LIVE UPDATES
Aktualitet

Ndahet nga gruaja, babai i fëmijës ndryshon emër që t’i shpëtojë detyrimit, bën lëmsh zyrën përmbarimore

14 Shkurt 2020, 21:08 Nga DOSJA
Ndahet nga gruaja, babai i fëmijës ndryshon emër që

KAVAJË– Irma Elezi nga Kavaja i është drejtuar emisionit “Stop”, pasi edhe pse gjykata ka vendosur për një detyrim ushqimor, që ish-bashkëshorti i saj duhet të paguajë, ai nuk e ka zbatuar. Irma tregoi, se është divorcuar në vitin 2012 dhe nga martesa e saj ka një vajzë.

Çështja ka shkuar në zyrën përmbarimore, ku detyrohet Hipoteka e Kavajës të zbatojë një vendim për një truall të ish-bashkëshortit. Përgjigja e Hipotekës është se në emrin e kërkuar figuron një pasuri në legalizim e sipër.

Irma Elezi: Jam e divorcuar me një fëmijë. Me vendim gjykate, bashkëshortit tim i takon një detyrim ushqimor, i cili për kaq vite nuk e ka shlyer. Edhe jam munduar që ta kërkoj nëpër instancat përkatëse duke shkuar në gjykatë, gjykata më ka dërguar drejt zyrës përmbarimore, ku me anë të një prone që ai mund të ketë, të më shlyejë detyrimin për sa i përket vajzës.

Gazetarja: Zotëria në fjalë kishte një pronë?

Irma Elezi: Po kishte një pronë sepse unë në Aluzini-n e Kavajës mora një letër, të cilën ky zotëria ekziston me një pronë të legalizuar në 2017.

Në vitin 2017 kjo pronë legalizohet, por ish-bashkëshorti ka ndryshuar emrin, për t’i shpëtuar detyrimit. Hipoteka urdhërohet sërish për sekuestron e kësaj prone, por ajo tashmë nuk figuron me të njejtin emër. Zyra e hipotekës kërkoi një vërtetim, që tregonte se bëhej fjalë për të njëjtin person.

Irma Elezi: Ish-bashkëshorti im ndryshoi emrin.

Gazetare: Çfarë ndodhi më tej?

Irma Elezi: Më tej këta zotërinjtë këtu më thonë, më vërtetoni që ky Emiljan Leonidha Pello dhe Emanuel Loni Kekerri është po i njëjti person. Shkoj dhe marr një vërtetim që ky person është po i njëjti. Kur më vërtetojnë njëherë që ky ka një pronë në 3/10/2017 ndërsa në 25/11/2019 ka vërtetuar që ky zotëria këtu nuk rezulton pasuri e paluajtshme në emrin Emiljan Loni Pello.

Zonja e dorëzoi edhe këtë vërtetim, por tani prona ishte dhënë hua dhe përsëri nuk bëhej sekuestro.

Irma Elezi: Unë ja verifikova të gjitha dokumentet dhe zyra e përmbarimit gjithashtu në bashkëpunim ka bërë të mundur që  kjo pronë është vërtetuar që ekziston. Ndërsa në 2020 ata më bien mua, që unë prisja vendimin, ata më sjellin një letër ku më thonë, që ky personi duhet verifikuar sërish emri.

Gazetarja: Çfarë lëvizje është bërë me këtë pronë?

Irma Elezi: Ata në 2018, e kanë tjetërsuar këtë pronë në formën e një huaje, ndërkohë që kjo pronë është e bllokuar nga zyra e përmbarimit, për të më shlyer mua detyrimin ushqimor ndaj vajzës. Më bien një shkresë që ai nuk ka pronë, atje përsëri nuk marrë asnjë lloj përgjigje.

Gazetarja: Ke shkuar më tek zyra e përmbarimit pas këtij vendimi që të është dhënë?

Irma Elezi: Po duhet ta kërkosh tek Prokuroria më tha. Unë nuk iu drejtova Prokurorisë, se Prokuroria më ka zgjatur gjithashtu çështjet, i jam drejtuar emisionit tuaj këtë sepse nuk po gjej një zgjidhje siç duhet.

Gazetarja drejtohet drejt zyrës përmbarimore për të marrë një përgjigje.

Përmbaruesi: Ato njëherë, më kanë thënë, që është në legalizim. Pra, në momentin, që është në legalizim, unë nuk mund të bëj sekuestron sepse do ta lejoj që prona të legalizohet dhe unë të vazhdoj veprimet. Pastaj në momentin që i kam dërguar shkresë, i kam thënë, çfarëdo lloj gjëje të ndodhi, ju nuk do të lejoni tjetërsimin dhe në asnjë moment, s’kanë të drejtë pa i çuar unë një urdhër tjetër të heq sekuestron, apo të heq veprimet. Ato, që në 2017-ën, edhe pse unë iu kam bërë shkresë dhe do ta faktoj, ato duhet të vendosin sekuestron, duhet të bënin bllokim prone, nuk duhet të lejohej. Unë s’e kuptoj, si mund të rrijë një pasuri bosh, kur ne kemi çuar shkresë, që në 2017-ën.

Ndërsa Klodian Kumbaro, jurist pranë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Kavajë thotë, se ish-bashkëshorti i zonjës ka ndryshuar shumë shpesh emrin dhe mbiemrin, duke bërë kështu të ketë ngatërresa me zyrën përmbarimore. Por ai thotë se një letër që vërteton se ai person është i njëjti bën të mundur që procedura të vazhdojë dhe më prona të konfiskohet në favor të zonjës.

Marrë nga Klan Tv 

(a.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet irma elezi kavaje irma elezi kavaje

Sondazh

Poll
Aktualitet 14 Shkurt 2020, 19:59

BULQIZË– Kanë mbërritur në morgun e spitalit Rajonal të Dibrës tre trupat e pajetë të familjes Tolaj, Rajmonda, Rudina e Fatjon, për t’iu nënshtruar ...

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

“67 vajzat e djemtë që sot morën diplomën”/ Rama: Transformimi nuk ndalet

Diplomimi i 67 oficerëve të rinj/ Rama: Deri në 2030 paga si të NATO-s

Aktivistja: Çështja e pronave të Rrjollit në Gjykatën e Lartë, nuk do t’i gëzoni!

Qytetari: Rama u rikthye përsëri atje në vendin e krimit, në Theth

Qytetari: Unë kam ardhur këtu sepse më ka sjellë halli

I riu: Ju merrni avionin dhe kuroheni jashtë, shqiptarët i keni lënë për bukën e gojës

Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut, momenti kur betonieria bie nga lartësia

Dita e 53-të e protestës/ Qytetarja: Paguajmë 4.2 mln për Kanye West, spitalet janë pa ilaçe

Qytetari: I bëj thirrje të gjithë sistemit arsimor, të bashkohen në protestë

Dita e 53-të e protestës/Qytetarët nisin marshimin drejt godinës së Kryeministrisë

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë

Stuhia në Sarandë/ Era e fortë shkatërron çatinë e një pallati 12-katësh

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait