LIVE UPDATES
Bota

Këndellje e diplomacisë përmes ‘spastrimeve’

5 Mars 2020, 10:39 Nga DOSJA
Këndellje e diplomacisë përmes ‘spastrimeve’

KOSOVË– Më 20 shkurt, ministri i Punëve të Jashtme i Qeverisë së Kosovës, Glauk Konjufca ka shkarkuar 14 persona që ishin angazhuar si konsuj nëpër ambasada e konsullata të ndryshme të Kosovës në botë.

Ndërkaq, me 3 mars, ai ka propozuar kthimin e 7 ambasadorëve dhe konsujve nga misionet diplomatike përkatëse, të emëruar sipas çelësit politik dhe të cilët kanë përfunduar mandatin 4-vjeçar të paraparë sipas ligjeve në fuqi. Megjithatë, vendimi për kthimin e tyre është nën kompetencën e presidentit të vendit.

Armend Muja, analist i çështjeve politike, duke folur për Radion Evropa e Lirë, vlerëson që problemet e Kosovës në politikën e jashtme kanë qenë rezultat i mos ndërlidhjes ndërmjet qëllimeve dhe shpërndarjes së resurseve nëpër botë.

Sipas tij, shumica e konsujve që kanë shërbyer në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në vendet e ndryshme, kanë qenë të emëruar politikisht dhe kryesisht, siç thotë ai, për agjenda të ulëta zgjedhore.

“Baza ligjore, të cilës i referohen se e përcakton qartë se të nominuarit politik duhet të shërbejnë për 4 vjet, nuk është mirë e sqaruar nëse ata mund të shërbejnë nëse mandati i tyre mund të vazhdohet pa shkëputje nga shërbimi”.

“Në këtë rast, nuk është evidente, sepse nuk e di rastin individual. Por, neve na mbetet të shohim hapat në vazhdim për të përcaktuar nëse vendimi ka qenë parimor dhe unë po shpresoj që të ketë një vlerësim të përgjithshëm të gjitha misioneve diplomatike, sepse më duhet të them që lista e shefave të misioneve janë të dominuar kryesisht nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Aleanca Kosova e Re (AKR)”, tha Muja.

Përparim Kryeziu nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike, thotë për Radion Evropa e Lirë që gjatë vitit 2010 Kosova nuk ka marrë asnjë njohje dhe nuk ka pasur asnjë përpjekje të suksesshme për anëtarësim në organizata të rëndësishme ndërkombëtare. Sipas tij, ndryshimet në përfaqësimin diplomatik nuk janë vetëm të pritshme, por edhe të nevojshme.

“Konsideroj që vendimet e fundit të ministrit Konjufca janë përpjekje për ta këndellur Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe shërbimin diplomatik dhe në të njëjtën kohë për të instaluar një kulturë të përgjegjësisë, e cila ka munguar te zyrtarët institucional, mbase, që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës (2008)”.

“Gjithsesi, konsideroj që çfarëdo lloj vendimi i kësaj natyre, duhet gjithmonë të jetë në përputhje me kornizën ligjore dhe argumentet politike nuk duhet të jenë asnjëherë bazë e vetme dhe e mjaftueshme për vendime të ngjashme”, tha Kryeziu.

Por, përveç mbështetjes në kornizën ligjore, a kanë pasur vendimet e ministrit Konjufca për shkarkimin e 14 konsujve dhe propozimi për tërheqjen e 7 ambasadorëve dhe konsujve edhe argumente politike?

Deri më tash të gjithë konsujt e shkarkuar dhe ambasadorët e propozuar që të kthehen nga misionet e tyre, kanë qenë të propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca Kosova e Re, ndërkohë që asnjë nga Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila është partnere në koalicionin qeverisës me Lëvizjen Vetëvendosje, prej nga edhe vjen ministri i Jashtëm, Konjufca.

Analisti Muja thekson që qeveria ka të drejtën të propozojë ambasadorët dhe në anën tjetër, sipas tij, është e vështirë për ambasadorët që të shërbejnë në misionet e jashtme në rast se nuk e kanë besimin e qeverisë.

Megjithatë, ai shpreh mendimin që dështimi i politikës së jashtme dhe diplomacisë nuk është vetëm për shkak të këtyre figurave në misionet diplomatike të Kosovës, por për shkak të politikave brenda gjithë Ministrisë së Punëve të Jashtme.

“Në fakt, Ministria e Punëve të Jashtme u ka shërbyer agjendave politike të Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK) dhe Aleancës Kosova e Re (AKR) dhe unë shpresoj që të ketë një vendim parimor për të gjithë ambasadorët, që po ashtu ka një sërë të ambasadorëve politik. Më duhet të pohoj që Vlora Qitaku, Lirim Grajçevci dhe Edon Cana mund të jenë më kompetentët në shërbimin diplomatik, ani pse kanë qenë politik”.

“Unë njoh shumë të tjerë që janë shumë më jokompetent dhe për të cilët po shpresoj që ata nuk do të jenë subjekt i veçimit, por të një vendimi të njëjtë parimor”, tha Muja.

Ndërkaq, Kryeziu thekson që vendimet selektive me ngjyrime partiake nuk duhet të arsyetohen.

“Çdo ambasador, i cili e ka përfunduar mandatin apo jo vetëm ambasador, por edhe konsujt dhe anëtarë tjerë të korit diplomatik që janë emëruar në mënyrë të jashtëligjshme, duhet të jenë subjekt i vendimeve të ngjashme. Nuk duhet për asnjë moment të ketë preferenca politike, vetëm për shkak se njëri nga partnerët qeverisës është po ashtu partner koalicioni. Konsideroj që e njëjta logjike dhe e njëjta masë e vlerësimit duhet të jetë e aplikueshme për të gjitha vendimet që kanë dalë nga qeveritë e kaluara”, u shpreh Kryeziu.

Të dy njohësit e zhvillimeve në vend kanë vlerësuar që vendimet e ministrit të Jashtëm, Konjufca, do të marrin vlerësimin përfundimtar vetëm atëherë kur të bëhen të ditur emrat e rinj, të cilët do të zëvendësojnë personat që janë propozuar të kthehen nga misionet diplomatike, me çka do të bëhet e ditur se mbi çfarë baze bëhen emërimet e reja.

Marrë nga Gazetaexpress

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni këndellje e diplomacisë kosove prishtine spastrimet këndellje e diplomacisë kosove prishtine spastrimet

Sondazh

Poll

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

“67 vajzat e djemtë që sot morën diplomën”/ Rama: Transformimi nuk ndalet

Diplomimi i 67 oficerëve të rinj/ Rama: Deri në 2030 paga si të NATO-s

Aktivistja: Çështja e pronave të Rrjollit në Gjykatën e Lartë, nuk do t’i gëzoni!

Qytetari: Rama u rikthye përsëri atje në vendin e krimit, në Theth

Qytetari: Unë kam ardhur këtu sepse më ka sjellë halli

I riu: Ju merrni avionin dhe kuroheni jashtë, shqiptarët i keni lënë për bukën e gojës

Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut, momenti kur betonieria bie nga lartësia

Dita e 53-të e protestës/ Qytetarja: Paguajmë 4.2 mln për Kanye West, spitalet janë pa ilaçe

Qytetari: I bëj thirrje të gjithë sistemit arsimor, të bashkohen në protestë

Dita e 53-të e protestës/Qytetarët nisin marshimin drejt godinës së Kryeministrisë

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë

Stuhia në Sarandë/ Era e fortë shkatërron çatinë e një pallati 12-katësh

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait