Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Politike
Negociatat dhe metodologjia e re e zgjerimit/ Rama nga SHBA: E meritojmë. Por jam zhgënjyer mjaftueshëm nga vendet e BE, prok
6 Shkurt 2020, 09:01Nga DOSJA
SHBA- Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës në SHBA, po zhvillon një bashkëbisedim në Këshillin e Atlantikut, për metodologjinë e re të integrimit europian, Shengenin Rajonal, paketën anti-KÇK, kryesimin e OSBE dhe rindërtimin. Në fjalën e tij, kreu i qeverisë ka deklaruar se me muxhahedinët, Shqipëria mori një risk, por theksoi se për këtë kanë mbështetjen e SHBA-së dhe partnerëve.
“Sfidë e përbashkët është Irani dhe ju e dini që kemi një problem me këtë vend dhe sigurisht në të njëjtën kohë jemi të vetëdijshëm që kemi marrë risk, bashkë me SHBA-në për të ndihmuar njerëz që jeta e tyre u kërcënohen. Ne e dimë që Ballkani është më mirë sot falë SHBA-së dhe vendeve partnere. Sigurisht nuk jemi ende atje ku duhet të jemi dhe ne mbështetemi shumë tek ndihma e amerikanëve. Si komb shqiptar,jemi në një pozitë më të mirë.”, u shpreh Rama.
Më tej kryeministri Edi Rama është shprehur se Shqipëria e meriton hapjen e negociatave.
“95% e shqiptarëve e duan integrimin në BE. Metodologjia e re e BE-së sa vjen dhe po bëhet më drejtë. Duhet të presim momentin për negociata. Ne e kemi merituar hapjen e negociatave. Nuk po flasim për t’u bërë anëtarë , por për të hapur negociatat. Ne i plotësuam ato që na thanë në letër. Reforma në Drejtësi është një reformë reale dhe është bërë e mundur falë SHBA-së dhe falë mbështetjes së BE-së.”, u shpreh Rama.
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një ditë më parë një takim me Sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Michael Pompeo. Në një reagim në Facebook, Rama shkruan se ka folur me Pompeo për rindërtimin, paketën anti-KÇK, Shengenin Rajonal dhe dialogun Kosovë Serbi. Vetë Pompeo e quajti Shqipërinë aleat të SHBA për partneritetin e tij të palëkundur dhe rolin e saj si udhëheqës të sigurisë në Ballkanin Perëndimor.
J.V, A.M/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka treguar se SHBA-të janë në lrah të Shqipërisë, referuar takimit mes kryeministrit Edi Rama dh...
Tiranë- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka deklaruar se qeveria shqiptare rrezikon borxhin publik me krijimin e Korporatës së Investimeve Strategji...
SHBA- Presidenti Ilir Meta ka takuar gjatë vizitës në SHBA, sekretarin amerikan të shtetit Michael Pompeo, në darkën e organizuar me Aleancën Ndërkombëtare pë...
TIRANË- Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbian Mazniku ka debatuar sot me inxhinierin, Arben Meçe, pasi ky i fundit hodhi akuza të drejtëpërdrejt...
TIRANË– Ish- ministri i mbrojtjes në kohën e qeverisë së PD, Gazmend Oketa ka komentuar shifrën 985 milion euro që qeveria publikoi sot për dëmet nga tërme...
SHBA- Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, ka reaguar pas takimit me kryeministrin shqiptar Edi Rama në Departamentin Amerikan të Shtetit. Në një reagim n...
SHBA- Kryeministri Edi Rama ka treguar detaje nga takimi me Sekretarin e Shtetit të SHBA, Mike Pompeo. Në një reagim në Facebook, Rama shkruan se ka folur me Po...
SHBA- Sekretari amerikan i Shtetit Michael R. Pompeo priti të mërkurën në Departamentin e Shtetit Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama. Sipas zëdhënëses Morgan O...
TIRANË- Të gjithë qytetarët udhëtojnë drejt Arabisë Saudite tashmë nuk kanë nevojë që të kenë një vizë. Me anë të një vendimi, Qeveria shqiptare ka miratua...