LIVE UPDATES
Bota

Dorëheqja e Guvernatorit të Nju Jorkut, Andrew Cuomo, qëndrimet pro dhe kundër

11 Gusht 2021, 18:19 Nga DOSJA
Dorëheqja e Guvernatorit të Nju Jorkut, Andrew Cuomo, qëndrimet

SHBA-Pas një dekade në krye të shtetit të Nju Jorkut, Guvernatori i Nju Jorkut Andrew Cuomo njoftoi se po jep dorëheqjen, pas akuzave se kishte ngacmuar seksualisht të paktën 11 gra. Më parë zoti Cuomo u kishte rezistuar thirrjeve për dorëheqje, edhe pasi Prokurorja e Përgjithshme e Nju Jorkut publikoi një javë më parë rezultatet e një hetimi që konfirmonin se ai ishte sjellë në mënyrë të papërshtatshme.

Dorëheqja e zotit Cuomo është një rënie spektakolare për dikë që vjen nga një dinasti politike amerikane dhe kishte ambicje edhe më të mëdha. Vetëm një vit më parë ishte fytyra e luftës ndaj Covidit në Nju Jork. Dorëheqja e tij ishte nxitur jo vetëm nga kundërshtarët e tij por edhe nga aleatët politikë. Ai tha se po tërhiqej për të mirën e Nju Jorkut.

“Mendoj se duke pasur parasysh rrethanat, mënyra më e mirë se si mund të ndihmoj tani është të largohem dhe të lejoj qeverinë t’i kthehet qeverisjes. Dhe këtë do të bëj”, tha zoti Cuomo.

Disa njujorkezë u kapën në befasi nga vendimi i tij edhe pse legjislatura shtetërore po ushtronte haptazi presion për ta hequr atë nga detyra përmes procedurës së shkarkimit.

“Sinqerisht, jam tepër i befasuar, por nga ana tjetër kjo tregon mungesën e transparencës në qeverisjen tonë. Jam po aq i habitur sa edhe i tronditur me vendimin që ai mori. Them se ndoshta mund të ishte përpjekur ta luftonte, por unë mendoj se u tërhoq me fisnikëri”, thotë Miguel Jurado, banor i Nju Jorkut.

“Po u befasova pak, sepse mendoj se ai edhe me ngacmimet seksuale, do të vazhdonte akoma. Pra, jam e kënaqur që të paktën dha dorëheqjen”, thotë Brenda Zimmer, banore e Nju Jorkut.

Pavarësisht dorëheqjes zoti Cuomo vazhdoi të mohonte se ai nuk i kishte respektuar gratë me qëllim dhe tha se akuzat ishin sulme “të motivuara politikisht” kundër tij.

“Unë përqafoj dhe puth njerëz kur i takoj, qofshin gra dhe burra. E kam bërë atë gjithë jetën time. Kështu kam qenë gjithmonë. Në mendjen time, kurrë nuk kam e kaluar kufirin me askën. Por nuk e kisha kuptuar se si kanë ndryshuar normat. Ka ndyshime brezash dhe kulturore që thjesht nuk i vlerësova sa ç’duhej dhe duhet ta kisha bërë. Nuk ka justifikim”, tha zoti Cuomo.

Avokatja e njërës prej akuzueseve, Gloria Allred tha se ai kishte bërë mirë që dha dorëheqjen.

“Nuk është më e pranueshme të prekësh gratë në asnjë pjesë të trupit të tyre, fytyrë apo në pjesët private. Nuk është e pranueshme në vendin e punës, dhe as jashtë vendit të punës. Ai e dinte këtë, kur e bëri një gjë të tillë. Ishte marrje në sy e rrezikut në nivelin më të lartë “, tha ajo.

Presidenti Biden tha se e respektonte vendimin e Guvernatorit Cuomo dhe se megjithëse mendonte se kishte bërë punë të mirë në drejtime të tjera, ishte vendimi i duhur.

“Gratë duhet të besohen kur bëjnë akuza që janë të mbështetura me fakte dhe të vërtetuara nga hetimi. Ata u hetuan dhe u përcaktua se ajo që ato thanë ishte e saktë”, tha ai.

Prokurorja e Përgjithshme e Shtetit të Nju Jorkut, Letitia James tha javën e kaluar se gratë që kanë akuzuar akuzuar zotin Cuomo ishin punonjëse dhe ish -punonjëse të shtetit të Nju Jorkut.

Falë dorëheqjes së zotit Cuomo, shteti i Nju Jorkut do të drejtohet për herë të parë nga një grua, zëvendës guvernatorja Kathy Hochul, një 62-vjeçare ish-anëtare e Kongresit./VOA/

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota dorehiqet andrew cuomo kathy hochul letitia james dorehiqet andrew cuomo kathy hochul letitia james

Sondazh

Poll

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë