LIVE UPDATES
Bota

Armët e vogla shkaktojnë dëme të mëdha, çdo 15 minuta ka një vrasje

8 Shkurt 2020, 09:57 Nga DOSJA
Armët e vogla shkaktojnë dëme të mëdha, çdo 15

Çdo 15 minuta shkaktohet një vrasje e dhunshme në botë për shkak të përdorimit të armëve të vogla të zjarrit. 1 miliardë armë të vogla dhe armatime të lehta janë shpërndarë nëpër botë, që nga pushkët, pistoletat, automatikët. Këshilli i Sigurimit të OKB diskutoi këtë javë për kontrollin mbi to, një çështje me të cilën ka filluar vetë të merret shumë vonë, më 2007 për herë të parë, kur u pa që mungesa e kontrollit ka efekte negative shumë të mëdha mbi çështjet e sigurisë. Kontrolli mbi armët e vogla nuk ka koniunkturë në shumë vende, që e shohin zotërimin e armëve të vogla si çështje personale.

Izumi Nakamitsu, përfaqësuesja e lartë e OKB për çështjet e çarmatimit, prezantoi raportin dyvjeçar të Sekretarit të Përgjithshëm, i cili thotë se grumbullimi, transferimi ilegal dhe keqpërdorimi i armëve të vogla dhe armatimeve të lehta vazhdon të ndezë, mbajë dhe zgjerojë konfliktet e armatosura. Armët e vogla dhe armatimet e lehta janë mjeti kryesor i konflikteve të armatosura dhe akteve të dhunës. Sipas Nakamitsus, “armët e vogla janë përdorur në 50 përqind të vrasjeve të dhunshme të kryera në botë nga viti 2010 deri më 2015”. Që nga Amerika në Afrikë, në Europën Jugore, asnjë vend nuk është imun nga sfidat që dalin prej qarkullimit ilegal të armëve të vogla. Ato mbeten armë që zgjidhen si të tilla në konfliktet midis shteteve, në terrorizëm, nga krimi i organizuar, në luftën e bandave.

Raporti i Sekretarit të Përgjithshëm përmend planin strategjik të përpiluar më 2018, nga vendet e Ballkanit Perëndimor për të gjetur deri më 2024 një zgjidhje të qëndrueshme në zotërimin ilegal, keqpërdorimin dhe trafikimin e armëve të vogla, armatimeve të lehta dhe municioneve të tyre. “Nëse zbatohet me efektivitet ai do të arrijë reduktim të dukshëm të rrymave ilegale të armëve të vogla dhe armëve ilegale”, thotë raporti. Sipas raportit plani merret me çështjet kritike si përgjigjet e legjislacionit, policisë, drejtësisë kriminale ndaj trafikimit të armëve të zjarrit, çështjeve të edukimit, grumbullimit, shkatërrimit fizik dhe inventarizimit. “Duke patur parasysh natyrën ndërkufitare të trafikimit ilegal të armëve, plani ka si synim të krijojë një kuadër për forcimin e bashkëpunimit rajonal,” thuhet në raport, ku shtohet se kjo nismë rajonale mund të përdoret si model për rajonet e tjera.

Armët e vogla në Ballkan

6 milionë armë të vogla kanë mbetur në qarkullim në Ballkan që nga koha e luftërave. Vendet e Ballkanit Perëndimor kanë përpiluar tashmë planet kombëtare për të luftuar shitjen ilegale të armëve. Ministri gjerman i Jashtëm, Heiko Maas mblodhi në Berlin në fund të muajit janar kolegët nga vendet e Ballkanit perëndimor, për të parë deri ku është shkuar në planet për të luftuar trafikimin. 16 milionë euro janë dhënë për organizatat joqeveritare, programet e OKB si ai për zhvillim PNUD dhe OSBE-së. Gjermania ka ndihmuar në specializimin e 1500 oficerëve të policisë kufitare në Bosnjë Hercegovinë, në parandalimin e kontrobandës së armëve. Kjo pritet të bëhet edhe në pesë vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

Damien Spleeters, zëvendësdrejtor i Conflict Armament Research, një organizate që ndjek gjurmët e armëve tha në Këshillin e Sigurimit se komuniteti ndërkombëtar kërkon të vendosë kontrollin mbi tregtinë konvencionale të armëve, në mënyrë që të zvogëlojë diversitetin e tyre. “Po mungesa e raporteve të detajuara e pengon këtë,” shtoi ai. Raportet nuk japin informacione për identifikimin e armëve dhe origjinën e prodhimit, duke i penguar kështu investigimet. Prandaj organizata e tij mbledh informacione “në fushën e betejës”. Më 2016 ekipi i tij gjeti në Irak armë që kishin përfunduar në duart e IS dhe ishin prodhuar vetëm dy muaj më parë në Europë.

Marrë nga DW

(a.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota arme ne ballkan okb arme ne ballkan okb

Sondazh

Poll

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

“67 vajzat e djemtë që sot morën diplomën”/ Rama: Transformimi nuk ndalet

Diplomimi i 67 oficerëve të rinj/ Rama: Deri në 2030 paga si të NATO-s

Aktivistja: Çështja e pronave të Rrjollit në Gjykatën e Lartë, nuk do t’i gëzoni!

Qytetari: Rama u rikthye përsëri atje në vendin e krimit, në Theth

Qytetari: Unë kam ardhur këtu sepse më ka sjellë halli

I riu: Ju merrni avionin dhe kuroheni jashtë, shqiptarët i keni lënë për bukën e gojës

Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut, momenti kur betonieria bie nga lartësia

Dita e 53-të e protestës/ Qytetarja: Paguajmë 4.2 mln për Kanye West, spitalet janë pa ilaçe

Qytetari: I bëj thirrje të gjithë sistemit arsimor, të bashkohen në protestë

Dita e 53-të e protestës/Qytetarët nisin marshimin drejt godinës së Kryeministrisë

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë

Stuhia në Sarandë/ Era e fortë shkatërron çatinë e një pallati 12-katësh

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait