LIVE UPDATES
Politike

PD gati propozimet për ‘Zgjedhoren’/ Bardhi: Do rikthejmë protestat gjatë 2020 (VIDEO)

10 Janar 2020, 09:44 Nga DOSJA
PD gati propozimet për ‘Zgjedhoren’/ Bardhi: Do rikthejmë

VAU I DEJËS- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi ka deklaruar se viti 2020 do të jetë viti i protestave për demokratët. Teksa ndodhej në një takim në Vaun e Dejës, Bardhi u shpreh se largimi i qeverisë së Edi Ramës, është mundësia e vetme për t’i hapur rrugë zhvillimit të vendit. Numri dy i PD theksoi se nuk ka datë konkrete për protestat, por sipas tij, objektivi kryesor për këtë vit është rikthimi i protestave.  “Objektivi ynë në 2020 është i njëjti me shkurtin e 2019 dhe pa asnjë diskutim që do ti kthehemi protestave. Çdo mjet demokratik që sjell largimin e qeverisë është një mundësi reale. Nuk ka një datë konkrete por kur të ketë do ta bëjmë publike”, tha Bardhi.

Bardhi foli edhe për Reformën Zgjedhore, dhe tha se PD i ka gati propozimet e saj: Ne jemi duke punuar në mënyrë intensive për reformën zgjedhore. Kemi drejt finalizimit të gjitha propozimet tona. Sigurisht, që pyetja nuk shtrohet nëse do të marrim pjesë apo jo ne. Sepse ne kemi shprehur gatishmërinë tonë për të bashkëpunuar për reformën zgjedhore. Deri në këtë moment që flasim, pala tjetër, kundërshtari ynë politik, PS, nuk ka hedhur asnjë hap, duke tentuar të vonojë realizimin e reformës zgjedhore. Ju kujtoj që realizimi i reformës zgjedhore dhe, më pas, implementimi i reformës zgjedhore, do të thotë zgjedhje të parakohshme lokale dhe parlamentare janë kërkesë e Bundestagut gjerman për hapjen e negociatave me Shqipërinë.”

INTERVISTA E SEKRETARIT TË PËRGJITHSHËM GAZMENT BARDHI NGA VAU I DEJËS

Pyetje: Cili është qëllimi i takimeve me strukturat e PD?

Gazment Bardhi: Janë takime të organizuara në dy degë të qarkut të Shkodrës, që vijnë pas takimeve të zhvilluara në Qarkun e Lezhës dhe Kukësit. Sigurisht, kemi bërë një bilanc me strukturat e partisë mbi zhvillimet politike gjatë vitit 2019 dhe, bashkërisht, kemi caktuar objektivat për vitin 2020.

Pyetje: Sapo ka nisur 2020, cili është plani i opozitës? Do të ketë rikthim të protestave edhe përse tërmeti ndryshoi axhendën?

Gazment Bardhi: Pa asnjë diskutim që objektivi gjatë vitit 2019 është i njëjti objektiv që kemi edhe për vitin 2020: largimi i qeverisë, jo si dëshirë e opozitës, por si e vetmja mundësi për t’i hapur rrugë zhvillimit të vendit. Kjo qeveri e kapur në flagrancë në afera korruptive dhe në bashkëpunim me krimin, ka marrë peng të ardhmen e qytetarëve shqiptarë, ka marrë peng të ardhmen e të rinjve shqiptarë, duke detyruar pjesën dërrmuese të të rinjve të lënë vendin dhe të shkojnë në emigracion. Objektivi ynë politik për vitin 2020 është i njëjti objektiv që kemi pasur që në shkurt te vitit 2019.

Pyetje:  A do t’u riktheheni protestave?

Gazment Bardhi: Pa asnjë diskutim, çdo mjet demokratik që sjell largimin e kësaj qeverie, përfshirë edhe protestat popullore, janë një mundësi reale për ditët në vijim.

Pyetje: A ka një datë konkrete?

Gazment Bardhi: Jo, nuk ka një datë konkrete për protestë. Sigurisht, kur të ketë një datë konkrete, ne do ta bëjmë publike. Është një vendim që merret nga Kryesia e partisë. Por, unë ju garantoj, në cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm, që është një mjet demokratik, i cili nuk përjashtohet të aplikohet në ditët e ardhshme.

Pyetje: Keni bërë një denoncim për Vaun e Dejës, a keni informacion, nëse ka marrë prokuroria informacion rreth të shkuarës së tij? A ka PD të dhëna të tjera?

Gazment Bardhi: PD ka bërë publike të dhëna të plota që tregojnë që Mark Babani, i emëruari i Edi Ramës në bashkinë e Vaut të Dejës, është një hajdut i certifikuar me vendim gjyqësor nga autoritetet italiane. Unë gjej rastin t’i bëj apel Prokurorisë së Përgjithshme të zbatojë ligjin, të mos zvarrisë procedurat dhe të nxjerrë përfundimet bazuar në të gjitha informacionet që disponon. Në dijeninë time, është duke pritur letërporosinë që ka dërguar në Itali. Dua të sqaroj opinionin publik se kjo letërporosi dhe vonesa që po shkaktohet, ka ardhur për shkak të bllokimit nga Ministria e Drejtësisë. Pra, prej një muaji e gysëm, letërporosia e përgatitur nga Prokuroria e Përgjithshme nuk u është përcjellë autoriteteve italiane, duke sjellë zvarritje dhe duke lejuar një njeri në konflikt me ligjin, të ushtrojë funksion publik. Një hajdut i certifikuar, sot administron paratë e taksapaguesve të bashkisë së Vaut të Dejës.

Pyetje: A ka pasur ndërhyrje të drejtuesve të lartë?

Gazment Bardhi: Pa diskutim, Mark Babani është Edi Rama i Vaut të Dejës dhe, pa diskutim, Edi Rama do të përdorë çdo mjet për të mbrojtur kriminelët e emëruar në krye të bashkive.

Pyetje: Edhe sa dosje të tjera ka PD?

Gazment Bardhi: Ne kemi denoncuar jo më larg se dje, kandidatin e emëruar nga Edi Rama në bashkinë Mallakastër. Sigurisht,  e kam thënë edhe më parë, kemi në proces verifikimi edhe kandidatë të tjerë të PS. Sapo të kemi dokumentacionin e plotë dhe të dokumentuar për secilin prej tyre, do ta ndajmë me opinionin publik.

Pyetje: Do të merrni pjesë në reformën zgjedhore?

Gazment Bardhi: Ne jemi duke punuar në mënyrë intensive për reformën zgjedhore. Kemi drejt finalizimit të gjitha propozimet tona. Sigurisht, që pyetja nuk shtrohet nëse do të marrim pjesë apo jo ne. Sepse ne kemi shprehur gatishmërinë tonë për të bashkëpunuar për reformën zgjedhore. Deri në këtë moment që flasim, pala tjetër, kundërshtari ynë politik, PS, nuk ka hedhur asnjë hap, duke tentuar të vonojë realizimin e reformës zgjedhore. Ju kujtoj që realizimi i reformës zgjedhore dhe, më pas, implementimi i reformës zgjedhore, do të thotë zgjedhje të parakohshme lokale dhe parlamentare janë kërkesë e Bundestagut gjerman për hapjen e negociatave me Shqipërinë.

Pyetje: Opozita që është në Parlament bashkë me maxhorancën kanë bërë disa mbledhje dhe kanë bërë edhe disa propozime për reformën zgjedhore. Do t’u bashkoheni këtyre propozimeve?

Gazment Bardhi: Ne gjykojmë që çështjet e reformës zgjedhore janë çështje të partive politike dhe jo të komisioneve brenda kuvendit monist për këtë kemi bërë një propozim. Propozimet e kaluara në atë komision parlamentar për të cilin ju i referoheni, sigurisht, që nuk zgjidhin asnjë nga shqetësimet reale që kanë zgjedhjet në Shqipëri, nuk i japin zgjidhje lidhjes së krimit me politikën, nuk i japin zgjidhje përdorimit dhe kërcënimit dhe intimidimit të punonjësve të administratës.  Pra, nuk i japin zgjidhje asnjë prej problemeve madhore që kanë zgjedhjet në Shqipëri. Ndërkohë, shumë shpejt, ne do të prezantojmë propozimet tona konkrete që adresojnë secilin prej shqetësimeve që kanë, realisht, shqiptarët dhe që pengojnë realizimin e zgjedhjeve të ndershme, të lira dhe demokratike në Shqipëri.

Pyetje: Zoti Bardhi, SPAK dhe BKH po shkojnë drejt formësimit. Në gjykimin tuaj, mund të shpresojnë shqiptarët se do të ketë vënie para përgjegjësisë të zyrtarëve të lartë të korruptuar dhe të hetimit të dosjeve të rënda që, deri më sot, nuk kanë marrë ndëshkimin e merituar.

Gazment Bardhi: Çështja e parë që kishte për shqyrtim struktura antikorrupsion, që kishte të bënte me disa zyrtarë të lartë, gjyqtarë, përfundoi, siç ju e patë, me mbyllje hetimesh dhe me pas, me rrëzim të këtij vendimi të SPAK nga gjykata. Personalisht, por edhe PD, i ka dhënë mbështetje të plotë Strukturës së Posaçme Antikorrupsion, SPAK-ut, e nxit Prokurorinë e Posaçme që të hetojë aferat korruptive dhe lidhjet e politikës me krimin. Dua të ripërsëris që, për të ruajtur imazhin e SPAK-ut, do të duhet që prokurorët, integriteti i të cilëve është vënë në pikëpyetje, ose për shkak se janë shërbëtorë të regjimit komunist, siç është drejtuesi i SPAK-ut, ose për shkak se janë vegla të Ulsi Manjës, siç është njëri prej prokurorëve i kapur në takim një ditë përpara votimit, do të duhet t’i hapin rrugë zgjedhjes së prokurorëve të rinj, me integritet që gëzojnë besimin e të gjithëve, për t’i dhënë imazhin e nevojshëm dhe besueshmërinë e nevojshme SPAK-ut.

(a.m;f.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike gazmend bardhi protestat e pd reforma zgjedhore gazmend bardhi protestat e pd reforma zgjedhore

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë