LIVE UPDATES
Politike

Rritet mbështetja e BE dhe shanset e Shqipërisë

6 Shkurt 2020, 12:18 Nga DOSJA
Rritet mbështetja e BE dhe shanset e Shqipërisë

TIRANË– Dy institucione të rëndësishme të BE, Këshilli i Europës dhe Parlamenti Europian, njëri pas tjetrit, konfirmuan kohët e fundit mbështetjen e  tyre. Charles Michel, Presidenti i Këshillit Europian, në vizitën e tij në Tiranë në fund të muajit të kaluar,  premtoi mbështetjen e BE ndaj Shqipërisë  “për të bërë hapa përpara në javët dhe muajt e ardhshëm për të arritur një qëndrim pozitiv unanim”.  Një mesazh të njëjtë politik dha edhe Davide Sassoli, Presidenti i Parlamentit Europian, që përfundoi të martën ( 4.02) vizitën e tij dyditore në Tiranë: “Është koha e integrimit. procesi i anëtarësimit duhet të fillojë. Për këtë janë të bindur Parlamenti dhe Komisioni Europian. Shqiptarët duhen mbështetur në rrugën drejt BE-së dhe meritojnë përgëzime për hapat, që kanë ndërmarrë dhe besimin e madh që kanë tek BE. ” tha Sassoli në konferencën e përbashkëet për shtyp me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Ai  vlerësoi paketën e fundit ligjore për sekuestrimine pasurive të krimit të organizuar dhe dialogun qeveri-opozitë për reformën zgjedhore si “sinjale të mira që vijnë nga Shqipëria në BE”.

Presidenti i PE rriti kreditet e Shqipërisë kur në fjalën që mbajti në Parlament solli në vëmendje të deputetëve që ” shqiptarët nuk kanë një plan B dhe BE është një zgjedhje që Shqipëria e ka bërë prej kohësh”.

Por kjo besnikëri nuk mjafton. Shqipëria duhet të përmbushë kushtet e Bundestagut Gjerman.

Kushtet e plotësuara ҫelësi për dritën e gjelbër

Genc Pollo, ish-deputet dhe ish-ministër i PD shpreson që metodologjia e re e zgjerimit do të mundësojë një konsensus mes shteteve antare të BE për hapjen e negociatave  të lidhur me ploteësimin e kushteve të Bundestgut Gjerman. „Nëse kjo ndodh këtë mars, faktikishtit do të kemi për Shqipërinë një vendim në parim nga liderët e BE për fillim të negociatave me kushte, fjala është për  kushtet në rezolutën e  Bundestagut gjerman, tetorin e kaluar” thotë Genc Pollo për DW.

Në terma konkretë, sqaron Genc Pollo, kjo do të thotë që Konferenca e Dytë e Pranimit, që  hap negociatat reale “do të ndodhë pasi Shqipëria të ketë mbajtur zgjedhjet e parakohshme, si një nga kushtet e Bundestagut gjerman, plotësimi i të cilave është një ndihmë e madhe për të ripërmbushur disa standarde minimale të demokracisë dhe shtetit ligjor dhe dalë nga kriza e thellë kushtetutese e politike që ka mbërthyer vendin prej kohësh” .

Gledis Gjipali, Drejtor Ekzekutiv i European Movement – Albania mendon, se „ plotësimi tërësisht i kushteve të Bundestagut gjerman kërkon dakortësi politike, që për fat të keq mungon prej kohësh. Gjithsesi shanset e Shqipërisë për një vendim pozitiv janë rritur së fundi” thekson ai për DW.„ Kjo duket qartë në deklaratat e krerëve të vendeve kryesore të BE, që nga presidenti Macron tek kancelarja Merkel, e cila për herë të parë e tha publikisht në Berlin, muajin e kaluar, më 27 janar, që „duhet hapur rruga për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe bisedimet duhet të fillojnë në Mars,” thekson Gjipali për DW.

Shqipëria përballë mbështetjes së BE-së

Përballë mbështetjes në rritje të BE-së Shqipëria duhet të thellojë reformat dhe të ketë rezultate të qëndrueshme në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. “ Shqipëria ka bërë mjaftueshëm për hapjen e negociatave, gjë që është rikonfirmuar nga KE. Shqipëria nuk duhet ta humbasë këtë moment pozitiv që po krijohet, nuk duhet të rrezikojë ndarjen nga Maqedonia e Veriut në procesin e integrimit, gjë që do të sillte nje dekurajim të madh shoqëror në vend,” thekson  për DW, Gledis Gjipali..

Por Genc Pollo mendon që dekurajimi dhe zhgënjimi shoqëror në Shqipëri nuk lidhet me negociatat e pranimit. “ Zhgënjimi dhe shpresëhumbja në Shqipëri, që po shkakton shpopullim masiv  që nga 2014, nuk lidhet me moshapjen e negociatave, por kanë ardhur nga kapja e shtetit, oligarkizimi e pjesërisht kriminalizimi i ekonomisë, përfshirja e qeverisë në krimin e organizuar dhe e këtij të fundit në ruajtjen e pushtetit politik aktual” thotë për DW, Genc Pollo.

Ai thekson se krahas përmbushjes së kushteve të Bundestagut gjerman, “rruga për normalizimin politik dhe demokratik në vend kalon nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe lokale me një qeveri kujdestare”.

Por maxhoranca socialiste,  me të cilën ish-deputetët e PD po dialogojnë për të kryer reformën zgjedhore dhe përmbushur një nga kushtet e Bundestagut gjerman; nuk e lidh këtë përmbushje me kryerjen e zgjedhjeve të parakohshme.

Taulant Balla, kryetari i Grupit Parlamentar të PS, tha të martën, ( 4.02) në takimin në Tiranë me Delegacionin e Nivelit të lartë të Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Europës, që po zhvillon një mision faktmbledhës në Shqipëri, se “zgjedhjet parlamentare në Shqipëri do të mbahen në qershor 2021 kurse ato lokale në 2023”.

Marrë nga DW

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ballkan be david sassoli rama ballkan be david sassoli rama

Sondazh

Poll

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!