Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Aktualitet
“Jo panik nga sindroma e rrallë”! / Doktori Tritan Kalo sqaron me detaje ‘purpurat fulminante’
11 Janar 2020, 14:06Nga DOSJA
TIRANË- Mjeku Tritan Kalo ka sqaruar qytetarët, lidhur me ‘purpurat fulminante’, të cilat shfaqen zakonisht në stinën e dimirit. Në një postim në Facebook, Kalo thotë se kjo është një sindromë e rrallë klinike e trombozave intravaskulare të diseminuara dhe infarkteve hemorragjike të lëkurës. Sipas tij, kjo nuk duhet të krijojë panik tek njerëzit.
Postimi i plotë i Tritan Kalos:
Jo panik, pak protagonizëm, më shumë informacion tejskashmërisht të saktë si dhe një qëndrim profesionalist e etikor…
Në çdo stinë të vitit, por më shpesh në prag ose përgjatë dimrit ndeshim në praktikën tonë klinike mjekësore edhe raste të “PURPURAVE FULMINANTE” (PF), e cila është një sindromë e rrallë klinike e trombozave intravaskulare të diseminuara dhe infarkteve hemorrhagjike të lëkurës, që progredon në mënyrë shumë-shumë të shpejtë duke u bashkëshoqëruar nga gjëndje shokale dhe të koagulimit intravaskular të diseminuar/përhapur dhe vdekshmëri të lartë…Ajo mundet të klasifikohet si 1- PF Neonatale, 2- PF Idiopatike ose 3- PF nga Infeksionet akute…..
Një syndromë e tillë nisur nga simptomat karakteristike dyshohet fillimisht klinikisht nga mjeku qoftë ky mjek i familjes, infeksionit, neonat apo pediatër i përgjithshëm, urgjentist apo reanimator.
Studimet laboratorike janë mjetet primare diagnostike për të qartësuar përfundimisht dyshimet klinike të një PF pa mirëpërcaktuar faktorin etiologjik, nuk mundet të bëhet fjalë për Miningokoksemi, Penumokoksemi, Stafilokoksemi, etj…
Nisur nga multi-etiologjia e PF të sëmurët duhet të trajtohen urgjentisht me Antibakterialë/Antibiotikë intravenozë me spektër të gjërë që të përfshijnë disa mikroorganizma si: Neisseria meningitidis, Streptococci sp. (S. pneumonie në veçanti), dhe Staphylococcus aureus Meticilin Rezistent (SAMR)…
Mikroorganizmat shkaktarë të PF janë: Neisseria meningitidis, Streptococcus pneumoniae, Haemophilus influenzae, Staphylococcus aureus, Bacillus anthracis, Rickettsia, Infeksionet mykotike ose ato Virale (Varicella, Fruthi dhe Rubeola)……
Në mjekimin kompleks emergjent të PF krahas Antibakterialëve/Antibiotikëve nevojiten edhe shumë elementë të tjerë terapeutikë si perfuzione të ndryshme, plazëm e freskët, albuminë humane, antikoagulantë, drogra vazoaktive, etj, etj.
Rëndësi specifike ka parandalimi i mundësisë së përhapjes së këtyre infeksioneve në personat, që kanë patur kontakte të ngushta me individë të tillë në orët paraprirëse të PF shfaqjes së këtij sindromi, të cilët edhe udhëzohen të marin doza të mirëpërcaktuara të Ciprofloksacinës apo të Rifampicinës (Rifadinës)….
(a.m./dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
DURRËS- Grabiten dy hyrjet e një pallati të dëmtuar nga tërmeti i 26 Nëntorit në Durrës. Mësohet se hajdutët kanë shqyer dyert e apartamenteve gjatë natës,...
Ditën e sotme nën masa të shumta policie janë shfaqur në gjykatën e Fierit, tre të arrestuarit qe akuzohet se torturuan dhe vran Drita Saliajn.Luis Saliajn, Erv...
TIRANE- I njohur si “Zogu i Tiranës” në showbizz, Hermes Nikaj rrëfen ekskluzivisht për “Panorama plus”, 5 javët në “kafaz” mes të fortëve problematikë. 26-vje&...
PEQIN– Janë shpallur në kërkim 4 persona, pasi dhunuan me mjete të forta zyrtarin e pushtetit lokal ne Peqin, Bilal Hasën .Sipas njoftimit të policisë në kërkim...
Tiranë- Flamur Vezaj e ka quajtur daljen nga burgu të Dritan Dajtit, për të shkuar tek dentisti, si një “xhiro” për dalë në ish-Bllok. Në një reagim në Facebook...
KUKËS- Kukësi që prej javës së kaluar është mbuluar nga dëbora.Në disa zona të thella malore, reshjet e dëborë kanë krijuar vështirësi në bllokimin e rrugë...
TIRANË- Flet nga Italia, efektivi i shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit, Gani Dama. Në një reagim për mediat, Gani Dama thotë se ndodhet në Itali, për...