Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Kjo shkatërrirë ka qënë shkolla ku unë dhashë mësim shumë e shumë vite përpara. Sa mbarova universitetin më degdisën në malet e Gorës,mes mjerimit,varfërisë e urisë. Por populluar nga njerëz bujarë,që na mbanin në shtëpitë e tyre për të fjetur e kur ndonjëherë therrnin ndonjë pulë që e rrisnin fshehur,na jepnin ndonjë tas me supë me kofshën brenda në të.
Kjo pamje nuk më mërzit,më gëzon. Se një shkollë rronitet kur nuk ka nxënës. E mes atyre skérkave për fat jetojnë veç ca pleq që nuk kanë ku shkojnë nga pamundësia. Të tjerët prej vitesh janë rregulluar nëpér botë,në Durrës e Tiranë.
Pamja e shkollës sot rrëfen se velçanakët ikën drejt jetës më të mirë si kërkuesit e arit drejt Alaskës. U turrën me një boçe rrobash e nuk erdhën më.
Shkolla është si foleja e zogjve. Kur ata nuk rikthehen foleja te ballkoni na bije ndër këmbë. Pezmatohemi pak,por e dimë që diku tjetër ka nisur jetë foleja e re.
Shkolla u vidhis si vetë ngrehina komuniste. Zuri plot poshtë vetes,por shumica shpëtuan. Nxënësit e mij më bëjnë mesazhe nga Londra,Parisi,New Yorku,Roma,Athina. Gëzohem sikur të ishin fëmijët e mij. Prita 7 marsin që të postoja këtë foto. E kisha prej muajsh,por sot dua të uroj gjithë ish-nxënësit. Janë të rritur,baballarë sot,por i kam ndër sy të vegjël,të vegjël fare. Gëzohuni që shkolla e vjetër na la. Në se shkon ndonjë prej jush këto kohë atje jepini kazmën e fundit dhe bëjeni lëndinë atë pjesë. E mbi të vendosni një dërrasë me mbishkrimin:”Këtu shkonin në shkollë ata që nuk kishin një vakt bukë e ata që vishnin gazeta poshtë tutave që mos i sëmurte era e dimrit të egër!”
Shkolla ime pas ca vitesh nuk do jetë më mbi tokë. Do jetojë tek mendja ime si zgjua bletësh,mbushur me harenë e moshës të qindra fëmijëve. Ende më gumëzhin koka prej asaj zhurme që ia kalon dhe uverturës së ujëvarave më të famshme…
(a.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Ligji mbi dekriminalizimin e politikës erdhi pas një nisme të opozitës dhe suksesi ishte i padiskutueshëm. Menjëherë u evidentuan një numër politik...
TIRANË- Koncesioni i sterilizimit të mjeteve kirurgjikale mund të konsiderohet si një nga çështjet e nxehta në duart e qeverisë shqiptare, por edhe ...
Kur dramaturgu gjerman Bertolt Brecht shkroi, “I gjithë pushteti vjen nga populli,” ai vijoi këtë duke shtruar një pyetje të rëndësishme: “Por nëse vjen nga pop...
Edhe 24 orë na ndajnë, nga një miting-manifestim, të shumëdiskutuar, që Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka thirrur ditën e hënë, në qendër të Tiranës.– Ilir...
Dje nga nga skena e Kongresit të Rilindjes Edi Rama iu hakërrye dhe kërcënoi emigrantët shqiptarë, se do i gjëmonte deri në fund të botës për të kërkuar se ku i...
TIRANË- Rrufe në qiell të hapur. Kështu ishte deklarata e Bashkisë Tiranë që lajmëroi tërheqjen nga projekti i ndërtimit të Teatrit Kombëtar me Partneritet...
Tiranë- Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Dedja, i bashkohet marshimit të presidentit Ilir Meta që do të mbahet ditën e nesërme kundër qeverisë, të ci...
TIRANË- Nuk e di se çfarë është bërë në fushat e tjera sepse këtu është fjala për ngjarje që kam qenë vetë i pranishëm dhe i kam parë me sytë e mi d...
TIRANË- Pavarësisht se për çfarë akuzohet Henri Çili, do të jetë gjykata ajo që do të vërtetojë, ose jo, fajësinë e tij. Për mua, ajo që më k...
Unë Henri Çilin nuk kam shok. Nuk kam punuar asnjëherë me të dhe në të shumtën e rasteve nuk kam qenë fare dakord me qëndrimet e tij politike. Por kjo nu...