Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
DURRËS- Policia ka dhënë detaje në lidhje me arrestimin e Astrit Thaçit, i cili ra në prangat e Policisë ditën e djeshme pasi akuzohet për një sërë grabitjesh. Sipas Policisë Astrit Thaçi është një grabitës serial dhe ndaj tij rëndojnë të paktën 8 raste grabitjesh. Po ashtu 27-vjeçari rezulton i dënuar edhe në Itali me 7 vite heqje lirie pasi edhe në këtë shtet kishte kryer grabitje.
NJOFTIMI I PLOTË
Finalizohet operacioni policor “Trajektorja”. Operacioni nga Drejtoria Vendore e Policisë Durrës, Tiranë, Elbasan dhe Drejtoria e Forcës Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale. Vihet në pranga 27-vjeçari, autor i një sërë vjedhjesh e tentativash për vjedhje me dhunë e armë. 27-vjeçari, me precedent penal, i dënuar më parë 7 vite në Itali, për vjedhje me armë. Dokumentohen me prova shkencore 8 raste, nga këto 3 në Durrës, 4 në Tiranë dhe 1 në Elbasan. Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale, arma e zjarrit, bizhuteritë e vjedhura e sende të tjera. Prej disa ditësh në qytetin e Durrësit, Tiranës dhe së fundi në Elbasan, një person, në kërcënimin e armës, kishte kryer disa vjedhje me armë e dhunë dhe disa të tjera të mbetura në tentativë.
Drejtoria Vendore e Policisë Durrës, menjëherë pas ndodhjes së rastit të parë, ngriti një grup të posaçëm hetimor për zbardhjen e ngjarjes. Si rezultat i veprimeve proaktive të kryera nga Drejtoria Vendore e Policisë Durrës, në bashkëpunim me Prokurorinë e Durrësit, mbrëmjen e datës 15 shkurt, Policia e Durrësit bëri të mundur lokalizmin e vendndodhjes së autorit të dyshuar të këtyre ngjarjeve. Mbi bazën e provave të grumbulluara Drejtoria Vendore e Policisë Durrës organizoi punën dhe në kuadër të operacionit “Trajektorja”, në bashkëpunim dhe në koordimin me Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, Elbasan dhe Forcën e Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale bëri të mundur kapjen, në një lokal në zonën e kombinatit Tiranë, të shtetasit: A. Th., 27 vjeç, lindur dhe banues në lagjen nr. 13 Durres, i dënuar më parë me 7 vite burg në Itali, për vjedhje me armë, si dhe me precedent të theksuar kriminal në Shqipëri, për shpërndarje të narkotikëve dhe në fushën e vjedhjes me dhunë e armë.
Si rezultat i një pune intensive të mirëorganizuar dhe me prova shkencore u arrit që të dokumentohej veprimtaria kriminale në fushën e vjedhjeve me armë e dhunë, kryer nga ky shtetas në Durrës, Tiranë dhe Elbasan, konkretisht: Në Durrës, në datën 08.02.2020, në lagjen 12, Durrës, është vjedhur me armë zjarri filiali i një banke të nivelit të dytë, ku autori mundi të merrte një shumë prej 100.000 lekësh. -Më datë 10.02.2020, në lagjen 13, Plazh, Durrës, nën kërcënimin e pistoletës ka tentuar të vjedhë banesën e shtetasit R. T., duke e plagosur në këmbë. -Më datë 11.02.2020, në lagjen nr. 14, Shkozet, Durrës, nën kërcënimin e armës ka vjedhur në një Big Market, nje shumë prej 100.000 lekësh dhe steka me cigare.
Po ky shtetas, më datë 12.02.2020, në rrugën “Muhamet Gjollesha” pranë Zogut të Zi, Tiranë, ka tentuar të vjedhë në një agjenci turistike. -Me datë 12.02.2020, në rrugën “Llambi Bonat” Kombinat , Tiranë, nën kërcënimin e armës ka tentuar të vjedhë në një Big Market. -Me datë 13.02.2020, në rrugën “Kongresi i Lushnjës”, nën kërcënimin e armës ka tentuar të vjedhë në një Big Market. -Më datë 15.02.2020, në rrugën “Abdyl Frashëri” jashtë banesës së shtetasit R. N., e ka goditur këtë shtetas me sende të forta duke i marë një shumë prej 300 eurosh dhe një aparat celular Iphone 11 ProMax.
Në Elbasan, më datë 15.02.2020, në lagjen “Ali Pasha”, Elbasan, nën kërcënimin e pistoletës ka vjedhur në një argjendari, një sasi bizhuterish. Ne momentin e kapjes, këtij shtetasi iu gjetën dhe sekuestruan sendet e mëposhtme: -17 varëse floriri, dy ora dore floriri, 20 byzylykë floriri dhe 51.700 lekë të reja. Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, Tiranë dhe Elbasan, për veprën penale “Vjedhja me armë, e mbetur në tentativë”, “Plagosja e rëndë me dashje”, Vjedhja me dhunë” dhe “Vjedhja e bankave dhe arkave të kursimit”.
Kush është Astrit Thaçi i njohur ndyshe si “skifteri” i Durrësit?
Astrit Thaçi u fut për të grabitur banesën e Rexhep Tereziut, në Durrës. Mirëpo, ai u pikas nga familjarët dhe gjatë përleshjes me të zotin e shtëpisë, Thaçi e plagosi me armë 42-vjeçarin në këmbë. Policia gjeti edhe makinën e autorit, 100 metra larg banesës së 42-vjeçarit dhe brenda së cilës kishte disa doza lënde narkotike. Po kështu 27-vjeçari dyshohet të jetë edhe autori i grabitjes së pikës së kredidhënies, Kredo.al, ngjarje kjo e ndodhur disa ditë më parë në qytetin e Durrësit. 27-vjeçari i maskuar dhe me pistoletë lodër i mori punonjësit 1 mln lekë dhe u largua. Por jo vetëm kaq, Astrit Thaçi është një emër i njohur për policinë italiane. Media italiane ” La Nuova” , më 7 Gusht 2018 ka raportuar se ai është arrestuar nga Policia për vjedhje. Ndërsa më herët më 21 Qershor 2013, asokohe Astrit Thaçi, 19-vjeç, lakohet si një person i përfshirë në një bandë e cila shkaktonte terror në Calolziese të Bergamos, duke i bërë qytetarët të ndjeheshin në rrezik dhe të kërcënuar brenda shtëpive të tyre. Ai u arrestua nga Policia si anëtar i kësaj bande.
(J.V. Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Shqipëri- Shqiptarëti bëjnë bllokadë kompanive celulare. Në rrjet ka filluar një fushatë, ku qytetarët shfaqen të pakënaqur edhe ankohen për tarifat e shtrenjta...
GREQI- Mediat greke kanë reaguar menjëherë pas daljes së ekspertizës për Kostandin Kacifas, ku në të u theksua se i riu ishte vetëvrarë. Mediet greke shkruajnë...
ITALI- Detaje të reja kanë dalë nga vdekja e 17-vjeçares shqiptare në Itali, Aurora Grazini, e cila u gjet e pajetë mëngjesin e djeshëm në shtratin e pri...
Banka e Shqipërisë pohoi se ka në hetim disa subjekte të reja të mikrofinancës në vend, sidomos në drejtim të normave jo transparente të interesit. Banka e Shqi...
TIRANË– Nisma Thurje është ndalur sot në Tiranë ku ka mbajtur një event mbi mendimin kritik e aktrimin në pallatin e Kongreseve në Tiranë. I pranishëm isht...
GREQI– Mediet greke kanë komentuar ekspertizën mjekoligjore të Kostandin Kacifas, i cili sipas saj ka vrarë veten. Konkretisht Protothema shkruan se këtë ...
ITALI– Një 17-vjeçare shqiptare e identifikuar si Aurora Grazini ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në shtratin e prindërve të saj në shtëpinë ku b...
TIRANË- Në mes të tetorit, Gjykata e Apelit Tiranë ka lënë në fuqi një vendim të Gjykatës së Tiranës për miratimin e një kërkese të prokurorisë për pushimi...
TIRANË– Gazetari Mentor Kikia ka komentuar aksionit e OFL-së që ka nisur prej javësh në lidhje me hetimin e pasurive të personave me precedentë penalë, të ...
TIRANË– Astrit Thaçi i njohur ndryshe si “Skifteri i Durrësit”, personi që ka grabitur argjendarinë në Elbasan ka rënë në prangat e policisë së Tira...