LIVE UPDATES
Politike

DOKUMENTET e inceneratorëve- Marash Logu i PD pyet SPAK: Pse s’merret i pandehur Agaçi?!

17 Shkurt 2022, 16:21 Nga DOSJA
DOKUMENTET e inceneratorëve- Marash Logu i PD pyet SPAK: Pse s’merret

TIRANË- Këshilltari ligjor i grupit të Partisë Demokratike, Marash Logu i ka bërë thirrje Prokurorisë së Posaçme (SPAK) për të marrë si të pandehur dhe të hetojë sekretarin e Përgjithshëm të Kryeministrisë, Ëngjëll Agaçin, i cili akuzohet se është i përfshirë në aferën e inceneratorëve. Në postimin e bërë në rrjetet sociale, Logu ka nxjerrë dokumentat me radhë, të cilat që mbajnë firmën e Agaçit, duke argumentuar se ka shkelur ligjin dhe duhet të mbajë përgjegjësi.

DEKLARATA E PLOTË:

PËR SPAK: PSE NUK MERRET I PANDEHUR SEKRETARI I PËRGJITHSHËM I EDI RAMËS, ËNGJËLL AGAÇI

Në datën 11.11.2014, ministri i Mjedisit Lefter Koka i drejton një shkresë Agjencisë së Prokurimit Publik (APP) duke i kërkuar dhënien e mendimit lidhur me projektvendimin për procedurën e dhënies me koncesion të inceneratorit të Elbasanit, në procedurën përzgjedhëse ME NEGOCIM PA SHPALLJE PARAPRAKE TË NJOFTIMIT TË KONTRATËS (shih fotot 1&2).

Në padurim për të marrë një përgjigje, vetëm 6 ditë pas shkresës së parë, në datën 17.11.2014, ministri Koka i drejton sërish një shkresë APP-së duke kërkuar dhënien e mendimit për projektvendimin e sipërcituar (shih foton 3).

Një ditë më pas, në datën 18.11.2014, APP i kthen përgjigje ministrit Koka, duke cituar nenin 22, pika 3 të ligjit nr. 125/2013 “Për koncesionet dhe partneritetin publik/privat”, sipas të cilit për dhënien e koncesioneve/PPP mund të përdoren vetëm njërën nga tri procedurat: PROCEDURËN E HAPUR, PROCEDURËN E KUFIZUAR DHE PROCEDURËN ME NEGOCIM ME SHPALLJE PARAPRAKE TË NJOFTIMIT TË KONTRATËS (shih foton 4&5).

Duke qenë se procedura e propozuar nga ministri Koka, “ME NEGOCIM PA SHPALLJE PARAPRAKE TË NJOFTIMIT TË KONTRATËS” nuk bënte pjesë tek asnjëra prej procedurave të parashikuara nga ligji për koncesionet dhe prokurimet publike, APP i kërkon ministrit që procedura të kryhet në përputhje me parashikimet ligjore. Për dijeni të këtij informacioni, është vendosur edhe Sekretari i Përgjithshëm i Qeverisë, ËNGJËLL AGAÇI. Ky i fundit pra, ka qenë plotësisht në dijeni se procedura e propozuar ishte në kundërshtim me ligjin.

Megjithëse, Agaçi ka qenë i vetdijshëm për shkeljen flagrante të nenit 22 të ligjit për konçesionet, ai i ka paraqitur Qeverisë për miratim Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 907, datë 17.12.2014 për miratimin e sigurimit të financimit për kontratën koncesionare të inceneratorit të Elbasanit. Madje, paligjshmëria arrin deri aty sa në përmbajtje të këtij vendimi thuhet se “Autoriteti Kontraktues…ka shpallur procedurën…”, në një kohë kur ishte mëse e qartë se nuk kishte pasur asnjë shpallje dhe procedura e ndjekur ishte haptazi anti-ligjore.

Për të kuptuar paligjshmërinë e veprimeve të Sekretarit të Përgjithshëm të Qeverisë, duhet të analizojmë kompetencat e tij që rregullohen sipas ligjit nr. 9000, datë 30.1.2003 “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”. Konkretisht, neni 9 parashikon se Sekretari i Përgjithshëm i KM ushtron, ndër të tjera, kompetencat si vijon: c) KTHEN NË BAZË TË ARGUMENTEVE LIGJORE, PROJEKTAKTET E PARAQITURA PËR SHQYRTIM, KUR ATO BIEN NË KUNDËRSHTIM ME KUSHTETUTËN OSE LIGJIN.

Ëngjëll Agaçi pra, do të duhej t’i kishte kthyer për shqyrtim projektvendimin Ministrisë së Mjedisit, duke qenë se nuk ishte në përputhje me ligjin. Duke mos vepruar kështu, ai ka shkelur ligjin dhe duhet të mbajë përgjegjësi. Prandaj, sot me të drejtë qytetarët që kanë ndjekur seancën e djeshme të Komisionit Hetimor të Inceneratorëve, ku vetë drejtoresha e APP-së, Reida Kashta dëshmoi se për ne, procedura e ndjekur për dhënien e koncesionit të inceneratorit të Elbasanit nuk ekziston, pyesin: PSE NUK MERRET I PANDEHUR SEKRETARI I PËRGJITHSHËM I EDI RAMËS, ËNGJËLL AGAÇI?!

Sigurisht, as ne, as qytetarët dhe askush tjetër nuk është naiv. Ata e dinë fare mirë se kryefajtori i aferës 430 milionë euro të inceneratorëve është EDI RAMA, dhe se sekretari i tij është vetëm një vegël në duart e tij. Por, të qënurit vegël e paligjshmërisë në duart e shefit nuk të përjashton nga përgjegjësia. Ndaj sot është rasti që SPAK të dëshmojë vendosmërinë në luftën kundër korrupsionit në nivelet e larta, duke marrë të pandehur Ëngjëll Agaçin. Mbase, ai mund t’i bëjë të vetmin nder vendit të tij që kur u kthye nga Italia, duke ndihmuar në zbardhjen e plotë të kësaj mega-afere korruptive.

Inceneratorët janë bërë objekt i hetimit parlamentar pas akuzave të opozitës se dhënia e koncesionit për ndërtimin e tyre është bërë kundër ligjeve, duke e cilësuar si “megaaferë”. Nga ana tjetër, SPAK ka vënë në pranga ish ministrin e Mjedisit Lefter Koka për korrupsion e shpërdorim detyre dhe ka shpallur në kërkim dy administratorët e kompanisë.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike engjell agaci hetimi mbi inceneratoret marash logu engjell agaci hetimi mbi inceneratoret marash logu

Sondazh

Poll

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit