LIVE UPDATES
Aktualitet

Sot tentuan t’i eliminojnë ‘shokun’, kush është Julian Sinanaj, ‘hitman’-i që u trajnua nga rusi dhe ka kryer më

26 Janar 2021, 13:17 Nga DOSJA
Sot tentuan t’i eliminojnë ‘shokun’, kush është

VLORË– Marjon Mitro, personi që iu bë sot atentat ditën e sotme, ishte pjesë e grupit të vrasësve me pagesë të killerit të rrezikshëm, Julian Sinanaj. Ky i fundit, është cilësuar gjthmonë si një killer mjaft i rrezkshëm dhe njihet si një nga ‘hitman-ët’ më profesionistë që ka operuar në Shqipëri dhe në Greqi. Jeta e Sinanajt ndryshoi në momentin kur familja e tij, njësoj si shumë shqiptarë të tjerë, vendosën që të emigronin për në Greqi. Prindërit, të dy me origjinë nga Tepelena, vëllai dhe Juliani lanë qytetin e Elbasanit dhe u zhvendosën në Athinë për të nisur një jetë të re. Por gjërat nuk shkuan edhe aq mirë për familjen Sinani.

Të përballur me problemet e para, çifti i bashkëshortëve vendosi që të ndahej, duke ndikuar tek Juliani, tashmë një adoleshent. I treguar me gisht nga shoqëria, që e klasifikonte si “shqiptari”, me probleme në familje dhe larg atdheut të tij, Juliani kthehet në nxënësin perfekt për mësuesin e tij rus. Me premtimin se do ta bëntë vrasësin më të mirë me pagesë, instruktori i tij rus e merr shqiptarin në tutelë dhe fillon me zbërthimin e karakterit të tij. Rusi gjeti tek Juliani një që person që mund të jetë vrasës gjakftohtë, inteligjent dhe i pavarur.

Me prepektiva për një të ardhme të ndritur, Julian Sinanaj u përgatit për të përdorur në mënyrë ekselentë armët. Ishte i aftë të qëllonte me të dyja duart dhe me të njëjtin precision, gjithashtu ishte i shpejtë në mbërthimin dhe në zbërthimin e armëve, duke shtuar edhe njohuritë që kishte për ndërtimin e tyre. Pas trajnimit, i ashtuquajturi “ujku i vetmuar” për 15 vite “punë” në Athinë, Pire dhe Selanik ka kryer më shumë se 20 vrasje apo akte terroriste. Më pas kur ndjeu se jetën e kishte të rrezikuar nga ata që kishin qënë klientët e tij vendosi që të lëvizte sërish. U kthye në Shqipëri dhe gjeti “strehë” në Vlorë, ku edhe do të ringrinte “biznesin” e tij.

I panjohur ende më treg por me metodën e tij të sofistikuar për të eliminuar shpejt, pa gjurmë dhe gjakftohtësisht, Sinanajt i shkoi emri aty ku duhej. Për të folur me klientët e tij, ai hapte një adresë e-maili. Aty komunikonin klienti dhe “pastruesi”. Metodë e pastër dhe pa gjurmë. Fati i atyre që do të binin në dorën e Sinanajt vendosej në: beniecënvetë@gmail.com.

Por në një moment, kur Juliani e kishte ulur vigjilencën e tij, u prangos. Sigurisht që një “killer” është trajnuar edhe për të ndenjur “urtë” por e dashura e tij jo. Ajo u thye dhe tregoi në Polici vendbanimin e tij. Aty efektivët gjetën çdo lloj arme, mina, tritol etj. Dhe sigurisht gjet një bllok shënimesh me 20 faqe. Aty ishin shënuar të dhënat për të gjithë viktimat e tij. Emri, ora e saktë e vdekjes, mënyra e eliminimit dhe fotoja e tyre.

Së fundmi, Sinanaj është zgjedhur për t’u bërë pjesë e një libri që do t’i dedikohet plotësisht të gjithë “kolegëve” të Sinanajt. Libri po shkruhet nga autori Andrea Gallit dhe titullohet ‘Sicario’ ose shqip: Vrasësi me pagesë!

AKUZAT NDAJ JULIAN SINANAJT

Pavarësisht akuzave që rëndojnë mbi të, Julian Sinanaj, ia doli që t’ja hidhte ‘paq’ burgut përjetë. Ai vendosi që të rrëfente para hetuesve gjithë ‘aktivitetin e tij’ duke fituar statusin e të penduarit. Ndihmesa e dhënë për drejtësinë e shpëtoi nga mbyllja përjetë në qeli, por u dënua me 30 vjet burg. I prangosur nga Policia që prej vitit 2014, Sinanaj pret qetësisht në qelinë e tij momentin e lirimit.

(k.m;f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet atentat marjon mitros julian sinanaj marjon mitro plagoset marjon mitro atentat marjon mitros julian sinanaj marjon mitro plagoset marjon mitro

Sondazh

Poll
Aktualitet 26 Janar 2021, 12:52

TIRANË– Alarmi se shqiptarët janë të lidhur me familjen mafioze Ndragheta është dhënë disa vite më parë. Në një kronikë të televizionit italian Tg3, prokur...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet