LIVE UPDATES
Politike

Trajnimi i Emergjencave Civile, Basha zotohet nga Italia: Shqipëria s’do të jetë më e papërgatitur, do u paraprijmë dëm

10 Janar 2020, 11:53 Nga DOSJA
Trajnimi i Emergjencave Civile, Basha zotohet nga Italia: Shqipëria

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka deklaruar se ka marrë përsipër që të trajnojë të gjithë Emergjencat Civile shqiptare në një qendër në Itali. Nëpërmjet një videoje në Facebook, Basha tregon se është zotimi i tij që Shqipëria të mos gjendet më e papërgatitur përpara rasteve të emergjencës, si në rastin e tërmetit të 26-nëntorit. Sipas Bashës, Shqipëria do të ketë një instrument të përgjigjies së menjëhershme për t’iu ardhur menjëherë në ndihmë banorëve, për të organizuar pa asnjë vonesë operacionet e vërteta të kërkim shpëtimit me mjete dhe me personel të kualifikuar për të shpëtuar jetë dhe për të kufizuar sa është e mundur dëmin në jetët njerëzore dhe plagosjen e tyre në çdo rast fatkeqësie natyrore.

Fjala e Lulzim Bashës

Përshëndetje të dashur miq. Ju përshëndes nga Qendra Operacionale e Emergjencave Civile në rajonin Friuli-Venezia-Giulia në Itali ku jam mirëpritur nga autoritetet italiane. Dua të falënderoj Guvernatorin e Rajonit, deputetët italianë dhe drejtorin e Qendrës së Mbrojtjes Civile për një pritje shumë miqësore dhe jashtëzakonisht frytdhënëse gjatë ditës së sotme. Ne sapo kemi përfunduar një prezantim këtu në Qendrën Operative të Mbrojtjes Civile ku janë shpjeguar në detaje kapacitetet e kësaj qendre për përgjigjen e menjëhershme në nevojë të viktimave të fatkeqësive natyrore; nga tërmetet tek përmbytjet dhe fatkeqësi të tjera natyrore, vlerësimin e dëmeve pa vonesë, rikthimin e banorëve në objektet e parrezikuara dhe nisjen e punës për rikuperimin e dëmeve.

Është me të vërtetë një përvojë mbresëlënëse. Ia vlen të theksoj që përvoja e kësaj qendre operative të Mbrojtjes Civile, siç quhet në Itali, e emergjencave civile është një nga 20 qendrat, por është ajo që konsiderohet më e suksesshmja dhe në fakt përvojat e saj të suksesshme kanë shërbyer si manual për të gjithë emergjencat civile të Italisë. Lajmi që dua të ndaj sot për ju të dashur miq se me autoritetet e rajonit Friuli-Venezia-Giulia dhe me drejtuesit e kësaj Qendre Operative të Mbrojtjes Civile, kemi rënë dakord që kjo përvojë e jashtëzakonshme, në nivel botëror do të thoja, jo vetëm në nivel europian, do të shërbejë për t’u transferuar dhe për të trajnuar emergjencat civile shqiptare.

Është zotimi im që qeveria e ardhshme që të mos gjendet e papërgatitur para fatkeqësive natyrore qofshin këto tërmete apo tragjedi të tjera apo përmbytje, që edhe ne të kemi një instrument të përgjigjes së menjëhershme për t’iu ardhur menjëherë në ndihmë banorëve, për të organizuar pa asnjë vonesë operacionet e vërteta të kërkim shpëtimit me mjete dhe me personel të kualifikuar për të shpëtuar jetë dhe për të kufizuar sa është e mundur dëmin në jetët njerëzore dhe në plagosjen e qytetarëve, për të vlerësuar dëmet e çdo fatkeqësie natyrore pa humbur kohë, pa propagandë, pa shfaqje por me kapacitete njerëzore, me manuale, me njerëz të përgatitur, të trajnuar me mjete të mjaftueshme dhe pastaj për të vepruar menjëherë për të riparuar këto dëme si dhe për të strehuar gjatë kohës së riparimit të gjithë personat e prekur nga fatkeqësia natyrore.

Prezantimi që është bërë dhe do të vazhdojë pas pak minutash edhe në qendrën e përbashkët operative të të gjithë institucioneve që marrin pjesë si dhe në vizitën që më është rezervuar në bazën e mjeteve të emergjencave civile, është me të vërtetë mbresëlënës, por akoma më i kënaqur jam nga fakti se, edhe nga pozita e Kryetarit të opozitës, Kryetarit të Partisë Demokratike, sot kam gjetur tek Ministri italian, jo vetëm një gatishmëri totale për të ndarë me mua dhe ekipin tim përvojat e tyre, por edhe një gatishmëri totale për të na qëndruar pranë në ndërtimin e një instrumenti të emergjencave civile që do t’u vijnë në ndihmë shqiptarëve, banorëve të Shqipërisë sa herë që të jetë e nevojshme dhe për këtë dua të theksoj sot se do të veprojmë shpejt, pa asnjë vonesë, në mënyrë konkrete që Shqipëria të ketë jo në letër, por një përgjigje të menjëhershme ndaj fatkeqësive natyrore, të ketë një qendër të emergjencave civile e cila të jetë e mirë trajnuar, e mirë pajisur dhe e gatshme për të vepruar menjëherë. Edhe BE ka shprehur interesin për të investuar diçka të tillë dhe nuk ka fat më të mirë se sa ta marrim këtë përvojë nga qendra më e mirë që është ajo e Italisë dhe brenda Italisë ajo e Friuli-Venezia Giulia.

Dua të shpreh mirënjohjen time. Shumë prej personelëve të kësaj qendre kanë qenë të pranishëm në momentin e tërmetit të 26 nëntorit dhe ditëve më vonë. U kam shprehur falënderimet e mia besoj edhe në emër të të gitë ju dhe në veçanti të familjeve të prekura, dhe më e rëndësishmja, kemi rënë dakord që kjo përvojë e jashtëzakonshme të kthehet në një shkollë të vërtetë me emergjencat tona civile në momentin më të parë, në mënyrë që Shqipëria dhe shqiptarët kurrë më mos të vuajnë pasojat e dështimit qeveritar dhe neglizhencës njerëzore, pas pasojave të fatkeqësive natyrore. Fatkeqësitë natyrore nuk i kontrollon dot askush por një qeveri e aftë e përgjegjshme ka në dorë që të përgjigjet menjëherë dhe të kufizojë dëmet njerëzore. Ky është objektivi, ky është qëllimi dhe ky është zotimi im sot nga Qendra Operative e Emergjencave Civile Friuli-Venezia Giulia.

Shqipëria u trondit nga tërmeti i 26 nëntorit që la pas 51 viktima, qindra njerëz të plagosur dhe dëme të shumta materiale, bilanci i të cilave ende nuk ka përfunduar. Ajo që u vu re pas kësaj tronditjeje ishte se ekipet e shpëtimit në Shqipëri punonin me duar për të nxjerrë trupat nga rrënojat. Në ndihmë u erdhën ekipet kosovare, turke, serbe dhe shumë të tjera, të cialt sollën mjetet e nevojshme. 

(f.m;E.K/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike basha në itali lulzim basha tragjedia e 26 nentorit 2019 basha në itali lulzim basha tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj