"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Aktualitet
Të dënuar me nga 25 vite burg për vrasje, cilët janë 3 personat e shpallur në kërkim (EMRAT+FOTO)
16 Shkurt 2020, 11:37Nga DOSJA
Tiranë- Policia e Shtetit ka nxjerrë emrat e tre personave që janë në kërkim pasi janë dënuar nga gjykata me 25 vite burg. Sipas Policisë Pjetër Pacani është në kërkim, pasi është dënuar me 25 vjet burgim për vrasjen e dy personave me iniciale N. Z. dhe V. Gj. Po kështu, në kërkim është edhe Jak Gjini pasi ka vrarë me armë zjarri për motive të dobëta, shtetasin P. B. Ndërsa Besmir Xhebexhia, i dënuar me 25 vite burg ka vrarë me armë zjarri, për motive të dobëta, vëllezërit A. N. dhe R. N.
Njoftimi i Policisë:
Tre të kërkuar të tjerë, të dënuar me nga 25 vite burg, për vrasje, objekt i punës së Njësisë së Kërkimit.
Pjetër Pacani, i dënuar me 25 vjet burgim.
Në datën 18 janar 2011, pranë një karburanti në autostradën Lezhë-Tiranë, shtetasi Pjetër Pacani ka vrarë me armë zjarri shtetasit N. Z. dhe V. Gj. Gjykata e Rrethit Tiranë e ka dënuar me 25 vite burg, për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” dhe “Armëmbajtja pa leje”.
Jak Gjini, i dënuar me 25 vjet burgim.
Në datën 30 gusht 2003, në fshatin Tresh, Lezhë, shtetasi Jak Gjini ka vrarë me armë zjarri për motive të dobëta, shtetasin P. B. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë e ka dënuar me 25 vite burgim, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Armëmbajtja pa leje”.
Besmir Xhebexhia, i dënuar me 25 vjet burgim.
Në datën 22.07.2000, Besmir Xhebexhia ka vrarë me armë zjarri, për motive të dobëta, vëllezërit A. N. dhe R. N. dhe ka plagosur rëndë duke i këputur krahun e djathtë, shtetasin H. N. Besmir Xhebexhia është dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kukës, me 25 vjet burgim, për veprën penale “Vrasja me dashje”.
J.V/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Shkodër-Forcat xheniere në Shkodër kanë hequr sasinë e tritolit të vendosur në makinën e Suad Licit, administratori i ekipit të futbollit të Vllaznisë. Fatmirës...
Tiranë– Ditën e sotme një 40 vjeçar me iniciale R.D ka rënë aksidentalisht nga një lartësi në rrugën “O.S.B.E , në Kamëz” , teksa ishte duke punuar në b...
MALLAKASTËR– Punonjësit e stacionit elektrik dhe të pompimit në Poçem kanë hyrë sot në ditën e katërt të grevës së urisë, pasi kërkojnë 27 rrogat që...
Tiranë- Policia e Tiranës ka arrestuar 54-vjeçarin, Osman Memaj, në banesën e tij në fshatin Gurrë e Vogël, pasi kërcënonte gruan dhe 3 fëmijët e tij se...
Shqipëri– Një shoqëri që prodhon më shumë lajme nga sa është në gjendje që të konsumojë është e prirur që t’i harrojë shpejt ato. Fundja, çudia më e madh...
Shkodër- Suad Lici, administratori i ekipit të futbollit të Vllaznisë, makinës së të cilit iu vendos tritol mëngjesin e sotëm ka deklaruar për mediet se nuk ës...
Shkodër- Suad Lici, administratori i ekipit të futbollit të Vllaznisë, makinës së të cilit iu vendos tritol mëngjesin e sotëm ka deklaruar në Polici se nuk ka ...
Shkodër- Dështon atentati me eksploziv kundër administratorit të ekipit të futbollit të Vllaznisë, Suad Lici. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se një sasi tri...
DURRËS- Policia ka dhënë detaje në lidhje me arrestimin e Astrit Thaçit, i cili ra në prangat e Policisë ditën e djeshme pasi akuzohet për një sërë ...