LIVE UPDATES
Art&Argëtim

“Nusja që futi në sherr vëllezërit Berisha”/ Rimerr mbiemrin e vajzërisë dhe kthehet në shtëpinë e prindërve, hist

2 Shkurt 2020, 14:46 Nga DOSJA
“Nusja që futi në sherr vëllezërit Berisha”/

KOSOVË- Tuna Sejdiu dhe Patris Berisha, jo rrallëherë kanë qenë në kopertinat e mediave rozë për një ndarje të mundshme, por çifti gjithmonë dilte me ndonjë deklaratë për ta mohuar këtë gjë. Tani, me veprimin e bërë së fundmi, këngëtarja ka ringjallur sërish këta zëra.

Dimë se deri vonë, Tuna në biografinë e saj kishte shtuar mbiemrin e burrit, Altuna (Sejdi) Berisha, ndërsa tani shohim që ajo ka rikthyer mbiemrin e saj të vajzërisë artistik në “Instagram”. Ndërkohë kanë filluar të qarkullojnë thashethemet që tregojnë se ç’po ndodh me jetën e Tunës, e cila po flitet madje se ka lënë Prishtinën për t’u kthyer në shtëpinë e prindërve në Maqedoni.

E pas kësaj ndarjeje që ka ardhur nga mosmarrëveshjet e shpeshta të çiftit, Tuna ka vendosur të largohet për disa ditë pushime me djalin e saj në Republikën Domenikane. Kujtojmë që krizën e fortë çifti e pati në vjeshtën e vitit të kaluar. Vetëm një javë pasi Robert Berisha deklaroi divorcin nga partnerja e tij prej 14 vitesh, Nora Istrefi, nisi të qarkullonte lajmi se edhe çifti tjetër brenda familjes ishte në krizë.

Dyshimet lindën pasi Tuna u pa të pushonte pa Patrisin në ishullin afrikan Mauritius në Oqeanin Indian, nga ku po postonte foto e video të aventurave atje. Duke u nisur nga lajmet që nisën të qarkullonin në portale, Tuna bëri statusin se “në 2019-ën, robi mund të pushojë edhe vetëm”, por e la në dyshim çështjen e Patrisit.

Sipas miqve të çiftit, është pak e çuditshme që Tuna dhe Patrisi të pushojnë të ndarë, që do të thotë se ata tashmë kanë marrë një vendim për mbylljen e marrëdhënies së tyre. 34-vjeçarja u nis me pushime vetëm me djalin dhe kjo është shenja e qartë se ajo sapo e ka mbyllur kapitullin e martesës.

Në fakt, nuk është hera e parë që 34-vjeçarja nga Shkupi të përflitet për ndarje nga instrumentisti i muzikës klasike nga Prishtina, Patrisi. Ata patën një krisje të fortë në 2017-ën dhe një tjetër vjeshtën e vitit të kaluar.

Në atë kohë, mediat e komentuan Tunën si “nusja që futi në sherr vëllezërit Berisha, nga konflikti për fëmijën jashtë martese, deri te zënia me forcë e banesës”. Kujtojmë që konflikti në familjen e vëllezërve muzikantë Berisha, Robert dhe Patris, ishte kryetema e mediave për javë të tëra.

Pas deklaratës në ekran të bashkëshortit të Tuna Sejdiut se “Vëllau është si shkjau”, i cili mbante anën e gruas në këtë konflikt të brendshëm familjar, pati shumë komentues, të cilët e konsideruan këtë një deklaratë nga më të fortat që vëllai mund të bëjë për vëllanë.

Kujtojmë që Tuna Sejdiu dhe muzikanti Patris Berisha u martuan në janar të vitit 2017, fiks tri vite më parë. Gjashtë muaj pasi u bë publike lidhja e tyre e dashurisë, Tuna Sejdiu dhe Patris Berisha u celebruan gjatë një ceremonie shumë private, që u mbajt në Prishtinë. Çifti, që ishin në pritje të fëmijës së tyre të parë, u kurorëzuan zyrtarisht si çift në Komunën e Prishtinës në privatësi, pa dashur që kjo datë e rëndësishme të mediatizohej.

Ky ishte celebrimi i dytë i Tunës, pas martesës zyrtare 10 vite më parë me një djalë tjetër nga Prishtina, Rilind Reka, nga i cili u nda pas një viti. Ndryshe nga martesa e parë, që ishte një ceremoni e bujshme me shumë të ftuar dhe shpenzime marramendëse, këtë herë të dytë Tuna vendosi të lidhte kurorë në mënyrë simbolike.

Në atë kohë u fol se ceremonia e dasmës që kishin planifikuar me miqtë kishte dështuar, për arsye që s’u bënë të ditura. Burime të afërta të çiftit thanë se ata kishin planifikuar dy ahengje, të cilat nuk dihet se për çfarë arsyesh kanë dështuar.

Fillimisht u njoftua se çifti do të mblidhej në një drekë, më vonë u tha se ata do të organizonin një darkë larg mediave vetëm për miqtë e tyre, por nuk pati informacione të sakta nëse kjo darkë ishte mbajtur apo jo.

Deklarata e parë e dashurisë së Patrisit për Tunën ishte para festivalit “Kënga Magjike”, ndërsa ai shkruante: “Zemër! Sonte ‘DUAM’ do të ndjehet brenda trupit tim, tëndit dhe bebushit tonë, në shtratin e barkut tënd, më fuqishëm se kurrë! Të DUA! Toi, toi, toi”.  34-vjeçarja nga Shkupi nisi lidhje të re me vëllanë më të vogël të Robert Berishës, direkt pas ndarjes nga reperi Cozman.

Marrë nga Panorama Plus

(a.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz patrisi tuna patrisi tuna


Sondazh

Poll
Art&Argëtim 2 Shkurt 2020, 11:51

“Ç’të them më parë për Xhevdet Ferrin? Ka kaq shumë për të treguar, por dhimbja i merr frymën fjalës. Xhoda kishte ende shumë për të dhënë… “. 16 janari ...

Art&Argëtim 2 Shkurt 2020, 06:27

Tiranë- Këngëtarja Nora Istrefi, e cila ishte e ftuar në  emisionin ‘Dua të të bëj të lumtur’ për të surprizuar një fanse, në fakt pati edhe një surprizë për at...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj