LIVE UPDATES
Editorial

Me ndihmën e Libisë, në thesarin e gazit

5 Janar 2020, 11:52 Nga DOSJA
Me ndihmën e Libisë, në thesarin e gazit

LIBI- Qeveria libiane e kryeministrit Fajis al-Sarradsh do të mbështetet ushtarakisht nga Turqia. Por parlamenti libian votoi të shtunën kundër marrëveshjeve të arritura me Turqinë. Qeveria ndodhet në mesin e një lufte civile me gjeneralin kundërshtar, Chalifa Haftar. Me Ushtrinë Kombëtare Libiane, LNA, Haftari përpiqet të marrë kryeqytetin Tripoli.

Si e argumenton Turqia misionin ushtarak?

Turqia vetë ndodhet që nga vera e vitit 2018 në një krizë të thellë ekonomike: se pse qeveria turke, pikërisht në kohë të tilla e pas ndërhyrjes në Siri, fillon një operacion të dytë ushtarak me kosto të lartë, për këtë po spekulohet në Turqi.

Presidenti Recep Tayyip Erdogan, sipas fjalëve të tij, është i interesuar vetëm të mbrojë qeverinë e zgjedhur në mënyrë legjitime nga „baroni i luftës”, Haftar. Ankaraja vepron me ftesë të Al-Sarradshit. Në nëntor u ra dakord me qeverinë turke për një bashkëpunim ushtarak. Por Erdogani qartësisht nuk është i interesuar vetëm të mbrojë qeverinë libiane.

Çfarë kërkon të arrijë qeveria turke?

Popullariteti i presidentit turk aktualisht është në rënie. Kriza monetare dhe ekonomike kanë bërë të ulet numri i përkrahësve të tij. Në zgjedhjet lokale në mars 2019, ai pësoi humbje në disa qytete të rëndësishme turke, dështimi i parë i ndjeshëm në karrierën e presidentit të përkëdhelur nga suksesi.

Për t’i dalë përpara këtij trendi, Erdogan përdor një mjet të provuar ndërkohë: ai aktivizon ndjenjat nacionaliste të popullsisë turke duke e prezantuar Turqinë në rajonet e krizës si një fuqi rajonale të fortë. Me këtë demonstrim qeveria mund të fitojë mbështetje më të madhe në popullsi, sidomos në qarqet konservatore fetare.

Madje edhe themeluesi i shtetit turk, Kemal Mustafa Atatürk në kohën e Perandorisë Osmane ka luftuar në Libi, përsërit Erdogan. Operacionet ushtarake turke në Sirinë veriore dhe Libi zhvillohen në territore të dikurshme të perandorisë së madhe dhe kjo zgjon tek shumë votues turq ëndrrat e lavdisë së dikurshme. Ka zëra, se Erdogan do të zhvillojë para kohe, që këtë vit, zgjedhjet presidenciale të parashikuara në vitin 2023. Me retorikën nacionaliste ai synon që tani të bashkojë përkrahësit e tij.

Çfarë lidhje ka misioni ushtarak në Libi gazin natyror në lindje të Mesdheut?

Qeveria turke me operacionin ushtarak ndjek edhe interesa ekonomike. Në marrëveshjen, që Erdogan përfundoi me qeverinë e njohur në shkallë ndërkombëtare të Al-Sarradshit në nëntor, nuk bëhet fjalë vetëm për mbështetje ushtarake nga ana e Ankarasë. Me Tripolin është rënë dakord, edhe që kufijtë ndërkombëtarë detarë të vendosen në favor të Turqisë, me qëllim që Ankaraja të ketë qasje në rezervat e pasura të gazit të brigjeve qipriote.

Para afër 10 vjetësh u zbuluan rezerva të mëdha gazi në bregdetin jugor të Qipros. Një thesar i tillë ka potencial të madh konflikti, sepse ishulli i tretë më i madh në Mesdhe është i ndarë që nga viti 1974 në pjesën turke dhe atë qipriote. Të dyja pjesët e ishullit ngrenë pretendime për ta shfrytëzuar ekonomikisht këtë fushë me gaz. Pjesa greke e Republikës së Qipros bazohet në të drejtën ndërkombëtare detare, që çdo vendi me qasje në det i siguron „një zonë ekonomike ekskluzive”, që shkon deri në 200 milje në det të hapur. Të gjitha burimet natyrore që ndodhen në këtë zonë detare, mund të shfrytëzohen ekonomikisht nga vendi. Kjo rregullore është shumë e komplikuar në rastin e Qipros, sepse Ankaraja e shikon „Pjesën turke të Qipros Veriore” si shtet sovran, me zonën e saj ekonomike.

Bashkësia ndërkombëtare nga ana tjetër nuk e njeh „Republikën Turke të Qipros Veriore” si shtet më vete. Prandaj Turqia nuk merret në konsideratë nga shtetet e tjera që kufizohen me Mesdheun në shfrytëzimin e këtyre rezervave të gazit. Pikërisht në ditën që parlamenti turk ra dakord për ndërhyrjen ushtarake në Libi, vendet e tjera të Mesdheut – Qiproja, Greqia, Izraeli nënshkruan një marrëveshje në Athinë për projektin e gazit „EastMed”. Ky gazsjellës prej 1900 kilometrash, që parashikohet të nxjerrë gaz në brigjet e Qipros dhe Izraelit do ta sjellë atë në Greqi e prej andej në vende të tjera europiane, si Italia. Ankaraja nuk ka qenë asnjëherë në tryezën e negociatave. Erdogan ka theksuar disa herë, se ai nuk do të lejojë që Turqia të përjashtohet nga projekte të tilla. Ujdia me qeverinë libiane do të duhet ta nxjerrë Ankaranë nga izolimi brenda vendeve të Mesdheut.

Cili është roli i Rusisë?

Në fund të tetorit, presidenti rus, Vladimir Putin dhe ai turk, Erdogan arritën një marrëveshje në Sotçi për përfundimin e operacionit ushtarak në Sirinë Veriore dhe sa të jetë e mundur edhe të luftimeve të tjera në rajon. Ashtu si në Sirinë Veriore, Kremlini është një aktor i rëndësishëm në Afrikën Veriore. Por në luftën civile libiane, Moska mbështet palën kundërshtare, ushtrinë e rebelëve të gjeneralit Haftar. Të mërkurën e  javës që vjen (08.01) do të zhvillohet një takim i vështirë mes Erdoganit dhe Putinit, në të cilin të dy krerët e shteteve kanë mundësi të bisedojnë për Libinë dhe me gjasë të vendosin piketat për të ardhmen.

Marrë nga DW

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

editorial editorial libi presidenti recep tayyip erdogan vendimi i parlamentit turk libi presidenti recep tayyip erdogan vendimi i parlamentit turk

Sondazh

Poll
Editorial 29 Dhjetor 2019, 11:20

Mini-Shengeni, ambalazh i ri i projekteve të vjetra

Është plotësisht e vërtetë se në përputhje me nivelin e takimeve, në të gjitha këto samite shteti i Kosovës është përfaqësuar me udhëheqësit e institucione...

Editorial 28 Dhjetor 2019, 15:36

A do të lindë Europa kontinentale në vitin 2020?

Më 2020 BE do të zvogëlohet dhe politika e saj do të bëhet edhe më e ashpër. Britanikët do të largohen përfundimisht. E kjo ka pasoja për raportin e forcave në ...

Editorial 27 Dhjetor 2019, 13:03

Opereta shqiptare dhe një konflikt i papërfunduar

Kosova, ajo që është identifikuar me votën e 6 tetorit, nuk ka mundur të marrë pjesë në iniciativën mini-Shengen. Dhe rrjedhimisht, çfarëdo përshkrimi pë...

Editorial 26 Dhjetor 2019, 12:32

Një avantazh i ri gjeopolitik i Rusisë në Ballkan

Projekti serb i krijimit të një blloku të ri ekonomik të përbashkët të vendeve të Ballkanit Perëndimor krijon një situatë të re gjeopolitike si një avantazh i g...

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë