LIVE UPDATES
Aktualitet

Qeveria shqiptare bëhet me ‘avion zyrtar’ nga Turqia

16 Shkurt 2020, 12:38 Nga DOSJA
Qeveria shqiptare bëhet me ‘avion zyrtar’ nga Turqia

TIRANË- Qeveria e kryeministrit Edi Rama mori një avion VIP të modelit Airbus 319-100, i cili më parë i është përdorur nga qeveria e Turqisë. Mënyra se si avioni iu transferua Shqipërisë nuk bëhet e ditur. Faqja e internetit Planespotters.net, e cila furnizohet nga të apasionuarit pas avionëve që postojnë foto të tyre nëpër aeroporte të ndryshme, raportoi se avioni është fotografuar në Aeroportin e Mynihut në Gjermani të premten më 14 shkurt. Nga data 15 deri 17 shkurt në Mynih po mbahet konferenca e sigurisë ku merr pjesë mes shumë liderëve botërorë edhe kryeministri Edi Rama. Kjo konferencë konsiderohet një forum i rëndësishëm ndërkombëtar për shkëmbimin e pikëpamjeve për sigurinë dhe marrëdhëniet ndërkombëtare.

Avioni është prodhim i vitit 2000 dhe është përdorur fillimisht nga Aviacioni Ushtarak Italian deri në vitin 2005 dhe më vonë nga qeveria turke. Ai raportohet se i ka kaluar qeverisë shqiptare në shkurt 2020. Mënyra e këtij kalimi mbetet e paqartë ndërsa avioni vijon të fluturojë me kodin e regjistrimit turk pavarësisht se ka të shkruar ‘Albania’ në trupin e tij. Një zëdhënës i kryeministrit Edi Rama nuk iu përgjigj pyetjeve të BIRN për këtë çështje.

Kryeministri Edi Rama u ankua të enjten në një bisedë me gazetarët në emisionin Opinion se ai dhe kryeministri i Kosovës ishin të vetmit që udhëtonin me avionë të zakonshëm ndërsa pranoi se  në raste të veçanta, qeveria e tij ka përdorur çarter për fluturimet zyrtare. “E di ti që kryeministri i vendit tënd dhe i vendit tim është i vetmi  bashkë me kryeministrin e Kosovës që lëvizin me avionë komercialë?” pyeti Rama gazetaren Klodiana Lala. Pasi kjo e fundit i rikujtoi se Shqipëria dhe Kosova janë vende të varfra ai argumentoi se “me protokoll kryeministrat lëvizin me avionin e shtetit. Nuk ka kryeministra që ikin dhe futen nëpër linja komerciale”. E pushtuar nga Perandoria Osmane deri në fillim të shekullit XX, Shqipëria gjendet sot në prag të hapjes së negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian. Por vendi ruan historikisht marrëdhënie të ngushta me Turqinë dhe kryeministri Edi Rama e quan “vëllai dhe miku ynë i pandarë” presidentin turk Recep Tayyip Erdogan.

Shqipëria shpreson gjithashtu prej vitesh të thithë investime nga Turqia. Së fundmi, dhe qeveria shqiptare ka themeluar kompaninë e fluurimeve të flamurit Air Albania së bashku me Turkish Airlines. Megjithatw, investimet turke nuk kanë ardhur pa kosto. Prej vitesh, presidenti Erdogan dhe zyrtarë të tjerë të qeverisë turke i kërkojnë Shqipërisë të mbyllë rrjetin e shkollave të themeluara nga Lëvizja Gylen dhe të ekstradojhë anëtarët e saj në Turqi. Gjatë një vizite në Tiranë të mërkurën, ministria i jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu deklaroi se Shqipëria “ka ndërmarrë disa hapa” ndaj lëvizjes guleniste, por kërkoi më shumë. “Ka ende shumë anëtarë të FETO në Shqipëri. Ne nuk duam që Shqipëria të jetë parajsë për FETOt. Shqipëria ka ndërmarrë disa hapa, por më shumë hapa duhet të ndërmerren,” deklaroi ai.

FETO është emri me të cilin qeveria turke i referohet lëvizjes Guleniste, një lëvizje fetare dhe biznesi e frymëzuar nga predikuesi Fethullah Gulen, i cili jeton në SHBA por kërkohet nga qeveria e Erdogan, e cila e akuzon se ishte organizatore e grushtit të dështuar të shtetit në vitin 2016, në të cilin disa qindra vetë u vranë. Gulen mohon përgjegjësinë për grushtin e shtetit ndërsa anëtarët e lëvizjes së tij, të cilët në përgjithësi janë mësues të lidhur me një rrjet shkollash në një numër të madh vendesh në të gjithë botën, janë aktualisht në arrati.

(Marrë nga BIRN)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet 'avion zyrtar’ nga turqia air albania feto qeveria shqiptare 'avion zyrtar’ nga turqia air albania feto qeveria shqiptare

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj