LIVE UPDATES
Aktualitet

Doli nga spitali, i mungon radiomarrësi/ Polici denoncon humbjen e tij, thotë se po i përgjohen bisedat: Dyshoj se ka rënë

23 Shtator 2020, 14:50 Nga DOSJA
Doli nga spitali, i mungon radiomarrësi/ Polici denoncon humbjen e tij,

TIRANE– Shtetasi R.Q mori shërbimin si polic rrugor si çdo ditë, sipas një plani masash të detajuara që e vendosnin atë për të matur shpejtësinë e automjeteve përgjatë autostradës. Për të ishte një ditë e ngarkuar pune deri në orën 13.30 kur një makinë që po udhëtonte me mbi shpejtësi e përplasi në postbllokun ku polici R.Q po kryente detyrën.

Pikërisht pas këtij aksidenti automobilistik që i kushtoi për pak jetën efektivit rrugor, nisën jo vetëm problemet e tij shëndetësore, por edhe me punën që ai kryen dhe veçanërisht për zhdukjen e radios së policisë, të cilën 29-vjeçari e posedonte si pjesë të pajimeve.

Aksidenti automobilistik sipas burimeve të policisë rrugore ndodhi në datën 4 maj 2020, por humbja e pajisjes së rëndësishme, me të cilën policët komunikojnë në frekuenca të caktuara është zbuluar në fillim të shtatorit. Gjatë ditëve në vazhdim dhe gjatë verës, jeta e policit ishte në rrezik, derisa ai ia doli mbanë dhe pas shëndetit filloi të mendojë edhe për punën, në të cilën shërben prej katër vitesh. Burimet policore të gazetës Si sqarojnë se 29-vjeçari u shpjegoi kolegëve në kallëzimin e mbajtur shënim nga  seksioni i hetimit dhe parandalimit të krimit në Drejtorinë Qendrore:

“Isha në detyrë me kolegun tim B. V., në linjat interurbane. Ndalova rreth orës 13.00 një automjet tip BMË. Pasi i kërkova dokumentet drejtuesit të mjetit, në komunikim e sipër me këtë shtetas unë mora një goditje nga një automjet tjetër, i cili humbi drejtimin dhe më goditi mua dhe mjetin e ndaluar”, rrëfen polici pasi doli nga spitali. Në procesverbalin e përpiluar në polici, shënohet se pas aksidentit polici i plagosur humbi ndjenjat dhe u dërgua në spital në gjendje të rënduar.

29-vjeçari shton “nuk mbaj mend asgjë, m’u rrezikua jeta. Më kanë transportuar drejt Spitalit të Traumës, ku kam qenë në trajtim intensiv për më tepër se dy javë dhe më pas me regjim shtrati”.

Polici pasi ka kaluar rrezikun për jetën dhe po bëhej gati të kthehej në punë ka kuptuar se uniformës së tij i mungonte radiomarrësja. Por ai dyshon se dikush po e dëgjon policinë sa herë raportohen ngjarje, apo jepen urdhra nga eprorët. Dhe ky dikush nuk është as salla operative as brenda llojit të uniformave blu.

“Së bashku me uniformën mbaja veshur edhe pajimet që kërkon uniforma, armën e shërbimit, radiomarrësen, prangat, kamerën e trupit, rripin multifunksional si dhe tabletën që shërben për verifikimin e automjeteve”, numëron polici rrugor.

Me gjithë kontrollet dhe verifikimet mes shokëve, polici që shpëtoi nga përplasja falë një mrekullie nuk e gjeti askund radion me të cilën si çdo efektiv komunikohet me sallën operative. Por dyshimet e policit janë më të forta se një humbje e rastësishme dhe një pakujdesi e shkaktuar nga ankthi i kolegëve, të cilët të shqetësuar e transportuan drejt spitalit.

“Dyshoj që radio është shkëputur nga uniforma në momentin e përplasjes. Dyshoj që kjo radio mund të ketë përfunduar te ndonjë person që nuk është në strukturat e policisë dhe që nuk i lejohet për ta përdorur apo dëgjuar”.

Megjithëse kolegët e pyesin policin e mbijetuar se mos nga nxitimi radion mund ta ketë marrë ndonjëri nga policët që mbërriti në vendngjarje, 29-vjeçari R. Q është kategorik dhe nuk lë shteg për dyshime.

“Në rast se radion do ta kishin gjetur shokët e mi do ma kishin dorëzuar, dyshoj se ka rënë në duart e personave jashtë policisë”.

Pas përpilimit të këtij procesverbali, policia është vënë në kërkim të radiomarrëses, kodi i të cilës është shpërndarë tek të gjithë policët.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet polici polici

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj