LIVE UPDATES
Aktualitet

‘Më quajnë kurvë’, 67-vjeçarja rrëfen mes lotësh: Duan të më nxjerrin nga shtëpia, e kam zemrën copë, nuk më do

23 Shtator 2020, 12:51 Nga DOSJA
‘Më quajnë kurvë’, 67-vjeçarja rrëfen mes

TIRANE- Një e grua 67-vjeçare, e cila ka trokitur në studion e emisionit me “Zemër të Hapur”, ka apeluar ndihmë. “Dhimbje në shpirt”, shprehet ajo, “fëmijët nuk më duan, duan të më nxjerrin jashtë nga shtëpia, bashkëshorti ka rreth 20-vite që është larguar nga kjo jetë”.

Fatmira Koleci tregon sesi e humbi njërin prej djemve, i cili u vetëvar në Greqi, pas një debati me vëllezërit e tij. Ai ndërroi jetë në vitin 1998. 67-vjeçarja jeton me njërin prej djemve dhe nusen e tij, të cilët e keqtrajtojnë dhe duan ta nxjerrin nga banesa.

‘Balkanweb’ shkruan se në banesën ku jeton, Fatmira ka kontribuar për ta ndërtuar. “Ti nuk je nënë e mirë”, kështu i thotë djali dhe nusja, duke shkuar madje deri aty sa e quajnë “kurvë”, e ndërsa fëmijët e djalit e shohin shtrembër gjyshen.

Rrëfimi mes lotësh i të moshuarës:

Jam Fatmira Koleci, 67 vjeç, jam nëna e katër fëmijëve. Më kanë vdekur dy çuna. Njëri prej tyre 18 vjeç, në 1998 më vdiq djali u vetëvar në Greqi, ai jetonte me dy vëllezërit. Zihej shumë me vëllezërit e tij. Nuk e di për çfarë ziheshin me njëri tjetri. Çunat atëherë nuk na treguan se ishin zënë, por mua më treguan kushërinjtë. Unë tani jetoj me njërin nga çunat dhe nusen, burri vdiq para 20 vitesh.

Djali që jetoj unë me të punon saldator. Ndërsa nusja e ka fëmijën e vogël. Ky ka tre fëmijë, dy çunat e mëdhenj më shikojnë me sy të shtrembër, goca e vogël që është 6-vjeçe shkon edhe i vë dorën në fytyrë të atit që të pushojë kur zihet me mua. Më bëjnë presion gjatë gjithë kohës duan të iki nga shtëpia më thotë dil jashtë kësaj shtëpie, ti nuk je nëna jonë. Nusja që kam brenda më thotë ti vajzat e tua i ke kurva.

Goca e madhe u nda nga burri se ishte pijanec dhe kjo shkonte punonte nëpër shtëpira, por djemtë e mi thonin që ka shkuar punon prostitutë. Djemtë nuk i flasin vajzës edhe mua më thonë se ti je kurvë si vajzat. Kur erdhi vajza njëherë te mua ata filluan ta shanin dhe i thonë që ti ke bërë kopila. Unë para vitit të ri bëra një krevat, ma bleu goca, dhe jetoj vetëm në një dhomë, gatuaj vetë një shishe qumësht.

Edhe ai që jeton në Greqi më thotë ti je nënë e keqe, ti nuk je nënë. Nuk më duan, nuk di çfarë të bëj, ku të shkoj, sepse kur punoja ata më donin, tani që nuk punoj nuk më do njeri. Më ushtrojnë dhunë psikologjike dhe fizike, mbrëmë debatuam, ai më thoshte ik nga shtëpia mos të të shikoj këtu, më thoshte do marr djalin tjetër në Greqi që të të thotë edhe ai të zhdukesh. Nuk di ku të shkoj, erdha te ju për ndihmë.

Nuk jam ulur kurrë të bisedoj me djalin, sepse zemra ime është bërë copa, nuk ngjitet më. Vetëm ata e dinë se çfarë kanë me mua. Nusja gatuan, por unë nuk ha nga ata se nuk më japin mua, unë ha veç, nuk ulem në tryezë me ata. Herë më ftojnë në tryezë, herë jo.

Unë me këdo i qaj hallet, por askush nuk më rri afër, vetëm dy gocat më qëndrojnë afër. Njëra nga gocat që këta e dhunojnë psikologjikisht më thotë mos ki turp për të shprehur hallet. Gjërat nuk përmirësohen më me djalin, sepse unë i kam turpëruar ata se dola në televizor. Unë kam frikë të kthehem sërish aty.

Vajza e 67-vjecares: Unë si vajza e asaj dua të di çfarë kërkojnë nga nëna. Unë kam folur, kryefjala e vëllezërve të mi është ofendimi dhe fjalët e pista ndaj nënës dhe ndaj dy motrave. Shumën më të madhe të operacionit të nënës time e kam dhënë unë. Ata le të dalin publikisht të dy vëllezërit dhe të thonë çfarë kanë me nënën time. Kur interesi dhe injoranca të mbulon kjo do ndodhi.

Nëna ime kur ishte e fortë fizikisht ata e donin dhe tani nuk e duan më. Nuk e kuptoj çfarë kanë të dy vëllezërit. Unë jam paragjykuar nga vëllezërit për zgjidhjen e martesës. Nëna ime më shumë është kujdesur për ata. Unë dua që ata të tregojnë se çfarë kanë me nënën. Nëna është e moshuar, se di çfarë do bëhet me nënën time.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet histori e te moshuares histori e te moshuares

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet