LIVE UPDATES
Ekonomi

‘Lindi me probleme’/ nëna tregon historinë, përlotet në studio: Po të ishte në Tiranë, do ishte gjallë!

30 Janar 2020, 18:45 Nga DOSJA
‘Lindi me probleme’/ nëna tregon historinë, përlotet

TIRANË-Emisioni “Historia ime” në Tv Klan solli ditën e sotme historinë e vështirë dhe të dhimbshme të familjes Çekrezi. Kryefamiljarja, Anila, tregoi varfërinë dhe sëmundjen e djalit të saj Mario, e cila i mori atij jetën. Kur ishte dy vjeç, prindërit kuptuan se ai nuk ishte si gjithë fëmijët e tjerë.

Pavarësisht se nuk kishin mundësi ekonomike, me sakrifica e sollën djalin për kurim në Tiranë. Aty pas kontrolleve të bëra mjekët i thanë se ai kishte një sëmundje dhe nuk do mund të jetonte më shumë se 12 vjet.

Anila tregoi se 5 ditë pasi kishte mbushur 12 vjet, djali i saj ndërroi jetë. Dhimbja ka qenë e madhe dhe të dy prindërit kaluan në gjendje depresive.

Mirela Milori: Kur je njohur me bashkëshortin tënd?

Anila Çekrezi: Në 2001-shin jemi njohur në Shkurt, në Korrik jemi martuar.

Mirela Milori: Si ishte jeta familjare, martesa, jeta në Gramsh?

Anila Çekrezi: Si gjithë të rinjtë, por me vështirësi normal. Kam pasur 3 fëmijë, sot kam dy. Mario, shpirti i mamit. Nga gjendja ekonomike e vështirë. Ishte i sëmurë, mbasi u bë dy vjeç, e kuptova që ishte i sëmurë.

Mirela Milori: Kur ishte 2 vjeç ju kuptuat diçka, çfarë kishte?

Anila Çekrezi: Kuptuam që kishte probleme, nuk ishte si gjithë fëmijët e tjerë. Ishte dhe koha e poliomelitit, më thoshin hiqe, por unë nuk e hoqa me thënë të drejtën.

Mirela Milori: Kur ishe shtatzënë?

Anila Çekrezi: Isha 7-muajshe në atë kohë, më thanë hiqe, por nuk e hoqa.

Mirela Milori: Dhe në moshën 2 vjeç çfarë diagnostikuat?

Anila Çekrezi: Më thanë shko në Tiranë, se nuk është mirë. Kishte probleme me temperaturën, ishte i lodhur, nuk ishte si gjithë fëmijët e tjerë. Ndoshta dhe jetesa, se ne ishim në hall, normal. Këtu na thanë nuk do rrojë shumë, do rrojë 12 vjet. Nuk e di, nuk lashë vend pa shkuar dhe kështu.

Mirela Milori: Kur mbushi 12 vjeç?

Anila Çekrezi: Jeta ime ka qenë shumë vuajtje. E merrja rrugën nga Gramshi në Tiranë, 4 orë, që t’i bëja mjekime djalit. Atje në Gramsh nuk gjeta mbështetje, vetëm motrat Vinçesiane. Ato vetëm më janë gjendur për djalin. Deri në klasën e 5-të arriti në shkollë, ecte vetë normal, më mbrapa filloi nuk po ecte dot. U shëndosh pak më shumë. Si përfundim, nuk ishte në gjendje shumë të rëndë, por nga pamundësia se nuk e solla dot në Tiranë, humbi jetën në spital të Gramshit. Në datën 9 Korrik bëri 12 vjet, në datën 14 mbaroi, nuk jetoi më.

Mirela Milori: Ndërkohë kanë ardhur në jetë 2 fëmijët e tjerë?

Anila Çekrezi: Mbasi më ka humbur jetën Mario, më ka dhënë zoti Emanuelin. Faleminderit Zotit,  që sot është 4 vjeç. Melisa 11 vjeç mbush në Shkurt.

Anila Çekrezi: Nga humbja e djalit ishim shumë rëndë, nuk kishim asnjë mbështetje. S’kishim çfarë bënim më. Edhe burri kaloi në gjendje depresive, edhe unë, të dy. Kur kalonim i kishim shumë afër varrezat. Kishim një shtëpi shumë të thjeshtë, pa letra, vinin na thonin jo e kemi ne, me sakrifica. Burri ishte shumë sëmurë, unë isha më mirë, më dha Zoti forcë për vajzën. Edhe motrat, që më mbanin mendjen gjithmonë: O Nel duhet të jetosh. Ishte një gjë, mos i raftë njeriu. Ishte një dritë, ishte shumë mirë, por vajti në spital të Gramshit dhe më humbi jetën. Nuk e di, po të ishte në Tiranë, sot do ishte gjallë Mario im. Po ndoshta punët e Zotit, nuk e di. Mami jam sëmurë më tha në mëngjes. Festoi ditëlindjen në 9 Korrik, në 14 më humbi jetën, se s’kisha mundësi ta sillja në Tiranë.

Marrë nga klan.tv

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sociale sociale anila çekrezi mirela milori anila çekrezi mirela milori

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj