LIVE UPDATES
Aktualitet

Donika Prela sulmon Policinë, kritikon miken e saj, Arta Markun (DOKUMENTI)

23 Prill 2019, 06:20 Nga DOSJA

Tiranë- Drejtuesja e Prokurorisë për Krime të Rënda, Donika Prela, është munduar të justifikojë dështimin e saj në krye të institucionit, duke sulmuar ashpër Policinë e Shtetit për mos-veprim, sidomos kundër korrupsionit, si edhe duke kritikuar Prokuroren e Përgjithshme të Përkohshme, Arta Marku, për zvogëlimin e numrit të prokurorëve në varësi të saj.

Në raportin vjetor për vitin 2018, Donika Prela shkruan se: “Ka një mungesë bashkëpunim konstruktiv mes prokurorisë dhe strukturave të policisë, të sektorëve përkatës në nivel qëndrorë si dhe me disa drejtori të policisë vendore”.

Sipas Prelës, “Ka mungesë të referimeve serioze (nga Policia e Shtetit) për kryerjen e hetimeve proaktive për grupe të strukturuara kriminale, vepra penale të trafikimit të narkotikëve, njerëzve etj”.

Duke vijuar më tej, Prela shkruan se: “Evidentohet në shifra minimale referimi i veprave penale të korrupsionit të zyrtarëve të lartë dhe të zgjedhurve vendorë me 3 referime dhe në sistemin e drejtësisë 7 referime edhe këto me mangësi në të dhëna, megjithëse shihet si një domosdoshmëri në luftën kundër ketij fenomeni mjaft shqetësues”.

Për këtë kategori subjektesh –deklaron Prela – mungon roli aktiv i strukturave përkatëse të policisë së shtetit, për të kërkuar dhe mbledhur informacione për veprat penale të korrupsionit me qëllim regjistrimin e procedimeve penale dhe kryerjen e hetimeve proaktive”.

Zyrtarja që ka bllokuar hetimet për zyrtarët e lartë, të evidentuar si bashkëpunëtorë të grupeve kriminale, sidomos për vjedhjen e votave gjatë vitit 2017, vijon serinë e kritikave ndaj Policisë së Sandër Lleshaj.

“Megjithëse e kemi ngritur si shqetësim në të gjithë analizat e punës, takime me drejtues të policisë shtetit, deri tani nuk është krijuar një seksion i veçantë për korrupsionin e zyrtarëve të lartë dhe funksionarëve të drejtësisë, e cila do i përgjigjej dhe organizimit të seksionit përkatës që ka kjo prokurori për veprat penale të korrupsionit, strukturë e cila do të sillte një bashkërendim më të mirë dhe identifikimin e rezultateve konkrete për këto vepra penale duke pasqyruar rezultate vetëm për këtë kategori veprash penale”.

Kritikat e Prelës vijojnë edhe për mos-angazhimin e strukturave policore në kryerjen e veprimeve të posaçme hetimore kundër grupeve kriminale.

Kjo prokurori ka domosdoshmëri përdorimin e metodave speciale të hetimit, siç janë kryerja e përgjimeve, nepërmjet interceptimit të telefonave, përgjimet në vënde publike dhe private, veprimet simuluese, infiltrimi i punonjësit të policisë, etj, ku, për fat të keq, dy mjetet e fundit janë përdorur vetëm në dy raste përgjatë vitit 2018”.

Në vijim, Donika Prela, duke synuar të justifikojë dështimin e saj spektakolar, i kundërvihet edhe drejtueses së saj, Kryeprokurores së Përkohshme, Arta Marku, megjithëse në një formë disi më indirekte, duke mos e përmendur me emër të përveçëm.

“Në uljen e shpejtësisë në hetime pranë kësaj prokurorie –shprehet Prela- ndikim ka patur dhe fakti që, duke filluar nga muaji qershor 2018, me largimin e prokurorit H.L, dhe me pas në vijimësi me largimin e katër prokurorëve të tjerë, duke u caktuar në detyra pranë Prokurorive të Rretheve Gjyqësore, prokuroria e krimeve të rënda ka ushtruar veprimtarinë e saj me 5 (pesë ) prokurorë më pak në organikë”, shkruan Donika Prela.

Gjatë vitit 2018, nuk ka pasur asnjë shkarkim të prokurorëve të Krimeve të Rënda. Katër largimet, të cilat i referohet Donika Prela, janë realizuar me firmën e kryeprokurores së Përkohshme, Arta Marku. Ndër të lëvizurit nga Arta Marku ishin Elizabeta Imeraj, e cila u caktua si drejtuese e Prokurorisë së Tiranës; si edhe transferimet e paligjshme të Besim Hajdarmataj në Pogradec, Olsian Çelës në Berat dhe Sonila Muhametaj në Pukë.

Marrë nga Bold News

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arta marku donika prela krimet e renda miqësia prela marku arta marku donika prela krimet e renda miqësia prela marku

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj