LIVE UPDATES
Aktualitet

Gërryerjet rrezikojnë kalanë në Pezë, amnbjentalisti: Leja është dhënë për interesa biznesesh, institucionet t’i

4 Gusht 2020, 15:57 Nga DOSJA
Gërryerjet rrezikojnë kalanë në Pezë, amnbjentalisti:

TIRANË -Grryerrja e zonës përreth kalasë së Dorzit në Pezë po rrezikon historinë që përfaqëson monumenti. Për ambientalistin Abdulla Diku institucionet duhet të pezullojnë aktivitetin e guroreve ndërsa shprehet se e leja është dhënë për interesa biznesesh.

Kalaja e Dorzit në Pezë, një set i vjetër arkeologjik rrezikon të humbë të gjithë vlerat e saj si pasojë e gërryerjve nga dy gurore. Edhe pse në faqen e Infrastrukturës Kombëtare të të Dhënave Gjeohapësinore, zona klasifikohet si e mbrojtur, realiteti është paradoksal pasi punimet po shkaktojnë dëme të mëdha.

Për ambientalistin Abdulla Diku edhe pse kjo kala është dëshmi e vjetër e historisë së zonës, Bashkia nuk ka bërë thuajse asgjë për ta mbrojtur.

Diku: Ajo reja e madhe e pluhurit që filon që nga rezervuari i Fjollës ngrihet deri tek kalaja e Dorzit dhe pastaj vijon gjatë gjithë rrugës së asflatuar poshtë për në Pezë. Si e tillë, duhej që e gjithë kjo situatë të ishte zgjidhur menjëherë me pezullimin e lejës minerare të shfrytëzuesve që kanë guroren aty dhe kalaja jo të ishte një njollë na hartën e aseteve turistike të Tiranës.

Sipas tij biznesi ka diktuar në vendimarrjen e institucioneve ndaj duhet marrë masa sa më parë për të shpëtuar kalanë dhe të gjithë historinë që ajo përfaqëson.

Diku: Është çështje biznesi, ajo dikton si për shumë gjëra të tjera. Vendimarrjen, ndërhyrjen në struktura të tilla të trashëgimisë kulturore. Kjo e bën joefektive të gjithë këtë kuadër ligjor që kemi. Sigurisht që është dhe detyra e ambjentalistëve, organizatave të Shoqërisë Civile që të ngrenë zërin për ta mbrojtur këtë aset pasi dalëngadalë po i vjen rradha çdo kalaje dhe çdo monumenti kulture e historie që të shuhen një nga një.

Marrë nga Ora News

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ambjentalisti abdulla diku kalaja e dorzit ne peze ambjentalisti abdulla diku kalaja e dorzit ne peze

Sondazh

Poll

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec