LIVE UPDATES
Politike

Ngjarjet kriminale në Shkodër/ Reagon PD: Rama dhe Lleshaj të largohen, janë përgjegjësit kryesorë të fuqizimit të krim

6 Shkurt 2020, 09:59 Nga DOSJA
Ngjarjet kriminale në Shkodër/ Reagon PD: Rama dhe Lleshaj të

Tiranë- Partia Demokratike ka reaguar për dy ngjarjet e fundit krininale në Shkodër. Ish-deputetja Izmira Ulqinaku ka deklaruar se forca e krimit në Shkodër po sfidon forcën e ligjit në mes të qytetit. Ajo theksoi se Edi Rama dhe Sandër Lleshaj duhet të largohen si përgjegjës kryesorë për fuqizimin e krimit dhe mungesën e sigurisë.

Deklarata e plotë:

Qeveria ka dështuar me vendosjen e rendit dhe sigurisë në Shkodër. Të shtënat me armë në mes të qytetit, plagosja e qytetarëve kalimtarë, hedhja në erë e banesave në të njëjtën kohë kur e ashtuquajtura forca e ligjit bën shown e radhës në qytet, tregon se krimi është më i fuqishëm se ligji. m Policia në Shkodër është prej 6 vjetësh në kontrollin e kriminelëve, të cilët shëtisin në qytet me makina të blinduara, gjuajnë me armë në pedonale nga makinat e blinduara dhe nuk u hyn gjemb në këmbë. Shkodranët e dinë se pas xhamave të zinj të makinave të blinduara qëndron një vrasës, i cili punon me qeverinë dhe me deputetët e Edi Ramës për të mbledhur vota për Edi Ramën!

Është revoltues fakti që asnjë nga përfaqësuesit e Partisë Socialiste nuk e ngre zërin për këtë situatë pasigurie në Shkodër, duke preferuar më mirë t’i shërbejnë karriges ku i ul Edi Rama, sesa interesit të qytetarëve të Shkodrës.

Shkodrës i është prishur qetësia që në 2013-ën, kur kriminelët nisën të lirohen nga burgu një e nga një dhe bandat u fuqizuan përmes kultivimit dhe trafikimit të kanabisit. Për të vulosur bashkëpunimin me krimin, që po terrorizon Shkodrën, në zgjedhjet e vitit 2017, Edi Rama i la krimit në dorë, emërimin e shumicës së deputetëve, kryetarëve të bashkive dhe drejtorëve.

Deklaratat e Edi Ramës dhe Sandër Lleshajt se “krimi duhet të dëbohet nga Shkodra me çdo çmim dhe sakrificë” janë vetëm sa për të kaluar radhën dhe për të mbushur minutat propagandistike.

Edi Rama dhe Sandër Lleshaj janë të paaftë dhe të pafuqishëm të luftojnë dhe të fitojnë mbi krimin, pasi ai është oksigjeni i tyre politik.

Është radha që këta të dy të bëjnë sakrificën e tyre për Shkodrën dhe Shqipërinë – të japin dorëheqjen, të largohen nga drejtimi i vendit për t’i dhënë Shkodrës dhe Shqipërisë një mundësi të vërtetë për t’u çliruar nga krimi.

Për fat të mirë, shkodranët e dinë se Partia Demokratike është e vetmja forcë politike që mund t’i kthejë shkëlqimin qytetit, të rivendosë rendin dhe sigurinë, duke zhveshur kriminelët nga pushteti politik dhe duke i çuar ata para drejtësisë.

Mbrëmjen e djeshme në pedonalen e Shkodrës, pati përplasje me armë mes dy grupeve , ku u plagos aksidentalisht, 35-vjeçarja, Liljana Jeremija. Policia për këtë ngjarje arrestoi 3 persona dhe shpalli në kërkim një tjetër.  Po kështu në orët e para të mëngjesit të sotëm iu vu tritol banesës së ish-basketbollistit,  Nikolin Arrës.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike izmira ulqinaku reagon pd për shkodrën izmira ulqinaku reagon pd për shkodrën

Sondazh

Poll
Politike 6 Shkurt 2020, 09:18

Edi Rama informon Këshillin e Sigurimit për OSBE

TIRANË– Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do t’i paraqesë Këshillit të Sigurimit për prioritetet që Shqipëria ka vendosur të ndjekë gjatë kryesimi...

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën