LIVE UPDATES
Ekonomi

Bozo qetëson qytetarët pas tërmetit: Janë pasgoditje, çfarë duhet të keni parasysh në këto raste (VD)

29 Janar 2020, 16:55 Nga DOSJA
Bozo qetëson qytetarët pas tërmetit: Janë pasgoditje,

TIRANË- Specialistja e ndërtimit dhe inxhinierja, Luljeta Bozo vijon të jetë një zë qetësues për qytetarët shqiptarë, të cilët prej nëntorit jetojnë të frikësuar nga lëkundjet e vazhdueshme të tërmetit. E ftuar në rubrikën “Opinion” në News24 me Ola Brukon, Bozo ka vijuar edhe sot misionin e saj, duke dhënë edhe disa këshilla të vlefshme.

Ajo tha se lëkundja e mbrëmshme e tërmetit në orën 21:15 minuta ishte një pasgoditje dhe të tilla do të vazhdojnë ende për një kohë të pacaktuar. Bozo theksoi se duhet të bëhet shumë në aspektin e edukimit të qytetarëve për këtë çështje.

“Toka asnjëherë nuk ka për të gjetur paqe sepse kështu është i ndërtuar planeti ynë dhe sistemi diellor i ka këto. Janë fenomene shumë të zakonshme brenda rruzullit tonë tokësor. Rruzulli është i përbërë nga jonosfera që çlirojnë energji të jashtëzakonshme dhe kjo energji shkon drejt pjesës sipërfaqes ku ndodhet korja tokësore. Kjo kore është këputur dhe janë krijuar 6 pllakat e famshme. Janë fenomene që ndodhin vazhdimisht. Është normale që gjithë kjo energji që grumbullohet kur është në një sasi të madhe dhe e gjen zonën të dobësuar në sipërfaqe ndodhin. Kjo është normale dhe këtë insistoj në takime me njerëzit. Duhet të bësh shumë në aspektin e edukimit. Këta që janë sot 40 vjeç nuk e kanë përjetuar dhe iu duk qamet i madh. Ne jemi në një territor që është shumë sizmik”, tha Bozo.

Sipas inxhinierës së famshme dhe shumë të dashur për shqiptarët, tërmeti me magnitudë 4.9 i regjistruar një natë më parë ishtë një paslëkundje dhe është i gjithë proces i tërmetit të 26 nëntorit.

“Kjo energji çlirohet në mënyrë shumë brutale. Ka një paralajmërim të vogël. 21 shtatori ishte një lloj paralajmërimi. Para se të ndodhte pati një lloj paralajmërimi. Kjo energji nuk çlirohet dot menjëherë, do kohën e vetë. Varet nga shumë aktorë. Në çfarë thellësie çlirohet, sa është çarja tektonike. Ne kemi zonën e Mesdheut ku bien 25% e tërmeteve. Nga studimet që kanë bërë sizmologët tanë, ata parashikuan që tërmetet si i 1979 përsëriten pas 40 vitesh, tërmete të kësaj natyre. Se territori ynë ka pasur dhe tërmete shumë më të fuqishme. Qameti është nëse ne nuk marrim masa që të mbrohemi. Tërmeti i 21 shtatorit mund të ishte një paralajmërim. Çfarë janë pas 26 nëntorit janë pasgoditje. Nëse shikoni kurbën, të gjitha kanë vlerën më të vogël se ai”, theksoi zonja Bozo.

Sipas saj, më të rrezikshme për strukturat janë lëkundjet horizontale. “Vertikalja është në epiqendër. Sa më simetrike të jetë planimetria aq më i sigurt është objekti. Nëse hyn në përdredhje struktura është shumë e rrezikuar”, u shpreh ajo.

Bozo qartësoi se tërmete si i mbrëmshmi mund të dëmtojnë banesat që janë dëmtuar ndërkohë nga lëkundjet e mëparshme ndaj dhe banorët nuk duhet të hyjnë në to.
“Njerëzit ku ekspertët e kanë deklaruar objektin të pabanueshëm në asnjë mënyrë nuk duhet të futen brenda. Nuk duhet rrezikuar. Edhe atje ku janë bërë dëmtime nga tërmeti i 26 nëntorit, jo shumë të rënda por të riparueshme as atje nuk duhet të futen. Kurse atje ku nuk ka dëmtime nuk kanë pse të dalin nga shtëpitë”, u shpreh Bozo.

Sa i përket parashikimit nga vetë institucionet se në Turqi do të ketë një tërmet dhe më të fuqishëm se ai i para disa ditëve në pjesën Lindore, Bozo tha se kjo varet nga historiku.
“Në Stamboll e bazojnë, ma merr mendja se kanë ekip shumë të mirë të sizmologëve e inxhinierëve, në historikun e tërmeteve që kanë rënë në shtetin e tyre. Do të thotë që po afrohet periudha siç e prisnim ne. Unë e prisja p.sh. një tërmet si i vitit 1979. Ua kam thënë studentëve. Ata e bazojnë diku këtë thënie. As ai nuk e thotë se kur por thotë se mund të presim”, u shpreh ajo.

Bozo tha se nuk i beson teoritë konspirative se tërmetet mund të shkaktohen nga dora e njeriut.

“Jo. Nëse bëhet një shpërthim bërthamor në një thellësi të caktuar që imiton ndonjë tërmet të fuqishëm por nuk besoj. Këto janë fenomene natyrore periodike. Është një histori miliona vjeçare, janë disa epoka, ku janë formuar gjithë malet, gjithë ajo energji e madhe ka arritur ta rrudhosë koren që janë bërë malet. Ose ka çliruar energji në material të lëngshëm, vullkanet, ka vargmale pafund. Këto janë forca të natyrës që njeriu është mirë t’i dijë e t’i njohë që të jetë i qetë”, deklaroi Bozo.

Marrë nga: Balkanweb

(a.s/ dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sociale sociale luljeta bozo pasgoditjet nga teremti termet termeti i 28 janarit luljeta bozo pasgoditjet nga teremti termet termeti i 28 janarit

Sondazh

Poll
Ekonomi 28 Janar 2020, 15:17

TIRANË- Në Shqipëri 68.6% e individëve të moshës 16-74 vjeç deklaruan se ishin përdorues të internetit ne tre muajt e fundit. Në Bashkim Europian si...

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët