LIVE UPDATES
Bota

BBC Zbulon operacionet e fshehta të mercenarëve të paguar rusë në Libi

11 Gusht 2021, 17:29 Nga DOSJA
BBC Zbulon operacionet e fshehta të mercenarëve të paguar

SHBA– Një investigim i BBC-së ka zbuluar disa operacione të fshehta të mercenarëve rusë në luftën civile në Libi, që tregon lidhjet me krimet e luftës dhe ushtrinë ruse. Një tablet Samsungu që la pas një luftëtar i grupit mercenar rus Wagner, zbulon rolin e kësaj organizate, si dhe emrat e koduar të luftëtarëve të cilët mund të gjurmohen tani.

BBC shkruan se janë gjetur pajisje të avancuara ushtarake të Ëagnerit, për të cilat ekspertët thonë se mund të jenë të një baze e ushtrisë ruse, por Moska zyrtare kategorikisht mundohet të mohojë se qëndron pas këtyre mercenarëve. Ky grup për herë të parë është identifikuar në vitin 2014, kur përkrahu separatistët prorusë në konfliktin në lindje të Ukrainës. Prej asaj kohe është përfshirë në shumë ngjarje në rajon, përfshirë Sirinë, Mozambikun, Sudanin dhe në Afrikë.

Luftëtarët e Wagnerit u shfaqen në Libi gjatë vitit 2019, kur iu bashkuan forcave të grupeve rebele të gjeneralit Khalif Haftar, pas sulmeve të kryera ndaj qeverisë në Tripoli. Megjithatë ky konflikt i armatosur ishte ndërprerë në vitin 2020. Ky grup njihet për sekretet. BBC ka arritur të takoj dy ish-pjesëtarë të kësaj njësie. Kanë zbuluar se çfarë lloje të njerëzve i bashkohen Ëagnerit, si dhe mungesën e kodit sa i përket sjelljeve. Nuk ka dyshim që ata vrasin të burgosurit, pasi që ish-një ish-luftëtar këtë e ka pranuar haptazi: “askush nuk dëshiron të mbajë gjallë dikë që duhet ta ushqejë”.

Në dokumentarin e BBC të transmetuar në gjuhën arabe dhe atë ruse me titull “Mercenarët rusë të Haftarit: Brenda grupit Wanger”, tregohen dëshmi për dyshimet për krime lufte dhe vrasjen e qëllimshme të civilëve. Një banor nga Libia, e përshkruan se si ishte shtirur si i vdekur derisa po ia vrisnin familjarët. Dëshmia e tij ka ndihmuar BBC-në të identifikojë një vrasës. Duke e përshkruar edhe një krim të mundshëm të luftës, ushtari i qeverisë libiane, gjithashtu kujton momentin kur bashkëluftëtari i tij u dorëzua para mercenarëve të Wagnerit, por se ishte goditur dy herë me plumba në gjoks. Prej asaj kohe nuk e pa më si dhe tre miqtë tjerë që ishin zënë asokohe nga pjesëtarët e Ëagnerit. Tableti i Samsungut, gjithashtu ofron dëshmi për përfshirjen e mercenarëve dhe vënien e minave në zonat e banuara me civilë.

Vënia e minave pa ndonjë shenjë paralajmëruese përbën krim të luftës. Tabletin e harroi një luftëtar i panjohur i Ëagnerit, pasi që ekipi i tij u tërhoq nga rajoni në jug të Tripolit në pranverën e vitit të kaluar. Në të përshkruhen edhe hartat e linjave të frontit që janë shkruar në gjuhën ruse, që konfirmojnë prezencën e Wagnerit që kishin qasje në operacione të ndryshme. Ekzistojnë video të dronëve dhe emra të koduar të luftëtarëve të Wagnerit, ku njëri prej tyre është identifikuar nga BBC. Ky tablet tani është në duart e sigurta. Përshkrimi i detajuar i pajisjeve ushtarake dhe armëve, përmenden në një dokument prej dhjetë faqeve që BBC-së ia ka dhënë një burim brenda inteligjencës së Libisë. Në dokument gjithashtu tregohet se kush financon dhe përkrah operacionet e Wagnerit.

Në artikullin e BBC, është përshkruar edhe materiali i nevojshëm për “kryerjen e detyrave ushtarake”, përfshirë katër tanke, qindra pushkë automatike AK-47 si dhe pajisje të avancuara për radarë. Një analist ushtarak ka thënë për BBC se armatosja e tyre bëhet në ushtrinë ruse, e një ekspert tjetër që merret me analizimin e grupit Ëagner, ka thënë se të gjitha përshkrimet tregojnë se është i përfshirë Dmitri Utkin. Ai është një person që dikur ishte pjesë e inteligjencës ruse, për të cilin besohet se themeloi Ëagnerin. BBC ka tentuar ta kontaktoj Dmitri Utkinin, por ai ka refuzuar të flet. Analiza e përshkrimit bazuar në dokumentet në veçanti “Evro Polis”, tregon për përfshirjen edhe të Jevgeni Prigozin, biznesmeni rus i afërt me presidentin Vladimir Putin.

Ministria amerikane e Financave kishte sanskionuar Evro Polisin në vitin 2018, duke e cilësuar si një kompani ruse që ka për detyrë të mbroj fushat siriane të naftës që janë nën pronësi apo nën kontroll të Jevgeni Prigozin. Hulumtimet e gazetarëve perëndimorë lidhin Prigozinin me Wagnerin, por ky biznesmen gjithmonë ka mohuar çfarëdo lidhje që mund të ketë me ta. Në anën tjetër, ministria e Jashtme e Rusisë ka deklaruar për BBC se po “bëjnë gjithçka që të arrihet paqja dhe të gjendet një zgjidhje politike e krizës në Libi”. Zyrtarisht Ëagneri nuk ekziston, por besohet se rreth 10.000 njerëz të paktën një herë kanë qenë pjesë e operacione të Wagner që kur u shfaq në luftëra në anën e separatistëve prorusë në lindje të Ukrainës gjatë vitit 2014. Vlerësohet se rreth 100 njerëz të Wagnerit kanë luftuar me gjeneralin Khalif Haftar në Libi gjatë periudhës 2019-2020.

Marrë dhe përshtatur nga BBC

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota investigimi i bbc wagner investigimi i bbc wagner

Sondazh

Poll

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë