Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
LEZHË-Një sasi eksplozivi ka shpërthyer në një dyqan gjatë natës në fshatin Gocaj të Lezhës. Mësohet se lënda eksplozive është vendosur në derën e dyqanit, i cili është në pronësi të 49-vjeçarit, Arben Malotaj.
Sipas raportimeve, nga eksplozivi i vënë nuk ka asnjë të lënduar në njerëz por ka vetëm dëme materiale.
Nga ana e saj, familja Malotaj pretendon se nuk ka asnjë konflikt dhe se nuk e ka idenë kush mund t’i ketë vendosur eksploziv në biznes. Nëna e Arbenit është shprehur se nuk kishte qënë në shtëpi në momentin kur kishte ndodhur ngjarja pasi po festonte një ditëlindje.
“Djali ka pasur ditëlindjen dhe kemi shkuar për të festuar. Kur erdhëm e gjetëm kështu, lajmëruam Policinë. Kaq! S’kemi pasur konflikte. Asgjë! Na ka friksuar ngjarja, po çfarë të bëjmë,”-tha ajo.
Ndërsa komshia ka treguar se çfarë ka dëgjuar në momentin e shpërthimit: Shpërthim i fortë nga ora 10:20. Mendova t’i bëj zë motrës së madhe po thashë hajt se po i hyn frika. Mos ka ardhur njëri tek shtëpia e saj? Ishte shpërthim i fortë. Na kanë grabitur 2-3 herë.Këta s’kanë pasur konflikte, djali ka jetuar me djersën e ballit duke punuar bashkë me nusën, e fëmijët i ka lënë më gjyshen.
Ndërkohë Policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur punën për të zbuluar shkaqet e plota dhe autorin e vendosjes së eksplozivit.
Lezhë/Informacion paraprak
Me datë 14.02.2020, në mesnatë, në fshatin Gocaj, Lezhë, në një dyqan ushqimor të shtetasit A.M., 49 vjeç, banues në Gocaj, Lezhë dyshohet se ka shpërthyer lëndë plasëse.
Si pasojë ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor vijon veprimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
KOSOVË– Gazetarja e kronikës, Klodiana Lala ishte e ftuara e mbrëmjes në “A-Shoë” ku edhe ka folur lidhur me përballjen ndaj kryeministrit Edi Rama në stud...
Përballja e shtetit shqiptar me pasuritë e botës së krimit nuk e ka zanafillën me Operacionin Forca e Ligjit. Një dekadë më parë, në janar 2010 hyri në fuqi lig...
KAVAJË– Irma Elezi nga Kavaja i është drejtuar emisionit “Stop”, pasi edhe pse gjykata ka vendosur për një detyrim ushqimor, që ish-bashkëshorti i saj duhe...
GREQI– Ministria e Punës së shpejti do të paraqesë një ndryshim në një projektligj që do të skualifikonte njerëzit që nuk banojnë në Greqi për 40 vjet nga...
ANGLI- Një 42-vjeçar shqiptar është burgosur për 13 vite, pasi akuzohet për dhunë dhe sulm seksual të dy grave të ndryshme. Sipas medieve të hiuaja, Alt...
BULQIZË- Pas tragjedisë së ndoodhur ditën e sotme, Inspektorati Shtetëror Teknik Industrial (ISHTI), me një grup ekspertësh ka shkuar në banesën e familje...
TIRANË– Ditën e sotme në studion e Top Talk kanë qenë të ftuar gazetarja e Top Channel , Anila Hoxha dhe gazetari Enton Abilekaj. Ato kanë hedhur dys...
BULQIZË- E afërmja e familjes Tola ka folur për ngjarjen e rëndë që ndodhi ditën e sotme në Bulqizë, kur nëna sëbashkimme dy fëmijët e saj u gjetën të paje...
TIRANË- Një 23-vjeçar, Dritan Krasniqi që banon në Farkë po hetohet për përndjekjen e shoqes së fëmijërisë, me të cilën ka qenë në bankat e shkollës...