LIVE UPDATES
Ekonomi

24-orë pas vdekjes së dy foshnjave 5-muajshe në Berat, prindërit rrëfejnë mes lotësh: Nuk vuanin nga ndonjë sëmundje, k

27 Janar 2020, 17:28 Nga DOSJA
24-orë pas vdekjes së dy foshnjave 5-muajshe në Berat,

BERAT– Një ditë pas ngjarjes tragjike të vdekjes së papritur të dy foshnjeve 5-muajshe, ngjarje kjo që tronditi qytetin e Beratit,prindërit e foshnjeve rrëfejnë momentet e fundit të jetës së bebeve dhe si rrodhën ngjarjet mëngjesin e djeshëm. Eduart dhe Merushe Agalliu tregojnë se mëngjesi i djeshëm ishte si çdo mëngjes tjetër, ku pasi i kishin ushqyer fëmijët me qumësht kutie siç bënin gjithmonë, i kishin vendosur në krevatin e tyre për të fjetur. Pasi ata kishin pirë kafen e mëngjesit që nuk kishte zgjatur më shumë se 20-minuta, nëna Merushja kishte shkuar në dhomën ku ndodheshin fëmijët dhe kur i kishte prekur kishte vënë re se ata ishin të dy të ftohtë.

Në këtë moment, ku fëmijët nuk reagonin aspak, ajo së bashku me bashkëshortin e saj Eduartin, kanë filluar të bërtasin nëpër shtëpi, pasi nuk kishin kuptuar se çfarë kishte ndodhur me bebet dhe përse ata nuk merrnin frymë. Menjëherë prindërit kanë njoftuar ambulancën, por fëmijët ishin të vdekur që në shtëpi dhe pas mbërritjes në spital i kishin çuar në morg. Prindërit tregojnë se janë në pritje të përgjigjeve të analizave për të marrë vesh shkakun e vërtetë të vdekjes së fëmijëve. Ndërkohë, që nëna e foshnjeve tregon momentet kur ka ndodhur ngjarja dhe krevatin ku ishin duke fjetur dy foshnjet R.Agalliu dhe R.Agalliu dhe deklaron se,fëmijët e saj nuk vuanin nga asnjë sëmundje, përveçse kishin lindur pak të vegjël në peshë, babai Eduart Agalliu rrëfen mes lotësh edhe gjendjen e vështirë ekonomike, në të cilët jeton familja e tij. Eduarti pohon se,në familjen e tij i vetmi që punonte ishte ai, pasi nusja nuk mund të punonte se duhet të kujdesej për binjakët dhe dy fëmijët e tjerë, 5 dhe 6-vjeç. Eduarti pohon se ai punon në të zezë vetëm 5-ditë në muaj dhe të ardhurat që ai siguron janë 50 mijë lekë (të vjetra).

Me këto pak lëkë është e pamundur të ushqej familjen,por skam çfarë të bëj tjetër. Më kanë ndihmuar me qumësht dhe ushqime disa shoqata, por edhe me këto nuk kemi mundur dot të ushqehemi si gjithë të tjerët”,-shprehet ai. Eduarti kërkon nga shteti zbardhjen e të vërtetës në lidhje me shkaqet e vdekjes së dy fëmijëve të tij binjakë 5-muajsh,ndërkohë që tregon se fëmijët i sollën nga morgu në shtëpi dhe më pas i varrosën në orën 17:00 pasdite,pasi nuk përballonin dot gjendjen e rënduar të dy fëmijëve të tjerë kur panë në mes të shtëpisë dy armortet me vëllezërit e vdekur.

Edhe për dy gjyshërit e binjakëve 5-muajsh që gjetën vdekjen mëngjesin e djeshëm në krevatin e tyre,vdekja është e pashpjegueshme.Ahmet dhhe Merushe Agalliu pohojnë se,fëmijët nuk ishin afër sobës në momentin kur ndërruan jetë por në krevatin e tyre në dhomën e gjumit. Gjyshja shpjegon momentet e tmerrshme kur panë se fëmijët ishin pa shenja jete dhe dyshon se,vdekja e papritur mund të ketë ardhur nga ndonjë temperaturë e fshehur ose mund të jenë prekur nga “sëmundja e fëmijëve”. Gjyshi, Ahmeti,mes lotëve rrëfen gjendjen e vështirë ekonomike në të cilën jeton djali i tij së bashku me familjen dhe kërkon ndihmë nga shteti për ti gjetur një punë djalit të tij që ushqen i vetëm familjen në të zezë. Ai pohon se kanë vajtur disa herë në bashki për të kërkuar ndihmë ekonomike, por nuk iu është dhënë.

Një tjetër dëshmitare e ngjarjes së rëndë ka qënë edhe halla e fëmijëve, Aldeta Muçogllava. Ajo tregon mes lotësh momentin kur kuptuan se fëmijët nuk merrnin më frymë dhe pohon se ata nuk vuanin nga asnjë sëmundje dhe nuk kishin shkuar asnjëherë në spital për vizita.

Dy foshnjat binjake 5-muajshe gjetën vdekjen papritur mëngjesin e ditës së dielës në banesën e tyre në periferi të qytetit të Beratit, në lagjen “Uznovë”. Pas mbërritjes në spital pa shenja jete ata u dërguan në mong, ku iu nënshtruan autopsisë mjeko-ligjore, nga e cila nuk ka rezultuar të ketë pasur helmim apo shenja dhune në trupin e fëmijëve. Analizat janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë, nga e cila pritet brenda një afati kohor prej 2-javësh përgjigjia që do të konfirmojë edhe shkaqet e vdekjes së fëmijëve 5-muajsh.

Një tragjedi ka ndodhur dje në Berat, pasi 2 fëmijë binjakë vetëm 5 muajsh kanë gjetur vdekjen. Sipas informacioneve mësohet se fëmijët binjakë kanë vdekur mëngjesin e djeshëm dhe kanë mbërritur të vdekur në Repartin e Pediatrisë të Spitalit Rajonal Berat rreth orës 09:00 të mëngjesit të djeshëm.

(Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sociale sociale humbin jeten dy binjake ne berat tragjedi ne berat humbin jeten dy binjake ne berat tragjedi ne berat


Sondazh

Poll

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

“67 vajzat e djemtë që sot morën diplomën”/ Rama: Transformimi nuk ndalet

Diplomimi i 67 oficerëve të rinj/ Rama: Deri në 2030 paga si të NATO-s

Aktivistja: Çështja e pronave të Rrjollit në Gjykatën e Lartë, nuk do t’i gëzoni!

Qytetari: Rama u rikthye përsëri atje në vendin e krimit, në Theth

Qytetari: Unë kam ardhur këtu sepse më ka sjellë halli

I riu: Ju merrni avionin dhe kuroheni jashtë, shqiptarët i keni lënë për bukën e gojës

Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut, momenti kur betonieria bie nga lartësia

Dita e 53-të e protestës/ Qytetarja: Paguajmë 4.2 mln për Kanye West, spitalet janë pa ilaçe

Qytetari: I bëj thirrje të gjithë sistemit arsimor, të bashkohen në protestë

Dita e 53-të e protestës/Qytetarët nisin marshimin drejt godinës së Kryeministrisë

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë

Stuhia në Sarandë/ Era e fortë shkatërron çatinë e një pallati 12-katësh

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait