duke thënë se u provokuan nga policia e cila tentoi të ndalonte afrimin e tyre pranë objektit, sulmuan dhe shkatërrruan vendpagesën.

Arrestimi i tyre u cilësua i paligjshëm dhe opozita e shoqëria civile organizuan disa protesta, përfshi një angazhim disa ditorë para policisë së Tiranës ku të arrestuarit u sollën për masë sigurie për të shmangur përplasje të tjera në Kukës. Megjithatë, përndryshe nga qëndrimi për arrestim të paligjshëm disa nga të akuzuarit kanë pranuar akuzat e prokurorisë dhe gjykata vendosi të pranojë marrëveshjen e arritur.

Autostrada e pagëzuar “Rruga e Kombit” filloi të ndërtohej një dekadë më parë, ka kushtuar mbi 1 miliardë euro dhe nuk ka përfunduar ende në mjaft pjesë të saj. Ndërtimi i rrugës është shoqëruar me akuza për abuzime me fondet me disa qindra milion euro. Pagesa është pjesë e koncesionit për mirëmbajtjen dhe iu dha pas një sërë polemikash në vitin 2016 konsorciumit të kompanive “Catalyst Viva Das General Constracting LLC & Salillari shpk & “BEE Tech” & “ Violap Ateve” & “Kastrati” sha. Kompania e krijuar për këtë qëllim Albanian Highëay Concession, kontrollohet 50 për qind nga  Kastrati Group dhe 50 për qind nga kompania Salillari.

Marrë nga Reporter.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet armand ademaj denohen protestuesit djegia e kabinave ne rrugen e kombit ervis oruçi fatos harulla rruga e kombit armand ademaj denohen protestuesit djegia e kabinave ne rrugen e kombit ervis oruçi fatos harulla rruga e kombit

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj