Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË- Në 25 tetor të vitit 2019, kohë kur Kryeministri Edi Rama çdo të mërkurë zgjidhet hallet e popullit, shkarkoi dhe një drejtor. Bëhet fjalë për ish-drejtorin e Hipotekës në Durrës, Ardian Iljazaj, i cili u shkarkua “live” nga Rama dhe mbi të u hodhën disa akuza.
Iljazaj ishte denoncuar nga një qytetar nëpërmjet platformës “Shqipëria që duam” dhe shkarkimi iu komunikua nga Rama në një mënyrë të pazakontë. “Drejtori i Hipotekës së Durrësit, një halabak. Po trajtojmë hallet tona me njerëz të padenjë. U kërkoj të gjithë atyre që kanë hall, e që duan të zgjidhin hallin e tyre të na ndihmojnë edhe ne të trajtojmë hallin tonë të madh me njerëz të padenjë që nuk na mungojnë, si ishte edhe rasti i djeshëm i denoncuar nga Fiks fare, një drejtori që meriton vetëm një përcaktim, një halabak. Për të cilin është marrë masa e shkarkimit”, ishin këto fjalët e Ramës në atë kohë teksa po komunikonte shkarkimin e drejtorit të Hipotekës.
Por me sa duket se tetori i vitit 2019 duket i largët për qeverinë dhe Iljazajt, pasi tashmë ish-drejtori i shkarkuar “me ceremoni”, qenka bërë “djal i mbarë”. Siç shihet nga një një dokument i siguruar nga Dosja.al, djetori që dikur u quajt halabak dhe ra në pranga për tjetërsim pronash kërkon të marrë një post shumë të rëndësishëm në Bashkinë Durrës.
Drejtoria e Shërbimeve Publike në Bashkinë Durrës, ka hapur garën për pozicionin drejtor, por për këtë post kandidon vetëm Ardian Iljazaj. Tashmë emërimi i tij në këtë pozicion është një formalitet, pasi ai nuk ka asnjë konkurrent me të cilin mund të garojë.
“Kërkesë për publikimin e listës së konkurentëve të përzgjedhur nga jashtë shërbimit civil në kategorinë e mesme drejtuese për pozicionin: Drejtor pranë Drejtorisë së Shërbimeve Publike. Bazuar në ligjin nr.152/2013 “Për nëpunësin civil”, neni 20, 22, 25, VKM nr.242 datë 18.03.2015, “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar, si dhe në Urdhërin nr.205 datë 29.06.2020 “Për shpalljen e pozicioneve të paplotësuara për konkurim ”, kërkojmë publikimin e listës së konkurentëve të përzgjedhur nga jashtë shërbimit civil në kategorinë e mesme drejtuese për pozicionin: Drejtor pranë Drejtorisë së Shërbimeve Publike. Kandidati për këtë pozicion është Z.Ardian Iljazaj. Vlerësimi me shkrim dhe intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet në datën 07.08.2020, në ambjentet e Bashkisë Durrës ora 11:00”, është ky njoftimi nga Bashkia Durrës.
Tashmë pritet data 7 gusht për të parë nëse “drejtori halabak” do të kthehet në një “djal të mirë” dhe do të emërohet dhe zyrtarisht në një pozicion shumë të lakuar.
(A.B. Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË -Grryerrja e zonës përreth kalasë së Dorzit në Pezë po rrezikon historinë që përfaqëson monumenti. Për ambientalistin Abdulla Diku institucionet duh...
TIRANË- Kreu i Emergjencave Civile, Hako Çako, ka reaguar sot pas situatës së krijuar në vend, ku janë disa vatra zjarri ende aktive. Në një intervi...
LEZHË -Policia ka gjobitur me 1 milion lekë administratorin e një lokali në Fushë-Milot, B.Gj. 44 vjeç. Ky i fundit vijonte të organizonte dasma në ...
TIRANË- Këshilli Shqiptar i Medias, ka reaguar sot një ditë pasi Gjykata e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka sekuestruar pasur...
DURRËS -Inspektoriat i Mbrojtjes së Territorit, ka vijuar aksionin për shembjen e pallateve të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit në Durrës. Gjatë ditës së...
LEZHË- Zjarret nuk kanë të ndalur në Shqipëri. Një vatër e re zjarri po rrezikon disa banesa në Rrethin e Epër të Lezhës.Siç shihet dhe nga pamjet, ...
DIBËR -Kati i dytë i një banese dy katëshe në qendër të Pashkopisë, pranë shkollës “Demir Gashi”, u përfshi nga flakët mëngjesin e sotëm. Mësohet se shkak ...
MIRDITË- Një vatër e re zjarri është shfaqur sot në fshatin Rreth i Epër në Mirditë. Sipas informacioneve mësohet se vatra e zjarrit është e konsiderueshme...
ITALI-Karabinierët e Fabnos në Itali kanë arrestuar 25-vjeçarin shqiptar me iniciale F.A. dhe një shitëse 22-vjeçare. Ata janë sinjalizuar nga një...
Në të dy televizionet Ora dhe Ora News puna nisi si zakonisht pa harruar respektimin e masave kundër përhapjes së koronavirusit. Të gjithë gazetarët, operatorët...