Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha është thirrur për të dëshmuar në ambientet e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ose ndryshe SPAK për të dëshmuar para prokurorëve belgë për dosjen “Toyota Yaris”. Numri një i opozitës në vend është thirrur për të dëshmuar disa orë pas mbërritjes së hetuesëve belgë në Shqipëri, të cilët kanë nisur me rishikimin e çështjes të ndihmuar nga ana e partnerëve shqiptarë.
Pas marrjes në pyetje Basha ka deklaruar se është i disponueshëm që të merret në pyetje, sa herë që të jetë e nevojshme, duke shtuar se nuk e ka ndjekur këtë çështje gjatë kohës që ka qenë në hetim. Po për këtë çështje Basha ironizoi duke thënë se shqiptarëve u është thënë që dosja është mbyllur e se paratë janë ndarë mes Partisë Demokratike e atyre që janë akuzuar për këtë çështje.
Përveç kryedemokratit, në qendër të hetimeve është edhe një grup kriminal që merret me trafikimin e lëndëve narkotike dhe pastron para me ndihmën e disa zyrtarëve, por ende nuk janë zbardhur detaje apo emra të personave të përfshirë. Deri më tani, i vetmi person që u dënua për dosjen ‘Toyota Yaris’ ishte Elvis Vladi. Por edhe këtij të fundit iu dha vetëm një vit e gjysmë burg për veprën penale të mosdeklarimit të parave në kufi, duke sfumuar akuzën fillestare “pastrim parash në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”. Vladi përfitoi nga gjykimi i shkurtuar dhe do të qëndrojë vetëm 1 muaj në qeli, duke nisur nga data 19 tetor e vitit të kaluar, ditë kur iu dha dënimi. Për të njëjtën çështje është dënuar me 2 vite e 4 muaj burg edhe Agim Ceka i cili u gjykua për veprën penale “armëmbajtje pa leje”. Çeka ishte shoferi i kamionit.
Çfarë përfshin çështja “Toyota Yaris”?
Kjo çështje është bërë si fillim publike nga Lulzim Basha, i cili akuzoi kreun e grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla nga Foltorja e Kuvendit si të përfshirë në marrjen e miliona eurove. Basha tha se në vendin tonë do të vinin 5 milionë euro, por në fakt në Portin e Durrësit u numëruan vetëm 3 milionë e 470 mijë euro. Deklarata e Bashës ndryshoi itinerarin pasi makinat që supozoheshin të niseshin nga porti Ankonës, devijuan rrugën dhe u nisën nga porti i Barit drejt Durrësit. Balla e fitoi edhe gjyqin ndaj Bashës, i cili u gjobit me 50 mijë lekë gjobë për shpifje. Fillimisht për këtë dosje u arrestuan gjashtë persona, por të gjithë u liruan përveç Elvis Vladit dhe shoferit të kamionit Agim Ceka.
ZHVILLIMET ORË PAS ORE:
Basha qesh: Shqiptarëve u është thënë se paratë ndanë me Partinë Demokratike….
“Toyota Yaris”/ Basha: S’ndjekim dot çdo çështje, SPAK-u ka vetëm një “boss”
VIDEO/ Basha-gazetares: Nëse s’të pëlqen merr kamerën dhe largohu!
2 orë e 20′ me prokurorët belgë, Basha: U pyeta si person në dijeni
(I.A;k.m/dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
TIRANË- Në mbledhjen e Kryesisë së Partisë Socialiste diskutimet kryesore kanë qenë rreth zgjedhjeve të 6 marsit si dhe formilarit të Këshillimit Kombëtar....
TIRANË- Partia Demokratike ka deklaruar se burracakët sot nuk patën as kohë dhe as guxim për të votuar kundër Vettingut. Me anë të një postimi në Facebook,...
TIRANË- “News 24”, ka takuar banorët e zonës së “5 majit” që para disa ditësh IKMT ua prishi shtëpitë. Në një prononcim për gazetarin Erjon Skëndaj, banorë...
TIRANË- Motra e shkrimtarit Ismail Kadare, Kadrije Kadare është ndarë nga jeta. Kadrija është ndarë nga jeta në moshën 85-vjeçare. Lajmi është dhënë...
TIRANË – Faktori ndërkombëtar e ka pritur me nota pozitive miratimin e zgjatjes së afatit të vettingut në sistemin e drejtësisë. Luigi Soreca, ambasa...
TIRANË– Pas më shumë se 5 orësh debate Partia Demokratike dhe maxhoranca kanë “vulosur” me 118 vota pro zgjatjen e mandateve të organeve të Vettingut...
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka deklaruar se është marrë në pyetje si person në dijeni nga prokurorët belgë për ngjarjen në fj...
TIRANË– Një grup prokurorësh kanë udhëtuar nga Belgjika drejt Tiranë për të bashkëpunuar me autoritetet shqiptare në lidhje me dosjen e “Toyota Yaris...
TIRANË-Një moment interesant u pa pasditen e sotme në kohën kur kryedemokrati Lulzim Basha ishte duke folur jashtë dyerve të SPAK. Disa të burgosur nga par...
LEZHË– Amaros Deda, 33 vjeç, ka ndërruar jetë pasditen e sotme në spitalin e Lezhës pasi shkoi në gjendje kritike për jetën me plagë të shkakt...