Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
KOSOVË– Kryeministri i ri i Kosovës, Albin Kurti i ka bërë thirrje qeverisë serbe, që të ndalojë ofensivën e fushatës së çnjohjeve ndaj çnjohjeve së pavarësisë së Kosovës. Përmes një reagimi në Facebook, Kurti thotë se BE dhe SHBA duhet të ushtrojnë trysni mbi Serbinë, që të ndërpresë politikën armiqësore ndaj Kosovës. Kjo thirrje e Kurtit vjen, 4 ditë pasi ky i fundit hoqi pjesërisht taksën në lëndën e parë që importohet nga Serbia.
REAGIMI I PLOTË I ALBIN KURTIT:
Vullnetit tim të mirë, për heqjen e pjesshme të tarifës në lëndën e parë që importohet nga Serbia, në mënyrë që të krijohen kushtet për rifillim të dialogut dhe të ndërtimit të marrëdhënieve konstruktive të bashkëpunimit, qeveria serbe po i përgjigjet me intensifikim të fushatës së çnjohjeve së pavarësisë së Kosovës.
I bëj thirrje Serbisë zyrtare që ta ndalë këtë ofensivë dhe të heqë dorë nga politikat destruktive ndaj Kosovës dhe shtetësisë së saj. Po ashtu, do të kërkoj nga faktorët relevantë ndërkombëtarë, në radhë të parë ShBA-të dhe BE-ja, si ndërmjetësues në procesin e dialogut, ta shtojnë trysninë mbi Serbinë që ta ndërpresë politikën armiqësore ndaj Kosovës.
Ne kemi treguar qartë se e kemi vullnetin për marrëdhënie korrekte e normale me Serbinë. Mirëpo nuk mund të lejojmë që ky vullnet i yni të nëpërkëmbet.
Si kryeministër i Kosovës do të shqyrtoj me kujdes situatën e krijuar dhe do të veproj konform interesave të Republikës dhe qytetarëve të saj.
Kujtojmë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se Qeveria e Kosovës ka vendosur ta heqë përkohësisht taksën 100% të vendosur për mallrat që importohen nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina. Në një deklaratë për mediat, Kurti u shpreh se ky vendim është marrë për të parë reagimin e Serbisë kundrejt njohjes së Kosovës si shtet dhe do të vihet në zbatim duke filluar nga data 15 mars. Sipas Kurtit, kjo gjë do të zgjasë për një periudhë 90 ditore, deri më 15 qershor dhe nëse Serbia nuk ka reflektuar për marrëveshje me Kosovën, taksa do të rivendoset.
(a.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
GREQI– Rritja e tensioneve në vend është monitoruar nga afër prej shtypit gjerman në kufirin greko-turk. Ai komentoi qëndrimin e Turqisë dhe përgjegjësinë që ka...
KOSOVË– Ministri i Punëve të Jashtme në Kosovë, Glauk Konjufca, ka mohuar se Sierra Leone të ketë tërhequr njohjen e pavarësisë në Kosovë. Në një reagim pë...
IZRAEL– Izraeli po mban zgjedhjet e përgjithshme, për të tretën herë brenda një viti. Ndërkohë mesa duket votuesit janë menduar mirë nëse do t’i japin sërish n...
SHBA– James Lipton, prezantuesi i famshëm, i cili ka kryer intervista me yjet më të mëdha botërore në emisionin “Inside the Actors Studio” për më shumë se 20 vj...
KORE E JUGUT- Koronavirusi ka mposhtur mbarë botën, duke e çuar numrin e viktimave mbi 3000 ndërsa të infektuar janë afro 100 mijë.Ndërkohë pas mijëra pa...
ITALI – Papa Françesku, udhëheqësi 83-vjeçar katolik ka rezultuar negativ në testin për koronavirusin që është përhapur në mbarë botën, raportuan ...
KINË– Sipas mediave të huaja është mësuar se ditën e djeshme ka humbur jetën edhe një tjetër mjek kinez si shkak i virusit.Bëhet fjalë për Dr.Mei Zhongming...
SHBA– Koronavirusi është shtrirë gjerë edhe në SHBA dhe ky lajm ka shqetësuar shumë edhe vetë Presidentin amerikan Donald Trump ku për shkak të rritjes së numr...
Zvicër- Deputetja e SVP-vë në Zvicër, Magdalena Martullo-Blocher nuk është lejuar që të futet në sallën e Kuvendit me maskë, të cilën e kishte vendosur si masë ...
SERBI- Kryeministri i Kosovës pak ditë më parë njoftoi heqjen pjesore të taksës duke i dhënë mundësi Serbisë dhe ndërkombëtarëve që të ndalnin tërheqjen e njohj...