LIVE UPDATES
Aktualitet

Liria e medies/ Demonizimi i gazetarëve duhet të marrë fund

11 Janar 2020, 16:25 Nga DOSJA
Liria e medies/ Demonizimi i gazetarëve duhet të marrë fund

TIRANË- Këtë muaj bëhen plot pesë vjet që kur Saïd dhe Chérif Kouachi sulmuan zyrat e Parisit të revistës satirike franceze Charlie Hebdo dhe, në një makth që zgjati vetëm disa minuta, ata vranë 12 njerëz. Në ditët që pasuan, miliona njerëz marshuan në Francë dhe gjetkë për të shprehur solidaritet me gazetarët e vrarë.

Për europianët, vrasjet Charlie Hebdo përbënin sulmin e parë masiv ndaj gazetarëve. #JeSuisCharlie (“Unë jam Charlie”) u bë një nga hashtagët më të njohura në Twitter. Liria e shtypit po ndryshonte.

Megjithatë, që nga ajo kohë, lufta për të mbrojtur lirinë e gazetarisë është dobësuar dhe mobilizimi publik ka dëshmuar të jetë kalimtar –  përfshirë edhe në rastin e Charlie Hebdo. Në Janar 2019, stafi i revistës u ankua në një editorial se njerëzit nuk donin të dëgjonin më për vrasjet. “Ndoshta duhet të vazhdoni para!” raportohet se iu tha atyre.

Kjo indiferencë e dukshme ka shumë lidhje me atë që shumë besojnë se përfaqëson Charlie Hebdo: lirinë për të shprehur veten në një mënyrë që mund të provokojë të tjerët. Dhe kjo liri ka rënë në një presion akoma më të madh në pesë vitet e fundit.

Një prirje e tillë është e dukshme në përgjigjet drejtuar gazetarëve që hedhin dritë mbi fakte dhe opinione të panjohura ose të pavolitshme. Ata janë të ekspozuar çdo ditë ndaj një sërë sulmesh mbi integritetin e tyre, përfshirë edhe nga liderë të rëndësishëm politikë. Në Shtetet e Bashkuara, presidenti Donald Trump u është referuar vazhdimisht gazetarëve që janë kritikë ndaj tij si “armik i popullit”. Dhe në një konferencë për shtyp dy vjet më parë, presidenti çek Miloš Zeman nxori një kopje të një AK-47 i cili mbante mbishkrimin “për gazetarët”. Me anë të sjelljeve të tilla, këta dhe liderë të tjerë normalizojnë sulmet kundër anëtarëve të shtypit.

Dhe anëtarët e shtypit janë shumë nën sulm. Sipas Reporters Without Borders, 49 gazetarë në të gjithë botën u vranë në vitin 2019 për shkak të punës së tyre. (Mesatarja vjetore për pesë vitet e fundit është edhe më e lartë, ajo arrin në 81.) Për më tepër, numri i gazetarëve që u ndaluan në mënyrë arbitrare u rrit në 389 vitin e kaluar. Kërcënimet në mediat sociale, sidomos ndaj gazetareve femra, janë një dukuri e përditshme, dhe gazetarët rrihen, sulmohen me gaz lotsjellës ose u vidhen rregullisht pajisjet.

Dhuna ndaj gazetarëve është një sulm ndaj një shtylle thelbësore të demokracisë. Dhe për sa kohë që këto sulme vazhdojnë, nuk është aspak koha “të vazhdojmë përpara”.

Përkundrazi, është koha që liderët e Bashkimit Europian të zgjohen dhe të mbrojnë më mirë gazetarët në rrezik. Përpjekje si nisma PersVeilig në Holandë, në të cilën policia, prokurorët publik, sindikata e gazetarëve dhe redaktorët bashkëpunojnë për të luftuar dhunën ndaj gazetarëve, duhet të zbatohen në të gjithë Europën. Politikanët që sulmojnë verbalisht gazetarët duhet të mbahen përgjegjës për këtë dhe organizatat e mediave duhet të bëjnë më shumë për të treguar solidaritet me kolegët e tyre në mediat riavel.

Në përgjithësi, ekziston një nevojë urgjente për ndërgjegjësim më të madh dhe një mbrojtje më të fortë publike të vlerës së gazetarisë për shoqërinë. Dhe vitet e fundit ka pasur shembuj të suksesshëm të kësaj. Vrasjet e gazetarëve Ján Kuciak në Sllovaki dhe Daphne Caruana Galizia në Maltë shkaktuan protesta masive që detyruan kryeministrat e këtyre dy vendeve të jepnin dorëheqjen. Për më tepër, investigimi nga Raportuesja Speciale e Kombeve të Bashkuara Agnès Callamard për vrasjen e Jamal Khashoggi, kolumnist për The Washington Post, shtoi vetëdijen e publikut për sjelljen kriminale të lidershipit të Arabisë Saudite.

Këto raste kishin nevojë – dhe morën – vëmendje afatgjatë. Por kush ka dëgjuar për Norma Sarabia nga Meksika, apo Eduardo Dizon nga Filipinet, të cilët gjithashtu humbën jetën për shkak të profesionit të tyre? Gazetari nigerian Jones Abiri shkoi në burg për herë të dytë vitin e kaluar me akuza të sajuara, ndërsa një fotograf nga Nikaragua së fundmi na tha se për momentin nuk punon më si gazetar, sepse kjo nënkupton të vërë çdo ditë në rrezik jetën e tij. kush po ngrihet për këto figura më pak të njohura?

Sistemi i drejtësisë duhet t’i japë përparësi më të madhe ndjekjes penale të sulmeve kundër gazetarëve, e megjithatë një sërë rezolutash të miratuara nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara dhe Këshilli i Sigurimit kanë dhënë rezultate të kufizuara. Një mënyrë më e mirë për t’i dhënë fund mosveprimit gjyqësor do të ishte krijimi i një komiteti investigues ndërkombëtar, gjë e cila do të hapte gjithashtu rrugën për zgjidhjen e qindra rasteve të gazetarëve të vrarë për shkak të detyrës së tyre.

Dhjetëra gazetarë vriten çdo vit dhe në nëntë nga dhjetë raste, autorët enden të lirë. Për sa kohë që ekziston një mungesë e tillë ndëshkueshmërie, kjo do të vazhdojë të ndodhë.

Pesë vjet më parë, ne ishim të gjithë Charlie. Sot le të jemi gjithashtu qindra gazetarë të tjerë që janë vrarë që atëherë.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate. Nuk mund të ripublikohet pa lejen e Project Syndicate. The Demonization of Journalists Mus End.

Marrë nga Reporter.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet dhuna ndaj gazetareve liria e medies ne bote dhuna ndaj gazetareve liria e medies ne bote

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj