Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
KOSOVË– Partia Demokratike e Kosovës ka nisur sulmet ndaj LVV’së për rastin e Astrit Deharit që nga dita e parë e Qeverisë Kurti. Partia e Kadri Veselit ka lëshuar komunikatë ku thonë se ose Albin Kurti ose dikush nga pushteti duhet të shkojë në burg. PDK, në njoftimin për media korrigjoi deklaratën e Kryetarit të tyre, i cili në ditën kur u votua Qeveria Kurti e përmendi “vrasjen e Deharit”, tani ky subjekt flet vetëm se ka dyshime për rrethanat e vdekjes së aktivistit. Sido që të jetë, Vetëvendosje e akuzon Veselin se ka qenë paralajmërues i “vetëvrasjes” një javë para se të vdiste Astrit Dehari.
Rasti i Astrit Deharit është kthyer në temat kryesore, me të cilat PDK zotohet se do të merret si opozitë, duke paralajmëruar se “do t’i shkojnë deri në fund”.
Dje partia e Kadri Veselit ka lëshuar komunikatë, në të cilën thonë se do të burgoset ose Albin Kurti ose dikush nga pushteti i kohës kur aktivisti i Vetëvemdosjes, Astrit Dehari vdiq në qendër të paraburgimit në Prizren. Në një përgjigje për Gazetën Express, në VV thonë se ishte kreu i PDK’së ai që “kërcënoi për vetëvrasje”, një javë para vdekjes së Deharit në burg.
“Deklarata e PDK-së në lidhje me pretendimet se ata do të kërkojnë hetim parlamentar për rastin e Astrit Deharit shpreh një qasje hipokrite. Siç duket, z. Veseli po mendon se kërcënuesi dhe paralajmëruesi i vrasjes, qenka personi më i përshtatshëm për ta hetuar atë. Qytetarët e Kosovës nuk e harrojnë që para se të ndodhte krimi në burgun e Prizrenit, ndodhi kërcënimi për “vetëvrasje” nga foltorja e Kuvendit”, thuhet në përgjigjen e Zyrës për Media të VV’së.
Duke u thirrur në fjalimin që Veseli e mbajti në Kuvend ditën e formimit të Qeverisë, e ku e quajti “vrasje” rastin e Deharit, Partia Demokratike ka paralajmëruar krijim të një komisioni hetimor parlamentar.
VV thotë se do të ketë hetim dhe se kush është i pafajshëm, nuk ka pse të shqetësohet.
“Hetim do të ketë, dhe do të jetë vërtet i pavarur. Kjo çështje do të zbardhet deri në fund dhe përgjegjësit do të vendosen përballë drejtësisë. Askush që është i pafajshëm nuk ka nevojë të shqetësohet. Por fajtorët bëjnë gabim nëse mendojnë se ‘mbrojtja më e mirë është sulmi’”.
Express nuk ka arritur të marrë qëndrim nga LDK’ja lidhur me komunikatën e PDK’së për rastin Dehari, kur përmendet edhe partia e Isa Mustafës.
“Për këtë rast, duhet të shkojë dikush në burg; ose Albin Kurti, ose nomeklatura e atëhershme e pushtetit, një pjesë e së cilës është edhe sot në koalicionin qeverisës”, thuhet në deklaratën për media të lëshuar nga PDK”, thuhej në deklaratën e PDK’së.
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK’së, Daut Haradinaj, për Gazetën Express ka thënë se partia e tij përkrah cdo nismë që con në zbardhje të vdekjes së aktivistit të VV’së, së këndejmi edhe formimin e një komisioni hetimor.
“Po, do ta përkrahim cdo iniciativë që e sjell të vërtetën për Astritin dhe kjo jo pse e kërkon PDK sot, por kjo ka qenë edhe vullneti ynë duke ndarë fonde për ekspertizë nga zvicëranët”, ka thënë Haradinaj.
Megjithatë rasti i Deharit është kthyer në cështje me të cilën PDK e Vetëvendosje po e sulmojnë njëra – tjetrën. VV e akuzonte pushtetin që e vrau, e tash PDK’ja i kërkon LVV’së që t’i zbulojë rrethanat e vdekjes së aktivistit, me të cilën Veseli thotë se Kurti e partia e tij kanë abuzuar e e kanë shfrytëzuar.
Astrit Dehari u gjet i vdekur në qendrën e paraburgimit në Prizren në nëntor të 2016’s, ku po mbahej nën akuzat se ishte përfshirë në një sulm terrorist bashkë me disa aktivistë të tjerë të LVV’së.
Ekspertizat e kryera nga mjekësia ligjore në Kosovë thoshin se ai ka kryer vetëvrasje. Familja e tij, e as partia që i takonte, nuk e pranoi këtë version, duke kërkuar që të kryhet ekspertiza jashtë.
Mjekësia ligjore e Lozanë në Zvicër doli me një raport të gjerë rreth vdekjes së Deharit. Ky raport konkludonte që ka pak gjasë që Dehari të ketë kryer vetëvrasje. Tash Prokuroria Speciale ka nisur hetime të reja rreth rastit.
Marrë nga gazeta Ekspress
(a.m./dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
KOSOVE- Deputetja e VV’së, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se heqja e taksës dhe vendosja e reciprocitetit do t’i sillte përfitime Kosovës, dhe do t’i largonte dis...
DUBAI- Presidenti iranian Hassan Rouhani tha se Amerika është një vend terrorist dhe kryente akte terroriste, raporton Reuters. Deklarata e tij u bë në një fjal...
ANGLI- Udhëtimet e jashtme arritën 1.5 miliardë në 2019, me katër përqind rritje nga 2018, sipas statistikave të fundit nga Organizata Botërore e Turizmit e Kom...
TURQI- Rritet bilanci i viktimave në Turqi. Agjencia për Menaxhimin e Katastrofave dhe Emergjencave (AFAD) ka njoftuar se numri i të vdekurve nga orteqet e dëbo...
KOSOVË– Kryetarja e re e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani foli për taksën ndaj mallrave serbe, ku ka deklaruar se Serbia duhet ta ndërpresë fushatën...
Kurti ka shkelur në fillim të mandatit të paktën dy premtime – qeveria ka 15 e jo 12 ministri, ndërsa në kabinetin qeveritar ka dy ministra të Listës Serbe dhe ...
TURQI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Turqi. Të paktën 16 persona kanë humbur jetën si pasojë e shkëputjes së ortekëve të dëborës në një provincë pranë B...
DOHA– Një grua ka lindur gjatë fluturimit, duke detyruar avionin të devijojë udhëtimin.Gruaja tajlandeze ka lindur djalin e saj rreth orës 3 të mëngjesit me ndi...
ZVICËR– Një 16-vjeçare shqiptare, Lorena Beadini ka mahnitur jurinë e ‘The Voice of Switzerland’ me zërin e saj gjatë performancës së saj me ...
NEW YORK– Truproja e policisë e David Cameron është pezulluar pasi ka shkaktuar frikë dhe pasiguri në një avion transatlantik duke lënë armën e tij të mbushur m...