Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË– Bluzat e bardhë në vend kanë paralajmëruar protest ditën e nesërme ne orën 10:00 në oborrin e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Mjekë, infermierë dhe pjesëtarët e tjerë të stafit kanë kërkuar leje për tubim në Policinë e Shtetit por u është mohuar sepse nuk lejohen grumbullimet për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Pas njoftimit për protestë, i menjëhershëm ka qënë edhe reagimi i kryeministrit Edi Rama, i cili i ka ftuar mjekët në zyrën e tij, një orë para orarit të caktuar për tubimin. Por kryedemokrati Lulzim Basha ka qënë një hap para. Pasditen e sotme ai ka mbledhur ekspertët e mjekësisë dhe ish-deputetët, të cilëve u ka kërkuar përgatitjen e një drafti për menaxhimin e situatës së pandemisë në vend. Ndër të tjera në fjalën e tij, Basha përmendi kushtet e vështira në të cilat duhet të punojnë mjekët dhe pjesa tjetër e stafit, duke akuzuar kryeministrin dhe ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu për neglizhencë të gjendjes në të cilën ndodhet vendi.
Ndërkohë, mjekët kanë qënë të qartë në kërkesat e tyre. Në katër pika ata duan rritje të vlerësueshme të trajtimit financiar si dhe të bëhet sigurimi i jetës së personelit shëndetësor.
Kërkesat e mjekëve:
-Të shpallen dëshmorë të kombit të gjithë ata pjesëtarë të personelit shëndetësor të cilët humbin jetën në këtë luftë me këtë armik të padukshëm
-Të bëhet sigurimi i jetës së personelit shëndetësor, me qëllim që familjet e tyre të mund të vazhdojnë jetën edhe pas fatkeqësive të mundshme në këtë luftë.
-Rritje të vlerësueshme e trajtimit financiar të personelit shëndetësor.
-Personeli shëndetësor të çdo niveli t’i sigurohen të gjitha kushtet optimale në punë për parandalimin e infeksionit sipas të gjitha standardeve kombëtare dhe ndërkombëtare.
Shkresa e mjekëve e cila ka katër pika është firmosur nga Anika Dokle (vajza e deputetit Namik Dokle), Arjan Harxhi, Arjan Mezini, Artan Distafa, Alfred Gega, Alban Dibra, Gentian Stroni, Alketa Hoxha, Arvin Dibra, Amarildo Belshi, Alert Xhaja, Altin Kuqo e të tjerë.
Mbetet për t’u parë nëse mjekët do të pranojnë të takohen me kryeministrin Edi Rama, edhe pse ky i fundit jo më larg se paraditen e sotme paralajmëroi se mjekëve do t’u rritet paga me 40%, duke marrë parasysh punën e tyre gjatë pandemisë së koronavirusit.
(a.b.k.m./dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në vend janë shënuar 3 viktima dhe 121 raste të reja me koronavirus. Në njoftimin zyrtar, Ministria ka bërë...
KUKËS- 8 fëmijë të lagjes “kodra e Kukës” në fshatin Plan i Bardhë në Bashkinë Klos vijojnë të shkojnë në shkollë në këmbë edhe pse duhet të zbresin deri n...
KUKES– Pasi iu dha masa e arrestit të shtëpisë Fjolla Morina më në fund është bërë e gjallë.Këngëtarja ka postuar një foto në instastory ku shihet së bashku me ...
GJIROKASTER– Policia e Gjirokastrës njoftoi sot se ka arrestuar një 66-vjeçar banues në Palokastër, Gjirokastër, pasi dyshohet të jetë autori i dhu...
TIRANË- 6 shtetas shqiptarë janë arrestuar në flagrancë ditën e sotme dhe 1 tjetër është shpallur në kërkim. Policia bënë të ditur se kanë rënë në pranga s...
TIRANË- Nis nga e para gjykimi për ish-truprojën e Sali Berishës, Izet Haxhinë, i cili akuzohet si bashkëpunëtor në vrasjen e deputetit të Partisë Demokrat...
MAT– Policia e Matit ka proçeduar penalisht shtetasit A.S., 25 vjeç, dhe A. K., 51 vjeç, të dy banues në Burrel pasi kanë ushtruar aktivite...
TIRANE– Ditën e sotme në emisionin “Shqipëria Live” ishte në një lidhje të drejtpërdrejtë Ilaz Laskaj nga Peshkopia, i cili ka dy gra. Në vitin 2001 Iliazi u ma...
TIRANE- Një e grua 67-vjeçare, e cila ka trokitur në studion e emisionit me “Zemër të Hapur”, ka apeluar ndihmë. “Dhimbje në shpirt”, shprehet ajo, “fëmi...
TIRANE-Policia e Shtetit ka vijuar kontrollin për masat për të parandaluar dhe goditur veprimtaritë kriminale në vend. Kështu gjatë 24 orëve kanë funksionuar 75...