Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
Tragjedia e Ostrenit! As gazi dhe as mangalli, hetimet përjashtojnë dy mundësi helmimi, dëshmitarja: Pashë pranë tyre një
15 Shkurt 2020, 10:22Nga DOSJA
BULQIZË– Detaje të reja kanë dalë nga tragjedia e Ostrenit, ku nëna 40-vjeçare dhe dy fëmijët e saj humbën jetën në mënyrë të mistershme. Burime të Dosja.al bëjnë me dije se sipas hetimeve personat kanë ndërruar jetë rreth orës 22:30.
Gjithashtu hetimet kanë hedhur poshtë helmimin nga gazi dhe mangalli, ndërkohë vijojnë ende hetimet për të gjetur shkakun e vërtetë. Trupat e viktimave janë në morgun e Tiranës dhe pritet që t’u bëhen ekzaminimet nga autoritetet për të përcaktuar edhe shkakun e vdekjes.
Sipas kunatës së Ramonda Tolajt, bombola ka qënë jashtë banesës dhe nuk ka mundësi që të jenë helmuar nga gazi. “Bombola ka qënë jashtë banesës. Pashë dje pranë trupit të tyre një pjatë supë,”-mësohet se është shprehur ajo.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur dje në Bulqizë, ku nëna me dy fëmijët e saj janë helmuar nga gazi i një bombole gjatë natës. 40-vjeçarja është identifikuar si Rajmonda Tolaj, ndërsa fëmijët si Rudina, Fatjon dhe Merita. Në momentin kur ka ndodhur ngjarja, kryefamiljari nuk ndodhej në banesë pasi punonte në Greqi. Sipas policisë tragjedia e trefishtë në Ostren u shkaktua si pasojë e asfiksisë nga rrjedhja e gazit, ndërsa mjeku i zonës nuk përjashton as mundësinë që familja të jetë helmuar nga ushqimi. Ai u shpreh se bombola ndodhej jashtë shtëpisë.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Një grup organizatash të shoqërisë civile, të kryesuara nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit kritikuan të premten ndryshimet në ligjin për “Policinë e Shtetit”, du...
MALLAKASTËR– Vijon për të tretën ditë rradhazi greva e urisë së punonjësve të stacionit elektrik dhe të pompimit në Poçem. Ata shprehen se nuk janë ...
TIRANË– Shqipëria dhe dy vende të Afrikës Perëndimore janë propozuar për t’u hequr nga lista e vendeve të sigurta të origjinës nga OJF-ja më e madhe ...
DURRËS- Policia ka arrestuar një 23 vjeçar, pasi ka kërcënuar bashkëpunëtorin në vjedhjen e një motori. Gjatë kontrollit të riut iu gjet edhe një do...
VLORË– Detaje të reja janë zbuluar nga aksioni i Policisë për kontrollin e mjeteve luksoze të zhvilluar ditën e djeshmë në Vlorë. Mes katër mjeteve të seke...
TIRANË– Polica Rrugore ka zhvilluar kontrolle me radarë në rrugën interurbane Tiranë-Durrës për të parandaluar aksidentet.Për vetëm disa orë kontrolle janë...
LEZHË-Një sasi eksplozivi ka shpërthyer në një dyqan gjatë natës në fshatin Gocaj të Lezhës. Mësohet se lënda eksplozive është vendosur në derën e dyqanit,...