LIVE UPDATES
Politike

“Shpalosi pa leje flamurin E SHBA-së”/ Presidenca i përgjigjet Ramës: Meta puth vetëm flamurin kombëtar, kujt i mori le

5 Mars 2020, 13:16 Nga DOSJA
“Shpalosi pa leje flamurin E SHBA-së”/ Presidenca i

TIRANË- Presidenca i është përgjigjur përmes zëdhënësit Tedi Blushi, deklaratave të bëra sot nga kryeministri Rama në foltoren e Kuvendit, ku tha se presidenti  shpalosi pa leje flamurin e SHBA-së në manifestimin e 2 Marsit.  Në një postim në  Facebook, Blushi shkruan se presidenti Ilir Meta nuk puth flamurin e asnjë vendi tjetër, përveç flamurit Kombëtar. Më tej Blushi i adresion kryeministrit 6 pyetje, të cilat kërkojnë përgjigje.

REAGIMI I PLOTË i PRESIDENCËS: 

Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta nuk puth flamurin e asnjë vendi tjetër, përveç Flamurit Kombëtar??, flamurit më të bukur në botë. Presidenti Meta në Manifestimin madhështor Mbarëkombëtar të 2 marsit ka ngritur Flamurin e SHBA??, të sjellë nga grupi i shqiptaro-amerikanëve????, në nderim të gjithë atyre të cilët udhëtuan për ditë të tëra për t’iu bashkuar PRANVERËS KUQEZI.?? Presidenti Meta vlerësoi me këtë akt, jo vetëm shqiptaro-amerikanët???? të cilët i konsiderojnë të shenjta të dy Flamujt????, por edhe të gjithë shqiptarët kudo ndodhen, të cilët me shumë të drejtë e mbajnë Flamurin Amerikan?? në shtëpitë e tyre, si simbol të lirisë dhe drejtësisë. Shqiptarët nuk kanë pse t’i marrin askujt leje për të nderuar idealet amerikane??, përkundër frymëzimeve koreano-veriore të Gruas së Bilalit. Përkundrazi, është Gruaja e Bilalit që duhet të japë publikisht disa sqarime, meqë pretendon se nuk bën asnjë dhunim të Kushtetutës dhe shtetit të së drejtës, dhe asnjë grabitje të fondeve publike me PPP, pa lejen e “amerikanëve”:

1. Kujt i mori leje Gruaja e Bilalit dhe a e mbylli çështjen penale të fotos së paligjshme me një President të nderuar amerikan? Nëse po me çfarë marrëveshje bashkëpunimi dhe me kë?

2. Kujt i mori leje Gruaja e Bilalit që u përfshi në mënyrën më të pacipë në zgjedhjet e fundit amerikane duke e cilësuar Presidentin Trump, atëhere kandidat, si turpin e njerëzimit dhe kërcënim për marrëdhëniet shqiptaro-amerikane????, duke e fyer publikisht, jo vetëm një herë, në shqip dhe në anglisht?

3. Pse Gruaja e Bilalit nuk na e tregon autorizimin që pretendon se ka marrë për t’u hequr publikisht vizat amerikane drejtuesve të opozitës dhe kritikëve të tij në media?

4. Pse Gruaja e Bilalit nuk tregon publikisht aktet e “amerikanëve të tij” që i kanë dhënë përkrahje për krimet kushtetuese dhe falsifikimet kriminale të Dvoranëve, Etildave dhe Artave që e lanë vendin tre vjet pa Gjykatë Kushtetuese?

5. Kujt i mori leje Gruaja e Bilalit për të flakur publikisht dhe për të përbuzur Flamurin e nderuar të SHBA??, idealet e të cilit frymëzuan shqiptarët për përmbysjen e diktaturës koreano-veriore të paraardhësve të tij 30 vite më parë, kur me firmën e të atit u varën poetët e fjalës së lirë?

6. Kujt i mori leje Gruaja e Bilalit për të flakur publikisht dhe për të përbuzur Flamurin e nderuar të SHBA??, atë flamur që të burgosurit politikë të Spaçit dhe Qafë-Barit e nxorrën si të vetmen “armë” që kishin, së bashku me Flamurin Kombëtar??, në revoltat e tyre kur ekzekutoheshin nga regjimi i prindërve dhe dajave të tu?

Presidenti Meta ka folur, flet dhe do të flasë gjithmonë vetëm në emër të Kushtetutës të miratuar me unanimitet me 140 vota për të bërë Reformën në Drejtësi. Puçistët flasin në emër të Pushtetutës, Ramaformës dhe grushtit të shtetit.

ZOTI E BEKOFTË MIQËSINË SHQIPTARO-AMERIKANE! ????
Për të gjithë ata shqiptarë dhe amerikanë që i kanë harruar këto pamje skandaloze, ju lutem të shohin më poshtë videot e turpshme dhe të pacipa të Gruas së Bilalit:

(a.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama ilir meta perplasja meta-rama tedi blushi edi rama ilir meta perplasja meta-rama tedi blushi

Sondazh

Poll
Politike 5 Mars 2020, 12:41

TIRANË– Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali nga foltorja e kuvendit tha se opozita i shpalli të gjithë kriminelë kryebashk...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj