LIVE UPDATES
Insights

SHËNIM/ Rrëzimi i ligjit Fusha, e fitojmë apo e humbasim godinën e teatrit

1 Mars 2020, 10:59 Nga DOSJA
SHËNIM/ Rrëzimi i ligjit Fusha, e fitojmë apo e humbasim

TIRANË- Rrufe në qiell të hapur. Kështu ishte deklarata e Bashkisë Tiranë që lajmëroi tërheqjen nga projekti i ndërtimit të Teatrit Kombëtar me Partneritet Publik Privat dhe njoftoi ndërtimin me lekët e buxhetit të shtetit. Edhe kundërshtarët më të flaktë të bashkisë nuk e besuan atë deklaratë. Të gjithë mbetën të shokuar, e më pas nisi euforia. Nga sheshi i teatrit ku për gati dy vite ka nisur një protestë (që siç thonë protagonistët: do mbyllet kur godina të mos jetë e rrezikuar nga shembja), nisi festa. Vetë protagonistët në media e më pas në deklartë zyrtare e quajtën fitore dhe një tërheqje të bashkisë. “Qeveria dhe Bashkia me një deklaratë të mekur pranuan dështimin për të çuar deri në fund projektin kriminal për të shembur Teatrin Kombëtar”, shkruhej në deklaratën e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, e aktivistë të saj thonin se bashkia u tërhoq falë protestës së tyre.

Por kur kishin kaluar vetëm disa orë nga deklarata e Bashkisë Tiranë, që ishte thjesht një zotim, se nuk kishte një vendim, foli vetë kryetari. Numri 1 i Tiranës, Erion Veliaj shkroi se ishin plotësuar kërkesat teknike të artistëve jo militantë. “Komuniteti i artistëve jo-militantë ? kishte më shumë kërkesa teknike dhe kërkonte kalendar më të shpejtë punimesh se ç’ishte në gjendje të ofronte privati. Në këto kushte Qeveria Shqiptare dhe Bashkia Tiranë do ta ndërtojnë vetë Teatrin e Ri Kombëtar ? – më shpejt e me gjithë teknologjitë ekstra për skenën!???”, ishte postimi i Veliajt. Por qytetari i parë i Tiranës, nuk tregon se cilat janë këto kërkesa të artistëve, kush janë këta artistë jo militantë, e si do e bëjë teatrin më shpejt dhe më e rëndësishmja nga do dalin lekët.

KU DO GJENDEN PARATË?

Për Veliajn përgjigja është e thjeshtë: Do i kërkojmë në qeveri. Po qeveria ku do i gjejë? Sipas asaj që ka thënë vetë Veliaj dhe Edi Rama  më parë, për të bërë teatër të ri lekë nuk ka. Në mijëra deklarata në dy vite, qysh në nisje të protestës të artistëve, Rama, Veliaj e çdo funksionar tjetër përbetoheshin se nuk kishin lekë dhe kishin gjetur idenë gjeniale: Ndërtimin me PPP. Ata gjetën dhe firmën qe do e ndërtonte, do ishte e famshmja Fusha sh.p.k. Kjo firmë kishte 198 metra tokë në rrëzë të Teatrit Kombëtar Eksperimental e do ishte bujare e madhe dhe do e falte atë, do ndërtonte teatrin 30 milionësh dhe në këmbim do merrte vetëm 6 kulla pas godinës ku artistët do merrnin duartrokitjen e spektatorëve. Kur deri dje nuk kishte para, 30 milionë Euro, ku do i gjejë sot bashkia e qeveria? Sepse Veliaj pak kohë më parë ka thënë: “Buxheti i shtetit tonë nuk i ka 30 milionë euro për ta ndërtuar teatrin, ndaj kemi bërë këtë kompromis. Ne kemi ofruar pronat për t’i dhuruar qytetit një teatër”.

A jemi në një situatë më të mirë financiare pas tërmetit të 26 nëntorit? Si do e alokojë qeveria këtë fond kur në buxhetin e vitit 2020 (vit në të cilin Veliaj mendon nisjen e punimeve) nuk ekziston fare si projekt? A ështe kjo deklaratë një mashtim i Veliajt vetëm për të shembur Teatrin Kombëtar dhe për të mbyllur protestën e artistëve?

PROJEKTI

Në fotot e publikuara bashkëngjitur me postimin që njoftonte se bashkia do e ndërtonte vetë teatrin, Veliaj kishte zgjedhur ato të projektit të arkitektit nga Danimarka, Bjarke Ingels. Edhe pse mbi këtë projekt u hodhën dyshime se ishte i vjedhur (Veliajt nuk i bën çudi se dje tregoi foto të projektit të Kampusit Universitar që rezultuan të ishin as më shumë e as më pak të vjedhura nga një godinë ekzistuese në SHBA), kreu i bashkisë e ritregoi edhe njëherë se sa bukur do bëhet ajo zonë. Por harroi që një nga kërkesat e artistëve, aktivistëve, organizmave ndërkombëtarë dhe vetë ligjit special është gara e hapur për projekt. Prandaj pyesim: Pse Veliaj u tregon qytetarëve një projekt që është në kundërshtim me ligjin (Ligji special në ndryshimet e fundit kërkon garë të hapur për projekt) dhe pse nuk lejon garën e hapur të marrin pjesë dhe studiot e tjera projektuese? Pse ngulmohet tek projekti Bjarke Ingels, i cili ka hedhur dyshime në vijim e idesë së vet për të ndërtuar teatrin në Shqipëri?

LIGJI SPECIAL

Qeveria e nxitur nga bashkia, për të përforcuar idenë e mos pasjes së 30 milionë eurove për të ndërtuar një teatër, arritën të gjenin 71 deputetë për të votuar një ligj special me procedurë të përshpejtuar në Kuvend. Ligji i votuar në një mbrëmje korriku mes protestash nga artistët e qytetarët, i jepte kompanisë Fusha sh.p.k të drejtën e ndërtimit të teatrit dhe çdo projektues tjetër mund të ngrohej në diell. Me arrogancë dhe krenari njëkohësisht dyshja qeveri-bashki, tregoi të gjithë planin (vetëm ndërtimin e kullave pas teatrit jo) dhe njoftoi se kishte gati çdo gjë, por vetëm procedurat po e pengonin. Por këto procedura e kanë penguar qeverinë e bashkinë për 2 vite të shembte godinën e teatrit të ndërtonte aty godinën moderne që ishte kërkuar nga artistët. Por dyshimet janë se kjo shtyrje e prishjes është bërë për shkak të protestës së artistëve dhe aktivistëve. Por kur Tirana ka humbur dy vite dhe nëse do ishin paratë në buxhetin e shtetit, pse u bë ligji special, u mor me dhunë Bjarke Ingels nga Danimarka për t’ju hedhur hi syve qytetarëve se teatri po bëhej me të huaj (ndërkombëtarë)?

GJYKATA KUSHTETUESE

Ligji special i pagëzuar me emrin Fusha, është rrëzuar dhe ai që e hodhi poshtë këtë ligj është vetë ai që e kërkoi, Erion Veliaj. Me të njëjtën arrogancë që mbështeti ligjin, po me të njëjtën arrrogancë njoftoi edhe ndërtimin me lekët e shtetit. Por kreu i Bashkisë Tiranë nuk tha asnjë fjalë për ligjin Fusha, nuk tregoi se ligji është tashmë në Gjykatë Kushtetuese. Në Kushtetuese, ligji është dërguar nga Presidenti Ilir Meta dhe pritet shqyrtimi nga kjo gjykatë. Nëse nesër Veliaj vendos prishjen e Teatrit Kombëtar, dhe pak muaj më vonë Gjykata Kushtetuese rrëzon ligjin Fusha, kush do mbajë përgjegjësi? Pse nuk pritet vendimi i Kushtetueses për të sqaruar njëherë e mirw situatën me teatrin? Kush do kompensojë çdo shpenzim për shembjen e jashtëligjshme të godinës? Kush do e kthejë sërish në këmbë godinën për të zbatuar vendimin e Kushtetueses?

KËRKESAT E ARTISTËVE

Artistët janë ndarë në dy kampe. Ata që duan shembjen e Teatrit Kombëtar, e të tjerë që duan ruajtjen dhe shpalljen e godinës monument kulture. Por në një pikë artistët bien dakord, që godina ekzistuese nuk i plotëson të gjitha kushtet për të punuar. Artistët bëhen bashkë dhe në një pikë tjetër, ruajtjen e truallit aq metra sa është tani. Por bashkia ende nuk e ka sqaruar sa metra do ndërtohet teatri i ri, çfarë do bëhet me projektin e kullave dhe truallin aty. A është anuluar projekti i kullave, çfarë do bëhet me parkimin pas teatrit dhe zonën përreth. Si do zhvillohet e gjithë zona aty dhe a ka një projekt tjetër për ndërtim kullash?

TËRHEQJE NË GJYSMË DRITË

Bashkia Tiranë kohët e fundit po reklamonte vijimin e projektit të ndërtimit të teatrit me Fushën. Ajo thoshte që kishin rënë në ujdi dhe shumë shpejt qytetarët do duartrokisnin artistët në godinën e re. Gjatë verës hoqën materialet e skenës dhe gërmat për të mos identifikuar godinën si Teatër Kombëtar. Gjatë muajit gusht propaganda qeveritare, pas një tentative për të marrë zotërimin e godinës nga brenda (por dështuan se që prej verës protestuesit janë zotërues të saj) nisën renditjen e argumenteve të tyre që godina duhej shembur e në shtator ajo zonë do ishte kantier ndërtimi. Por shtatori kaloi, kaloi dhe dhjetori e shkurti dheTeatri Kombëtar qëndron në këmbë e vështron çdo lëvizje nga të gjitha kampet. Teatri pa dhe tërmetet e njëpasnjëshme që goditën Shqipërinë, përbuzi dhe gjithë inxhinierët që firmosën vdekjen e tij, nëse lëkundja do ishte më shumë se 5 rihter. E sërish rikthehemi  në fillim: Ku do gjenden lekët për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar?

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

opinione opinione shembja e teatri kombetar shembja e teatri kombetar

Sondazh

Poll
Insights 27 Shkurt 2020, 08:00

Si fjeti mbrëmë ministrja e Drejtësisë?

KANADA- Vrasjet e grave mund të parandaloheshin nëse ministrja e Drejtësisë do të ishte më e përkushtuar në detyrën e saj funksionale sesa të merrej me statuse ...

Insights 26 Shkurt 2020, 13:18

Analiza kosto-përfitim që kërkon përgjigje

TIRANË-Italia po zbulon mesatarisht 100 të infektuar në ditë me coronavirus. Për ta thënë me fjalët e shefit të OBSH, “Dirtarja e mundësive për të përmbajt...

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen