LIVE UPDATES
Aktualitet

DOSJA-Italianët dhe përgjimet me shqiptarët! Kur nisi ‘dashuria’ mes kriminelëve dhe si u hapën dosjet e mëdha

26 Janar 2021, 15:10 Nga DOSJA
DOSJA-Italianët dhe përgjimet me shqiptarët! Kur nisi

Jo pak herë krerë të antimafias italiane kanë dhënë në kohë të ndryshme mesazhe mbi ortakërinë e mafias italiane dhe kriminelëve shqiptarë. Madje vitet e fundit, bota e nëndheshme e kriminalitetit shqiptar u konfirmua e fuqizuar për shkak të trafikut të marijuanës, që nga ngarkesat e bllokuara gjatë viteve të fundit tonelatat tregojnë “pushtimin” e Italisë me hashash.

Vetëm për vitin 2016 në Itali u bllokuan 32 tonë hashash, që u tentua të zbarkohej përmes metodave nga më klasiket, ato me gomone deri tek të fshehurat me teknika të shumta.

Por a është vetëm hashashi që e ka kthyer krimin shqiptar në ortak të denjë? Si ka mundësi që kriminelët shqiptarë pas hashashit, po sofistikojnë truket e krimit dhe po kthehen në “të besueshmit” e mafias italiane? Së paku, gjatë pesë viteve të fundit disa çështje treguan se trafikantët shqiptarë ia dolën mbanë të joshin strukturat shtetërore dhe të lulëzojnë aktivitetin e tyre të paligjshëm, duke i kthyer pasuritë e tyre në objektiv të pagjurmueshëm.

Jo zyrtarisht institucionet ligjzbatuese pranojnë për gazetën Si se pas drogës “tangoja” e krimit ka prioritet pastrimin e parave. Dhe nga indiciet e shumta që agjencitë e shërbimit informativ raportojnë të kenë, italianë të botës së krimit pastrojnë miliona euro në tokën e premtuar shqiptare, ashtu siç edhe veprojnë aleatët e tyre shqiptarë, që dyshohet se kanë hyrë si aksionerë në fushën e ndërtimit dhe që duke u ngjitur pas biznesit, hetimi i tyre praktikisht kthehet në një mision të pamundur.

E vërteta është se vendet në të dyja anët e Adriatikut, po vuajnë atë që shumë vite më parë paraardhësi i Federiko Cafiero De Raho e cilësoi si “krimi nuk ka më kufij”. Kjo shpjegon shtrenjtësinë e të jetuarit në Shqipëri.

Skuadrat policore italiane zbarkuan dukshëm pesë vite më parë, dhe siç u kuptua më vonë, ato kishin përgjuar biseda trafikantësh të marijuanës dhe pazareve të tyre. Nga ky serial përgjimesh u hap dosja më e madhe që solli edhe kosto politike.

Një ministër i Brendshëm, së bashku me katër zyrtarë policie u vunë para ligjit penal. Por vendi ynë dështoi të pastronte policinë dhe të penalizonte drejtorë policie dhe shefa komisariatesh të përfolur e të listuar nga Shërbimi Informativ si partnerë të trafikantëve. Kjo sipas burimeve zyrtare po sjell ineficensë të policisë për të goditur krimin e organizuar që besohet se tashmë ka zbritur sërish në jug të vendit dhe po zotëron rrugët detare përmes skafeve dhe bekimit të policisë lokale.

Hetimi pa rezultate për pjesën më të diskutueshme të kanabizimit të vendit ndaj një vargu zyrtarësh të policisë apo edhe të prokurorisë, rrodhi në heshtje dhe pyetja kush e lejoi kanabizimin e vendit mbeti pa përgjigje, ndonëse prokuroria nisi një hetim bazuar në dhjetëra aksione ku evidentoheshin parcela me hashash. Përgjimet treguan se si trafikantë si Moisi Habilaj dhe ndihmësit e tij flisnin shtruar në telefon derisa njëri prej tyre T. Haxhiraj mburrej “shteti më jep garanci të plotë në Kuc, atje e ka vëllai të sigurt me drejtorin”.

Dosja “Habilaj”, vizitat e shumta të antimafias italiane, operacionet e përbashkëta të goditjes së trafikantëve në rajone të tëra nga Puglia, Leçe, Vlorë e Fier apo dhe njësia e përbashkët e ngritur pranë SPAK një vit më parë tregoi se të dyja vendet po mblidhnin forcat për të sulmuar krimin e organizuar që përtej Shqipërisë etiketohet nën emrin e organizatave famëkeqe të mafias.

Por përpara se të shpërthente dosja Habilaj, kriminelët e kishin shtruar rrugën e bashkëpunimit. Një dosje me të pandehurit Burhamaj ekspozoi se si nga fshatrat e jugut organizohej trafik droge përmes ajrit me Italinë. Hetimi kishte nisur gjatë viteve 2014, me ndihmën e INTERFOCE në kuadër të operacionit sekret CIBI 2014, kujton një oficer i Guardia Di Financia për Gazetën Si. “Autoritetet italiane vunë nën përgjim disa anëtarë të familjes shqiptare me mbiemrin Lamaj dhe Ahmetaj, ndaj të cilëve u përdorën edhe teknika speciale të vëzhgimit dhe interceptimit”, shton zyrtari.

Faktikisht një pilot italian kishte ngecur më herët në rërën e Divjakës me ngarkesë droge, çka solli edhe arrestimin e tij. Giorgo Riformato nuk mundi dot ta ngrinte avionin piper majin e 2014, edhe pse kishte zbritur në plazhin e Divjakës për të ngarkuar gati 300 kilogramë hashash, të cilat u zbuluan në pyll dhe pas tyre u kapën edhe disa bashkëpunëtorë shqiptarë.

Pas këtij dështimi me pilotin 71-vjeçar që pasi përfitoi zbritjen e një të tretës së dënimit kërkoi ta vuante pjesën e dënimit në vendin e tij, trafikantët shqiptarë i zgjeruan ambiciet. Italianët jepnin alarmin se pak më në jug, familja Lamaj kishte në dispozicion një avion të lehtë prodhim ukrainas model aeropakt a22s, i cili sipas repartit operativ italian transportonte në rrugë ajrore 130 deri 140 kilogramë hashash. Në bisedat e përgjuara imtësisht nga italianët rezultoi se Sokol Lamaj tregon se policia kishte prerë një plantacion afër të tijve, në Ramicë dhe në Shushicë.

Italianët më pas raportojnë se si nga interveptimet Sokol Lamaj kishte takuar një person me emrin Vironi dhe në datë 20 korrik ai shprehet “pata takim me forcat e rendit lokalet që më garantuan mbrojtjen dhe se nuk do t’i prishnin plantacionet që një nga policët i evidentoi me dylbi”.

Se si ndahej fitimi për policët e konfirmon më tej përgjimi i italianëve i mbajtur në audin ku trafikantët shqiptarë teksa udhëtonin po bisedonin:

V. L thotë “do t’i themi atij policit atje, që njëri nga tanët ka 400 rrënjë, mos ia prit. Ose priti mirë në qoftë se e bën, 1 mijë rrënjë kultivoi, një mijë rrënjë thaji dhe më thuaj mua, na thuaj neve se ku është. Do vij t’i themi atij policit dhe jo i angazhuam fshatarët atje lart”.

Kultivues të punësuar dhe trafikantët përgjohen teksa luten duke thënë “shpresojmë të mbushet, gonxhet të përkulen. Atje lart do bëj 100 kilogramë nga ajo e vogla”.

Italianët zbulojnë se si parcelat ruhen natë-ditë me kallashnikovë dhe se si policia është inekzistente.

“Ne do qëndrojmë 5-6 veta me kallash, do bëjmë 10 mijë rrënjë, do t’i vendos të thahen atje ku janë bletët, unë them të bëjmë 10 tonë, pasi 10 mijë rrënjë hashash bëjnë 10 tonë”, thotë në një moment V. L.

Përgjimet e mëpasshme vërtetojnë se si avioni për të cilin italianët kishin dyshime, ndërkohë bënte fluturime rutinore Itali-Vlorë.

“Ka ardhur avioni për barishte, lart poshtë, ka dhe atë kokën me infra apo lëre”, njofton njëri nga të dyshuarit.

Dhe ky nuk ishte avioni i fundit. Një tjetër zbulohet rastësisht në Ishëm, dhe sërish sepse kishte ngecur për shkaqe teknike. Guido Andrea Guidi u justifikua se kishte zbritur në fshatin Godull për shkak të një defekti. Megjithëse autoritetet nisen hetimet për trafik droge, Gudi u largua nga Shqipëria në kulmin e hetimeve të ish-krimeve të rënda që e kishin lënë të lirë përballë një garancie pasurore prej 10 mijë eurosh. Kjo dosje u mbyll me dështim të plotë me argumentin se në avion nuk u gjet drogë, pavarësisht dyshimeve se ploti do të ulej për të ngarkuar pakot me hashash.

Albino Prudentino

Një nga operacionet më të bujshme që dha sinjalin se Shqipëria po kthehej po ashtu në një strehë të mirë për mafiozët italianë ishte edhe operacioni Kalipso. Antimafia italiane dhe hetuesit shqiptarë zbuluan vendqëndrimin e njërit nga bosët të Sacra Corona Unita, i cili kishte zgjedhur qytetin bregdetar të Vlorës për të jetuar së bashku me një pjesë të familjes së tij. Hetimi i mëvonshëm pasoi për dyshimet e pastrimit të parave të krimit nga Prudentino, që me kalimin e viteve kishte regjistruar dy kompani në Shqipëri ku dhe zotëronte përqindje në kompanitë e lojërave të fatit. Italiani kërkohej nga vendi i tij teksa përgjimi më i famshëm ndaj tij është biseda me Bernardo Provenzano, i njohur si bosi i bosëve të Cosa Nostras. Ai e këshillonte gjatë një hetimi disavjeçar të italianëve se lojërat e fatit sjellin para dhe jo kontrabanda e cigareve që ishte krimi fillestar që e futi në kartelet policore të Italisë. Hetimet zbuluan se si italiani kishte zgjedhur një pikë nevralgjike në Vlorë, ku ishte hapur një restorant dhe pastiçeri. Ky biznes mori bujë në Vlorë në 2009, teksa Prudentino nën petkun e një biznesmeni babaxhan dhe të buzëqeshur krijoi profilin e një sipërmarrësi sfidues.

A pastrohen paratë e italianëve?

Dy të fundmit që ju sekuestruan pasuritë janë dy vëllezër nga Mirdita, të cilët dyshohet se ata pastronin para përmes bizneseve, blerjes së apartamenteve dhe në rastet më të vështira rrëmbimit të automjeteve atëherë kur borxhlinjtë nuk kishin mundësi të shlyenin detyrimin e fajdeve. Pasuria e sekuestruar vlen pesë milionë euro llogaritet nga departamenti kundër Krimeve të Rënda dhe krimeve financiare. Të dy vëllezërit rezultojnë si persona të implikuar në fushën e shpërndarjes së drogës në Itali. Por mes shkresave të përcjella mes institucioneve, kujdesi më i madh tregohet ndaj të huajve që zgjedhin Shqipërinë për të investuar. “Na vijnë shkresa pafundësisht mbi transaksione të shtetasve italianë, investime në Shqipëri apo edhe shuma që së pari shikohen të dyshimta”, deklaron një zyrtar i policisë që shton se pas shkresë përcjelljes nga agjencia për parandalimin e pastrimit të parave, kërkohet automatikisht ndihma e palës italiane për të zbuluar nëse bëhet fjalë për personazhe të botës së krimit që fshihen nën petkun e biznesmenëve apo realisht janë qytetarë të huaj që provojnë fatin jashtë atdheut të tyre.

Marrë nga Gazeta “Si”

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet itali pergjimet ne itali shqiperi itali pergjimet ne itali shqiperi

Sondazh

Poll
Aktualitet 26 Janar 2021, 14:15

SHKODËR– Përmbytjet në Shkodër kanë bërë të domosdoshme evakuimin e gjësë së gjallë e cila rrezikonte nga uji që ka pushtuar stallat. Në Dajç dhe Tr...

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje