LIVE UPDATES
Bota

Thaçi dhe Vuçiçi takohen në Shtëpinë e Bardhë, Qeveria Kurti: Veproi në mënyrë jotransparente

3 Mars 2020, 12:09 Nga DOSJA
Thaçi dhe Vuçiçi takohen në Shtëpinë e

SHBA– Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi konfirmoi mbrëmë vonë se ka zhvilluar një takim me Presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiq në Shtëpinë e Bardhë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, takim ky i ndërmjetësuar nga i dërguari amerikan në dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell. Presidenti Thaçi tha se në takim ka marr pjesë edhe këshilltari i sigurisë kombëtare i Presidentit Tramp Robert O’Brien, ku është diskutuar siç thuhet “mundësia e arritjes së marrëveshjes përfundimtare Kosovë-Serbi”. Mbrëmë vonë Thaçi shkroi në Facebook për takimin, ku tha se do të raportojë në detaje në Kuvendin e Kosovës për këtë takim.

Raportimi në Kuvend

“Sapo përfundova një takim të përbashkët me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në Shtëpinë e Bardhë, me ftesë të emisarit special për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell, ku i pranishëm ishte edhe Këshilltari për Siguri Kombëtare, Robert O’Brien. Kosova është e bekuar me mbështetjen e Amerikës dhe Presidentit Trump. Tani jam rrugës për në Kosovë. Pres që menjëherë, të mërkurën apo të enjten, të më mundësohet raportimi në Kuvendin e Republikës së Kosovës, për t’i njoftuar deputetët dhe qytetarët e Kosovës për takimet në Washington dhe më specifikisht për takimin e sotëm”, shkroi Presidenti Thaçi duke potencuar që siç thotë, “duke qëndruar të bashkuara institucionet, partitë politike dhe qytetarët, Kosova do të jetë edhe më e fortë”.

Reagimi i Kurtit dhe qeverisë

Qeveria e Kosovës e udhëhequr nga Albin Kurti nuk pati njohuri për këtë takim, prandaj zëvendëskryeministri i qeverisë, Haki Abazi, thotë se “Presidenti po vepron në një hapësirë jotransparente”. “Lajmi për takimin është vetëm përmes mediave. Unë e kam thënë disa herë në ditët e fundit, edhe në Kuvendin e Kosovës, që presidenti është duke vepruar nga një hapësirë jotransparente dhe në mungesë të plotë të koordinimit me institucionet e Kosovës. Ne si qeveri nuk kemi absolutisht asnjë informacion se çfarë është agjenda, për çfarë është duke u diskutuar dhe cilat janë pozicionet që presidenti i ka paraqitur në këto takime në Washington”, reagoi zëvendëskryeministri Abazi. Sipas tij, “Presidenti po i kalon kompetencat kushtetuese, dhe është duke vazhduar me agjendën e tij”.

Mungesa e transparencës

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka një javë që po qëndron në SHBA-së, dhe para nisjes kryeministri Albin Kurti e ftoi Presidentin në një takim që siç tha “të ulen dhe të diskutojnë për unifikimin e qëndrimeve në politikën e jashtme, me theks të veçantë për dialogun me Serbinë”. Këtë kërkesë për Presidentin, kryeministri Kurti e përsëriti edhe në seancën e jashtëzakonshme ku u diskutua për heqjen e tarifës ndaj mallrave të Serbisë me qëllim që t’i hapet rruga dialogut.

Po pres kur të kthehet presidenti nga SHBA-ja dhe le ta bëjmë një diskutim të hapur për politikën e jashtme. Ai ka disa qëndrime, unë kam disa ide, por deri sa nuk isha kryeministër mi shkruante nga dy letra në ditë, tash po ikë”, deklaroi Kurti në Kuvend, duke njoftuar se letra për takim u ka dërguar edhe kryetarëve të partive opozitare, por as nga ata nuk ka marrë përgjigje.

Dialogu Kosovë-Serbi është ndërprerë që nga nëntori i vitit 2018 kur qeveria e Kosovës vendosi tarifë 100% ndaj mallrave të Serbisë dhe Bosnjë-Hercegovinës. Që nga ajo kohë asnjë takim kokë më kokë, ndërmjet zyrtarëve të Kosovës dhe Serbisë për dialogun nuk është zhvilluar. Takimi i mbrëmshëm i Presidentit Thaçi me Presidentin e Serbisë, Vuçiq në Shtëpinë e Bardhë, shënon një kthesë në dialog, sidomos pas angazhimit të drejtpërdrejt amerikan në këtë proces. Shtetet e Bashkuara dhe i ngarkuari i tyre për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, siguruan dy marrëveshje ndërmjet palëve. Një për rivendosjen e linjës ajrore, Beograd-Prishtinë dhe atë për hekurudhat.

Marrë nga DW 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni aleksander vucic hashim thaci qeveria e albin kurtit takimi ne shtepine e bardhe aleksander vucic hashim thaci qeveria e albin kurtit takimi ne shtepine e bardhe

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh