LIVE UPDATES
Insights

Si fjeti mbrëmë ministrja e Drejtësisë?

27 Shkurt 2020, 08:00 Nga DOSJA
Si fjeti mbrëmë ministrja e Drejtësisë?

KANADA- Vrasjet e grave mund të parandaloheshin nëse ministrja e Drejtësisë do të ishte më e përkushtuar në detyrën e saj funksionale sesa të merrej me statuse rrjetesh sociale apo të vraponte nga liqeni me ambasadorë. Si një grua, do duhej të kishte bërë diçka e të mbetej në histori si zyrtare me ndjeshmëri të lartë sociale, jo vetëm personale. Dhuna në familje, vërtet fillon brenda mureve të shtëpisë, por ne e dimë se muret kanë vesh. Ministrja e Drejtësisë duhet te angazhohet në fushata për rritjen e ndërgjegjes qytetare për të raportuar rastet e dhunës. Jo gjithmonë viktimat e denoncojnë atë që në fillim. Ato kanë frikë dhe falin shpejt në emër të madhështisë së qënies grua.

Ministrja e Drejtësisë duhet të insistojë në garantimin e konfidencialitetit në mënyrë që raportuesit të mos e pësojnë prej agresorëve. Të afërmit e komshinjtë, qytetarët e të tjerë kanë nevojë të kenë besim në strukturat e shtetit. Askush nuk do dëshironte të bëhej sebep i përshkallëzimit të krimit. Ministrja e Drejtësisë duhet të ngrejë zërin në mbrojtjen e viktimave të dhunës dhe të mbijetuarave duke advokuar dhe siguruar shërbimet më të mira për to. Nuk mjafton një krevat për një natë që një grua të shpëtojë nga dhunuesi. Lipset një plan i detajuar dhe i stërgjatur deri në sistemimin përfundimtar. Shteti i lë viktimat në dorë të fatit. I hedh në rrugë me papërgjegjshmëri dhe pandjeshmëri totale, ndërkohë që agresori shëtit i lirë.

Ministrja e Drejtësisë duhet të kursejë nga buxheti i institucionit duke filluar me qëndrimet e saj në hotele më të lira e t’i investojë këto para në krijimin e qendrave të mbrojtjes së grave e fëmijëve të tyre. Një qendër në kryeqytet nuk përballon numrin e madh të viktimave të dhunës. Sepse shteti shqiptar është duke prodhuar nga dita në ditë, përmes dështimeve të politikave sociale monstra brenda familjes. Ministrja e Drejtësisë, si një grua, duhet të ketë më tepër ndjeshmëri ndaj fëmijëve që rrezikohen të rriten pa nënë, duke këmbëngulur në dhënien e drejtësisë ndaj autorëve që në hapat e para të proceseve penale. Nuk është masë mbrojtëse të japësh një urdhër mbrojtjeje ku autori qëndron në të njëjtën shtëpi me të drejtën për të përdorur të njëjtën kuzhinë. Tingëllon kaq qesharake dhe njëkohësisht e rrezikshme dhe aspak mbrojtëse për gruan dhe fëmijët.

Ministrja e Drejtësisë duhet t’i ushtrojë mirë funksionet e saj në tryezat e rrumbullakta e të kërkojë seriozitet e zbatim të ligjeve nga të gjithë anëtarët e mekanizmave të mbrojtjes së të drejtave të viktimave. Këto tryeza të mos shërbejnë vetëm për socializim mes kolegësh. Ministrja e Drejtësisë duhet t’i shfrytëzojë takimet me ambasadorët për të thithur grante në dobi të të drejtave të viktimave të krimit, në mënyrë që ligji të funksionojë ashtu siç shkruhet në letra. Ambasadorët zor se do t’i rezistonin një kërkese të tillë. Ministrja e Drejtësisë nëse nuk ka lot të derdhë për fëmijët e mbetur sot e dje pa nënë, t’i vijë turp kur të dalë me buzët vesh më vesh e të flasë për sukseset e drejtësisë.

Ministrja e Drejtësisë duhet të dijë se drejtësia nuk është reforma e famshme. Reforma është veç një instrument ndëshkimi në kërkim të kokave të turkut. Drejtësia nuk ka të bëjë vetëm me autorët. Drejtësia është e lidhur me të harruarit prej saj-viktimat. Nëse të drejtat e viktimave dhe të mbijetuarve respektohen dhe zbatohen me prioritet atëherë drejtësia do të jetë në rrugën e duhur. Drejtësia nuk ekziston nëse viktimat harrohen pas 3 ditësh nga shteti, për t’u kujtuar vetëm nga ata që zemrën e kanë të shqyer prej dhimbjes.

Si fjete mbrëmë ti Etilda? Në ç’nënkresë të butë hoteli luksoz e mbështete kokën? A të shkoi ndër mend vallë se në të njëjtën orë kur ti ëndërroje, qindra gra nuk vunë gjumë në sy prej frikës se të nesërmen nuk do t’i hapnin më. Ndërsa ti Etilda i hape sytë sot në mëngjes, pive kafenë e qetë, krehe flokët me kujdes, vendose buzëkuqin e preferuar, mbathe këpucët me taka dhe zbrite ashensorin me bodyguard shoqëruar.  Ule pak kokën Etilda, jo për të parë shkëlqimin e këpucëve të tua, por të mendohesh se nga t’ia fillosh nga puna në mbrojtjen e grave, nënave dhe fëmijëve.

(Marrë nga FlasShqip.ca)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

opinione opinione burri vret gruan ne durres jeta dedja ministrja e drejtësisë vrasjet e grave ne shqiperi vriten moter e vella ne mirdite burri vret gruan ne durres jeta dedja ministrja e drejtësisë vrasjet e grave ne shqiperi vriten moter e vella ne mirdite

Sondazh

Poll
Insights 26 Shkurt 2020, 13:18

Analiza kosto-përfitim që kërkon përgjigje

TIRANË-Italia po zbulon mesatarisht 100 të infektuar në ditë me coronavirus. Për ta thënë me fjalët e shefit të OBSH, “Dirtarja e mundësive për të përmbajt...

Insights 23 Shkurt 2020, 07:50

A po na rrahin përditë me kamxhik?

Doja të shkruaja një status për ngjarjen e tmerrshme të shkollës së Fierit të kthyer në çerdhe pedofilie. Ngjarje për të cilën dikush duhet të mbante për...

Insights 23 Shkurt 2020, 06:14

PICOLO GRANDE AMORE…

Bëri bujë martesa e Fuatit atë dimër të egër të vitit 1975. U çuditën njerëzit jo që ai gjeti nuse,por që mori një vajzë yll. E gjatë,elegante,e qeshur,m...

Insights 22 Shkurt 2020, 20:45

Kur koncesionet cënojnë sigurinë kombëtare

TIRANË- Para tre apo katër vjetesh ish ministri i shëndetësisë Ilir Beqja shpalli nismën për të dhënë me koncesion laboratorët e analizave në spitalet publ...

Insights 22 Shkurt 2020, 18:16

Të rrosh a të mos rrosh në Toronto

Sapo kisha dalë nga një prej auditoreve të Ryerson University. Fakulteti i Shkencave Sociale kishte organizuar një trajnim disa ditor mbi parandalimin dhe ndërh...

Insights 20 Shkurt 2020, 20:44

Në vend të një testamenti

(R.I.P Dhjetor ’90 dhe Shkurt ’91. Ndoshta kështu mendojnë edhe shokët e mi të Dhjetorit ’90 dhe Shkurtit ’91)A mundemi ta ndryshojmë jetën tonë?A m...

Insights 20 Shkurt 2020, 15:23

Për bustin që nuk e rrëzuam kurrë

TIRANË– Më 20 shkurt 1991, unë isha 10 vjeç. Kam qenë gjithë sy e veshë për të dëgjuar nga të rriturit diçka më shumë, një koment apo përjeti...

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

“67 vajzat e djemtë që sot morën diplomën”/ Rama: Transformimi nuk ndalet

Diplomimi i 67 oficerëve të rinj/ Rama: Deri në 2030 paga si të NATO-s

Aktivistja: Çështja e pronave të Rrjollit në Gjykatën e Lartë, nuk do t’i gëzoni!

Qytetari: Rama u rikthye përsëri atje në vendin e krimit, në Theth

Qytetari: Unë kam ardhur këtu sepse më ka sjellë halli

I riu: Ju merrni avionin dhe kuroheni jashtë, shqiptarët i keni lënë për bukën e gojës

Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut, momenti kur betonieria bie nga lartësia

Dita e 53-të e protestës/ Qytetarja: Paguajmë 4.2 mln për Kanye West, spitalet janë pa ilaçe

Qytetari: I bëj thirrje të gjithë sistemit arsimor, të bashkohen në protestë

Dita e 53-të e protestës/Qytetarët nisin marshimin drejt godinës së Kryeministrisë

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë

Stuhia në Sarandë/ Era e fortë shkatërron çatinë e një pallati 12-katësh

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait