Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
ELBASAN– Astrit Thaçi i njohur ndryshe si “Skifteri i Durrësit”, vijon të bëjë grabitje, pavarësisht se është shpallur në kërkim për një tentativë vjedhjeje në Durrës, ku la të plagosur pronarin e banesës, Rexhep Terziun. 27-vjeçari, ka marrë armën dhe është futur paraditen e sotme në argjendarinë “Diamant” në Elbasan, ku ka kërcënuar me armë shitësen dhe ka marrë një sasi floriri me vlerë 30 mijë euro.
Ngjarja ndodhi në qendër të qytetit të Elbasanit, vetëm 20 metra larg Drejtorisë së Policisë. Dyshohet se një person e ka ndihmuar 27-vjeçarin të largohet menjëherë pas grabitjes nga vendngjarja, pasi e priste me makinë jashtë argjendarisë. Por arratia e tij mori fund mbrwmjen e sotme.
Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije për Dosja.al se Thaçi është pikasur nga kamerat e sigurisë së bizneseve përreth dhe të vetë argjendarisë, të cilat u sekuestruan nga prokuroria. Pikërisht pamjet dhe ndërtimi i identikitit ka dalë në përfundim se personi që grabiti sot argjendarinë është i shpalluri në kërkim për plagosjen e Rexhep Terziut në Durrës, ngjarje kjo e ndodhur dy ditë më parë, ku i riu u fut për të vjedhur në banesën e 42-vjeçarit. Por Astrit Thaçi u vu nw prangat e policisë së Tiranës, në zonën e Kombinatit, mbrëmjen e sotme, në kuadër të një operacioni të ndërmarrë ndërmjet Policisë së Elbasanit dhe asaj të Tiranës.
Kush është Astrit Thaçi i njohur ndyshe si “skifteri” i Durrësit?
Astrit Thaçi u fut për të grabitur banesën e Rexhep Tereziut, në Durrës. Mirëpo, ai u pikas nga familjarët dhe gjatë përleshjes me të zotin e shtëpisë, Thaçi e plagosi me armë 42-vjeçarin në këmbë. Policia gjeti edhe makinën e autorit, 100 metra larg banesës së 42-vjeçarit dhe brenda së cilës kishte disa doza lënde narkotike. Po kështu 27-vjeçari dyshohet të jetë edhe autori i grabitjes së pikës së kredidhënies, Kredo.al, ngjarje kjo e ndodhur disa ditë më parë në qytetin e Durrësit. 27-vjeçari i maskuar dhe me pistoletë lodër i mori punonjësit 1 mln lekë dhe u largua. Por jo vetëm kaq, Astrit Thaçi është një emër i njohur për policinë italiane. Media italiane ” La Nuova” , më 7 Gusht 2018 ka raportuar se ai është arrestuar nga Policia për vjedhje. Ndërsa më herët më 21 Qershor 2013, asokohe Astrit Thaçi, 19-vjeç, lakohet si një person i përfshirë në një bandë e cila shkaktonte terror në Calolziese të Bergamos, duke i bërë qytetarët të ndjeheshin në rrezik dhe të kërcënuar brenda shtëpive të tyre. Ai u arrestua nga Policia si anëtar i kësaj bande.
(a.m/f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Ipeshkvi i Rrëshenit, Dom Gjergj Meta ka dhënë një mesazh për të gjithë të rinjtë shqiptarë në ditën e Shën Valentinit. Në rrjetet e tyre soc...
TIRANË- Policia e Shtetit ka publikuar sot të dhënat për tre personat e radhës që janë objekt i njësisë së punës së kërkimit. Mësohet se ata janë dy të dën...
BULQIZË– Detaje të reja kanë dalë nga tragjedia e Ostrenit, ku nëna 40-vjeçare dhe dy fëmijët e saj humbën jetën në mënyrë të mistershme. Burime të ...
GREQI– Një çift nga Shqipëria janë kapur ditën e djeshme në Igumenicë me 15 kg marijuanë. Mësohert se ndalimi i tyre është bërë në Asproklisi, pran...
Një grup organizatash të shoqërisë civile, të kryesuara nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit kritikuan të premten ndryshimet në ligjin për “Policinë e Shtetit”, du...
ELBASAN– Dosja e Suel Çelës do të rikthehet në Gjykatë. Kësaj here, Çela akuzohet për plagosjen e Bledar Karajt plot 14 vite më parë.Ngjarja ka nd...
MALLAKASTËR– Vijon për të tretën ditë rradhazi greva e urisë së punonjësve të stacionit elektrik dhe të pompimit në Poçem. Ata shprehen se nuk janë ...
TIRANË– Shqipëria dhe dy vende të Afrikës Perëndimore janë propozuar për t’u hequr nga lista e vendeve të sigurta të origjinës nga OJF-ja më e madhe ...
DURRËS- Policia ka arrestuar një 23 vjeçar, pasi ka kërcënuar bashkëpunëtorin në vjedhjen e një motori. Gjatë kontrollit të riut iu gjet edhe një do...
DIVAJKË– Një 51-vjeçar është arrestuar nga Policia pasi mbante pa leje një armë gjahu dhe 2 thika. Në pranga ka përfunduar 51-vjeçari m...