LIVE UPDATES
Editorial

Arti i Kompromisit dhe ngathtësia e Albin Kurtit si negociator

11 Janar 2020, 13:15 Nga DOSJA
Arti i Kompromisit dhe ngathtësia e Albin Kurtit si negociator

Në avancimin e demokracisë si procedurë, Kosova ka shënuar përparim të madh, porse puna ngec te momenti kur duhet me u pranu interesat e tjetrit!? Pra tek kompromisi.

Implementimi i rezultatit zgjedhor të gjashtë tetorit ka ngecë për dy arsye madhore të përgjithshme dhe për dy gabime në hapa të Albin Kurtit.

Dy arsyet e përgjithshme janë dallimet konceptuale ndërmjet logjikës së ‘prerjës’ me shpatën e revolucionit të keqqeverisjës në vend dhe logjikës së pjesëmarrjës dhe përshtatjës, duke mos e këputur nyjën e Gordit por tu e zghidhë atë në një evolucion, përmes ndërveprimit me të gjithë akterët pilitik. Dhe e dyta, difetenca e madhe ndërmjet të majtës ala shqiptarçe që rëndom âsht enverizëm me të djathtën arkaike, që zakonisht shfaqet si ‘Këshill pleqnarësh’ që strategji e kanë frenimin kurse guximin dhe aventurën pushtetore e kuptojnë si maturi dhe bashkërëndim me faktorin mdërkombëtar.

Ndërsa dy arsyet tjera, e identifikojnë Kurtin si negociator pa përvojë dhe të ngathtë, janë takimi triumfalist i lidershipit të Vetëvendosjës me Rexhep Qosjën, pas fitores në zgjedhje, që simbolikisht ia rikujtonte LDK-së anmikun nr. 1, pra Kurti e bâni kit hap për dekurajim të partisë me të cilën mësynte bashkëqeverimin, por në thelb e trimnoi atë, sepse kjo ishte nji hedhje e krypës në plagën arketipore.

Dhe gabimi i dytë ishte veprimi jashtë marrëveshjës me partnerin potencial, LDK në zgjedhjen e Glauk Konjufcës për Kryetar Kuvendi. Kjo e riktheu negociimin në ndërmarrje tregtare, të stilistikës Kadareane: “Atëherë ma kthe Hindinë që ta dhash dje për Venezuelën”!? Por, kjo nuk âsht letërsi pir politikë dhe kthim prapa ashiqare që nuk ka dhe kjo i jep vulën e ngërçit institucional procesit.

Amy Gutmann dhe Dennis Thompson janë dy profesorë të shquar të shkencave politije, përkatësisht filizofisë polutike në universitetet prestigjioze të Pensilvanisë dhe Harvardit, ata janë rrekë të zbërthejnë mitin e ‘njeriut të pakompromis’ në fushata zgjedhore i cile shndërrohet në njeriun e duhun të kompromisit, në dhe për qeverisje, në kontekst të demokracisë amerikane.

Simas tyne, kompromusi politik është i vështirë në demokracinë Amerikane edhe pse të gjithë e deshirojnë. Ata argumentojnë që rezistenca ndaj kompromisit nuk mund të vlerësohet plotësisht pa e kuptuar burimin e saj në vetë procesin demokratik, posaçërisht siç zhvillohet në ShBA,  si nji “fushatë të përhershme” – që inkurajon qëndrimet politike dhe argumentet që e bëjnë më të vështirë kompromisin. Këto përbëjnë atë që dy profesorët e quajnë mentaliteti i pakompromis, i karakterizuar nga qëndrimi i politikanëve mbi parimet dhe kundërshtarët mosbesues.

Ky mentalitet është i favorshëm për fushatë, por jo për qeverisje, sepse qëndron në mënyrën e ndryshimit të nevojshëm dhe në këtë mënyrë bllokon procesin demokratik në favor të status quo-së. Mendësia e pakompromis mund të mbahet nën kontroll nga një grup i kundërt i qëndrimeve dhe argumenteve – mentaliteti i kompromisit – që i shtyn politikanët të përshtatin parimet e tyre dhe të respektojnë kundërshtarët e tyre.

Duke u nisë nga dinamika e  mendjeve që ekzaminuen proceset që çuan në kompromise në reformën e taksave në 1986 dhe reformën e kujdesit shëndetësor në 2010 në ShBA, këta autorë eksplorojnë mentalitetin e kompromisit që âsht ma përshtatshëm për qeverisje, sepse u mundëson politikanëve me veprue mbi mundësitë e kompromisit të dëshirueshëm. Nji nga principet e të Drejtes Ndërkombëtare i cili e konsideron nji shtet të pavarun (Konventa e Montevideos, dhjetor 1933) âsht aftësia (kapaciteti) për me hy në marrdhânie me shtetet tjera.

Në këtë frymë, Albin Kurti si fitues i zgjedhjeve nacionale dhe përgjegjës i vetëm për implementim të rezultatit zgjedhor, do të duhej ta konsiderojë kompromisin me LDK-në. Por ai po dëshmon paaftësi (mungesë japacitetedh) për me hy në marrdhânie me tjerët, duke qenë i prirun për diktat dhe kontroll ndaj dhe mbi secilin! Politika cilësohet nga dijetarët si “arti i kompromisit” që âsht thelbësor për evitimin e përplasjeve brenda nji shoqnie politike si dhe për me i kapërcye bllokadat institucionale.

Zyrtarët e zgjedhur takohen, negociojnë dhe këtë duhet bâ me transparencë të plotë, sepse nuk ka asnji arsye madhore “me lujtë fshehtas”, takohen sërish e sërish deri tek akordimi i interesave të tyre, që burojnë nga lufta legjitime për pushtet, për realizimin e programeve dhe përmbushjën e premtimeve elektorale, përndryshe, zgjedhjet e ardhëshme realisht konsiderohen të humbuna!?

Në kontekst të aktualitetit politik të Kosovës, më doket e drejtë ajo që e thotë ekonomisti Donald Wittman (1995:154) i cili vëren se politikanët e mirë krijojnē koalicione nëpërmjet kompromiseve të pranueshme.  Njâjt mendon edhe filozofi politik Jean Bethke Elshtain (1995: 61): “Por kompromisi nuk është një mënyrë mediokre për të bërë politikë; është një aventurë, mënyra e vetme për të bërë politikë demokratike ”.

Ndër arsyet pse kompromisi është thelbësor në politikbâmje âsht interesi për të marrë të rândësishmen për të dëshirueshmen.

Politikanët duhet të jenë të mirë në pazare me zyrtarë të tjerë të zgjedhur. Ata duhet ta mbështesin palën me të cilen bâjnë negociata në kërkesat për të cilat dihet se kanë kapacitete dhe kompetencë të dëshmueme; P.sh. LDK- ja duhej ta mbështeste Vetëvendosje-n në luftën mundër korrupsionit dhe nepotizmit, sepse partia e Kurtit e ka interes strategjik luftimin e tyre, duke qenë se janë ndërtu kauza nga këto fenomene që gërryjnë shtetin, pra duke i dhânë VV-së Ministrinë e Drejtësisë, pastaj qasje të plotë në Prokurori etj.

Negociimi për koalicion âsht një ndërmarrje tregtare, në aspektin që secili kërkon mbështetje për kauzën e tij dhe, nga ana tjetër, duhet me e mbështetë kauzën e tjetrit. Sidoqoftë, politikanët nga të dy palët, në vend se të krijojnë zjarr polarizimi dhe marrëzie, duhet të propozojnë ndonjë zgjidhje të vërtetë. Në rastin e negociimit VV : LDK, palët po propozojnë plane e oferta pa shanse për të marrë mbështetjën e tjetrit.

Cili është rezultati? Zero. Progresi i vërtetë është në mes. E mesi përket në kompromis. Në demokraci intenca për diktat âsht betejë a priori e humbun! Kurse ideja për me marrë krejt ‘kulaqin’ pra kontrolli i plotë, i pamundun! Mungesa e sensit për kompromis âsht barrikadim, bllokadë! Që prodhon ngecje për shtetin e humbje shprese për votuesit e dyja taborreve politike.

Marrë nga gazeta Ekspress

(a.m;E.K/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

editorial editorial albin kurti halil matoshi albin kurti halil matoshi

Sondazh

Poll
Editorial 7 Janar 2020, 20:50

A ishte e justifikuar vràsja e Suleimanit?

Më 3 janar, Shtetet e Bashkuara vrànë Qassem Suleimani, një komandant të lartë ushtàrak iranian, ndërsa ai po linte Aeroportin Ndërkombëtar të Bagdadit me një m...

Editorial 5 Janar 2020, 11:52

Me ndihmën e Libisë, në thesarin e gazit

LIBI- Qeveria libiane e kryeministrit Fajis al-Sarradsh do të mbështetet ushtarakisht nga Turqia. Por parlamenti libian votoi të shtunën kundër marrëveshjeve të...

Editorial 29 Dhjetor 2019, 11:20

Mini-Shengeni, ambalazh i ri i projekteve të vjetra

Është plotësisht e vërtetë se në përputhje me nivelin e takimeve, në të gjitha këto samite shteti i Kosovës është përfaqësuar me udhëheqësit e institucione...

Editorial 28 Dhjetor 2019, 15:36

A do të lindë Europa kontinentale në vitin 2020?

Më 2020 BE do të zvogëlohet dhe politika e saj do të bëhet edhe më e ashpër. Britanikët do të largohen përfundimisht. E kjo ka pasoja për raportin e forcave në ...

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës