Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
“Mos mendo se nuk të dua”, letra e vajzës shqiptare për të atin e saj në Itali: Të dua kaq shumë sa që…
10 Mars 2020, 13:34Nga DOSJA
LOMBARDI– Italia prej më shumë se tre javësh është përfshirë nga koronavirusi vdekjeprurës që u ka marrë jetën deri më tani 463 njerëzve dhe ka prekur mbi 7000 persona të tjerë.
Ndërkohë Italia, vendi ku jetojnë dhe punojnë mijëra shqiptarë kanë vendosur të braktisin shtëpitë e tyre atje e të kthehen në Shqipëri, për faktin se deri mëngjesin e djeshëm vendi ynë konsiderohej si një territor i pa prekur nga virusi.
Ndërkohë jo të gjithë shqiptarët në Itali, kanë mundur të kthehen në Shqipëri.
Një vajzë me origjinë shqiptare Katya Imbalzano, e lindur në Reggio Calabria, por jeton prej vitesh në Lombardi, ka prekur me letrën që ajo kishte shkruar për të atin e saj.
Në letër ajo i shkruan të atit se e do aq shumë, sa ka vendosur që t’i qendrojë larg, prej frikës se mund të jetë infektuar dhe mund ta transferojë koronavirusin tek njerëzit e afërm.
“I dashur babi, tani të gjithë po ia mbathin nga Milano për t’iu bashkuar të dashurve të tyre. Unë nuk e kam bërë. Mos mendo që nuk të dua… të dua kaq shumë sa që kam vendosur të qëndroj larg. Më thuaj që je mirë dhe po merr të gjitha masat parandaluese, është mirë kështu. Të dua nga largësia. Do të përqafohemi shpejt.”- ka shkruar ajo.
“U preka nga pamjet e eksodit të shumë personave që, të frikësuar, ktheheshin tek njerëzit e tyre me trenin e parë të disponueshëm. Menjëherë mendova për njeriun që dua më shumë, babin, që është i vjetër dhe në këto momente ndodhet larg meje. Sigurisht, që mendimi i parë ishte të braktisja gjithçka e të nisesha, pastaj reflektova dhe nuk e bëra për të mirën e tij. Ja përse e shkruajta këtë letër. Të mësojmë të duhemi në distancë, në këto momente është e nevojshme. Pastaj gjithçka do të kalojë dhe do të kthehemi tek përqafimet, ato të vërtetat.”- ka thënë ajo për corriere.
Në rang global janë regjistruar 4024 viktima dhe mbi 115000 të tjerë janë prekur nga koronavirusi. Kina e cila ishte vendi i parë në botë i prekur nga koronavirusi pasi atje shpërtheu për herë të parë. Ndërkohë tashmë në Europë Italia është vendi më i prekur, ku numri i viktimave ka shkuar në 463 dhe janë prekur mbi 7 mijë të tjerë. Të prekur dhe viktima janë shënuar në SHBA, Britani, Francë duke krijuar shumë panik tek njerëzit. Ditën e djeshme edhe Shqipëria shënoi 2 rastet e para me koronavirus, ndërsa tashmë numri i të inktuarëve ka shkuar në 10.
TIRANË– Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka bërë me dije lajmin se në Forcat e Armatosura ka nisur evidentimi i ushtarakëve që kanë dalë jashtë ve...
TIRANË- Koronavirusi nuk është i vetmi shqetësim për qeverinë shqiptare që vjen nga përtej kufijve. Fluksi i emigrantëve sirianë që po i drejtohen Bullgari...
Tiranë- Këshilli i Lartë i Gjyqësorit ka vendosur që të pezullohen për një periudhë dy javore proceset gjyqësore. Ky vendim është marrë për shkak të përhapjes s...
Tiranë- Operacioni Forca e Ligjit u ka dërguar formularët për të deklaruar pasuritë, dy personave, Vangjel Zijaj dhe Ervis Rapo, të dënuar për trafik droge.Vang...
TIRANË- Itinerari i pacientit ‘zero’ në Shqipëri pas hyrjes nga Italia ka qenë tejet i pasur. I riu, 28-vjeçar, i cili infektoi babain e tij me Covi...
Tiranë- Autoriteti i Mediave Audiovizive iu bën apel televizoneve që të ndjekin masat për koronavirusin. Në një njofton AMA thekson se duhet të tregohet kujdes ...
Deklarata e drejtoreshës së ISHP, u bë gjatë përditësimit zyrtar të të dhënave për të prekurit nga koronavirusi. Ministria e Shëndetësisë raportoi sot se tanimë...
Tiranë-Mira Rakacaolli, zv/ministrja e Shëndetësisë i ka bërë thirrje njerëzve që të shmangin daljet e panevojshme nga shtëpia, daljet në kafene apo restorantet...
TIRANË– Drejtoresha e Inspektoriatit të Shëndetit Publik, Albana Fico iu ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë që të respektojnë të gjitha rregullat e higji...